Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Ndihmohen familjet e fëmijëve në ‘situatë rruge’

2018/08/03 - 2:20

Qendra për Punë Sociale në Fushë-Kosovë – Shërbimet Sociale, me mandat ligjor për mbrojtjen e fëmijëve, konkretisht gjatë muajit qershor, në bashkëpunim me OJQ-në Terres des Hommes, kanë identifikuar numrin  fëmijëve të Komunës së Fushë-Kosovës që dalin në ‘situatë rruge’ në Prishtinë.

Më datat: 4, 5, 6 dhe 11 qershor është bërë vëzhgimi i kësaj kategorie të fëmijëve gjatë gjithë ditës, deri në orët e mbrëmjes, ku janë identifikuar gjithsej 18 raste të fëmijëve nga komuna jonë.  Duke pasur parasysh që në QPS-në, Fushë-Kosovë, që nga viti 2009 ekziston TMR-ja  – ‘Tryeza për Menaxhimin e Rasteve’, si një mekanizëm koordinues për mbrojtjen e fëmijëve, në shkallë rreziku të mesëm dhe të lartë, muajin qershor, Menaxheri i Rastit, në bashkëpunim  OJQ-në Terres des Hommes në Prishtinë, ka zhvilluar aktivitet për të identifikuar numrin e fëmijëve që dalin në ‘situatë rruge’ dhe shkaqet që i shtyjnë ata për të kryer këtë lloj pune.

Pas vëzhgimit, Menaxheri i Rastit ka zhvilluar takime të drejtpërdrejta me familjet e fëmijëve në ‘situatë rruge’, me ç’ rast, gjatë punës së tij me këtë grup ka identifikuar nevojat në familjet e tyre, dhe se në bazë të identifikimit të këtyre nevojave, në bashkëpunim me OJQ – Terres des Hommes, janë përkrahur duke u ndihmuar me:

Pako Ushqimore;

Veshmbathje dhe

Pako higjienike.

Vlera e  këtyre artikujve ka arritur shumën  1050 €

Theksojmë faktin se OJQ-ja Terres des Hommes, ka bashkëpunuar shumë me QPS-në në komunën tonë për të ofruar mbrojtjen e fëmijëve në gjendje të rëndë sociale, prandaj e falënderojmë për kontributin e dhënë në këtë fushë.