Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Në atmosferë festive komuna e Fushë-Kosovës zgjodhi krijuesin dhe sportistin e vitit 2018

2018/12/31 - 10:44

Organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Fushë-Kosovë u organizua mbrëmja përmbyllëse e vitit ku u bë edhe zgjedhja e krijuesit të vitit, dhjetë më të dalluarit në sport, klubi më i mirë, trajneri më i mirë, sportisti më i mirë si dhe sportisti i vitit 2018 për komunën e Fushë-Kosovës.

Në fjalën përmbyllëse në këtë manifestim madhështor, kryetari i komunës z. Burim Berisha tha se komuna e Fushë-Kosovës edhe në këtë vit shquhet për realizimin dhe përmbushjen e detyrave dhe obligimeve ndaj qytetarëve. Projekte të shumta janë realizuar në këtë vit duke përfshirë edhe kulturën dhe sportin.

Titullin “Krijues i vitit 2018”, këtë vit komisioni komunal i ndau doktorit të njohur Gastroenterologut profesor Adem Haziri, i cili në opusin e tij krijues ka mbi 40 publikime. Këtë titull e ndau kryetari i komunës Burim Berisha.

Fitues në sportë ishin:

 

  1. Ilir Krasniqi – Futboll / fitues i kupës së Kosovës me gjeneratën U 15. Prej  vitit 2017 është lojtar i reprezentacionit të rinjve të Kosovës U17 dhe së fundmi ishte njëri ndër lojtarët kryesorë i Kosovës me gjeneratën U 19 në Kualifikimet për kampionatin Evropian.
  2. Redona Gashi – Karate / fituese e 14 medaljeve. 12 të Arta 2 të argjendta, paraqitje tepër të mirë ka pas edhe në UMAG të Kroacisë në kupën e botes si dhe në premier liga e të rinjve në Sofje të Bullgarisë.
  3. Yllka Prebreza – Atletik / atlete në shtigje të gjata, fituese e shumë diciplinave dhe garave në nivel vendi dhe mbarëkombëtare.
  4. Besfort Merlaku – Boks / fitues i medaljes në Taragana (Spanj), në Sarajevë Medalja e Art, Budva Mali i zi medalja e art, fitues i shumë medaljeve edhe në Kosovë, anëtarë i rregullt i përfaqësues së Kosovës.
  5. Vigan Restelica – Basketbollist / lojtari i cili me moshë më i riu ka depërtua në ligen e parë të basketbollit në nivel vendi. Nga Vigani presim shumë në të ardhmen.
  6. Sibora Gashani – Volejboll / përfaqësuese e kombëtares së Kosovës në Volejboll në garat ballkanike të mbajtura në Maqedoni. E talentuar nga e cila presim shumë në të ardhmen.
  7. Arsim Qiriqi – Karate / Karateist i dalluar. Bartës i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve, fitues edhe i titullit Sportist i vitit të më hershëm nga komuna jonë. Arsimi një emër i njohur në karate jo vetëm në komunën tonë por edhe në nivel kombëtarë e ndërkombëtarë,
  8. Naim Gashi – Atletik / rezultate të shumta në nivel vendi dhe mbarëkombëtare. Naimi një sportist i dalluar dhe atlet nga i cili presim rezultate edhe më të mëdha.
  9. Leon Merlaku – Boks / Tekniku më i mirë në kategorinë e tij në nivel të Kosovës. Çka të thuhet për Leonin, Boksier i cili çdo kundërshtarë i ka friken kur i kryqëzon dorezat me te.

Sportisti i vitit 2018

Këtë vit komisioni i lartpërmendur ka vendos që titullin Sportist i vitit ta ndaj për Sportistin me moshë më të re dhe sportistin kryesorë të vitit 2018

 

 Është ELTON MUSLIU FITUES I QMIMIT  SPORTISTI I VITIT 2018 PËR KOMUNËN E FUSHË KOSOVËS