Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Ndriçimi Publik Solar në Komunën e Fushë-Kosovës

2011/12/08 - 1:13

NTSH “ELECTRA” është  duke finalizuar pjesën e parë të ndriçimit solar me energji alternative  në komunën e Fushë-Kosovës. Fillimisht shtyllat e ndiçmit janë vendosur në pikat kryesore, sidomos nëpër objektet shoqërore siç janë rruga kryesore, udhëkryqet, shkollat, ambulancat, objektet fetare, etj. Në këtë fazë të testimit të energjisë alternative janë përfshi 50% në qytet dhe 50% nëpër fshatra. Mjetet janë siguruar nga Ministria e Administratës Publike dhe nga komuna e Fushë-Kosovës. Zyrtarët e ndërmarrjes dhe ata të Komunës për fillim të këtij projekti shprehen mjaft të kënaqur dhe shpresojnë se së shpejti kjo formë e energjisë të përdoret në gjithë hapësirën e Komunës së Fushë-Kosovës. Ndriçimi nisë në ora 5 të mbrëmjes dhe fiket në ora 6 e 20 të mëngjesit.