Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Miratohet buxheti i Komunës së Fushë Kosovës për vitin 2025

2024/09/26 - 2:07

Sot në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal është miratuar buxheti për vitin 2025 në vlerë prej 16,747,833.00 euro.
Ky buxhet reflekton prioritetet kryesore dhe adreson nevojat e qytetarëve të shprehur përmes një procesi intenziv të konsultimeve publike përfshirë aplikimin pilotimin e procesit përgatitja e buxhetit me vendimmarrje qytetare që është realizuar në bashkëpunim me ndihmën e projektit të USAID – Agjenda e Kontratës Sociale.
Buxheti përfshin financimin e projekteve të rëndësishme në fushën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës publike, bujqësinë, kulturën dhe sportin, etj.
Ky buxhet është përgatitur në bazë të numrit të popullsisë 34.827 banorë të regjistrimit të vitit 2011, përkundër faktit që me regjistrimin e popullsisë të vitit 2024, komuna jonë ka 64.078 banorë të konfirmuar nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës dhe me këtë rast sipas formulës buxhetore të financimit komuna është dëmtuar për 5.9 milion euro për vitin 2025.
Komuna e Fushë Kosovës me arsye pret që gjatë miratimit të buxhetit në Qeveri dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndryshimi i rritur prej 5.9 milionë euro sipas formulës buxhetore do të reflektohet në buxhetin komunal për vitin fiskal 2025.