Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Ndërtimi i trotuareve në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës

2021/11/11 - 10:15

Ka filluar realizimi i projektit “Ndërtimi i trotuareve në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës “, projekt i cili është financuar nga Komuna e Fushë-Kosovës.

Në teren fillimisht është duke u punuar në Lagjen “Kolonia” në Fushë-Kosovë ku parashihet të rregullohen hapësirat para hyrjes në ndërtesa, shtigjet për këmbësor, parkingje për automjete si dhe sipërfaqet e gjelbëruara.

Projekti është në realizim e sipër ku pritet të përfundoj së shpejti.