Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Në atmosferë festive Komuna e Fushë Kosovës zgjodhi krijuesin e vitit dhe më të mirët në sport për vitin 2022

2022/12/28 - 1:07

Organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Fushë Kosovë u organizua mbrëmja përmbyllëse e vitit ku u bë edhe zgjedhja e krijuesit të vitit dhe dhjetë më të dalluarit. Klubi më i dalluar, Trajneri më i mirë i vitit, Referi më të mirë, Shpresën e sportit, Punëtorin sportiv si dhe Veteranin e dalluar.

Në fjalën e hyrjes në këtë manifestim madhështor, kryetari i komunës z.Burim Berisha tha se komuna e Fushë Kosovës edhe në këtë vit shquhet për realizimin dhe përmbushjen e detyrave dhe obligimeve ndaj qytetarëve. Projekte  të shumta janë realizua në këtë vit dukë përfshi edhe kulturën dhe sportin.

Titulli “Krijues i vitit 2022” këtë vit komisioni komunal i ndau poetit të njohur z.Ali Prebreza i cili në opusin e tij krijues ka mbi 15 libra me poezi kryesisht për fëmijë si dhe romane. Këtë titull e ndau fituesi i titullit të mëhershëm z.Nexhat Sadullahu dhe kryetari i komunës Burim Berisha,

Fitues në sport ishin:

Klubi më i dalluar i vitit 2022 është shpallur Klubi i Volejbollit për Femra “Fushë Kosova”.

Klubi i vetëm i qytetit i cili garon në nivelin më të lartë të garave, në superligën e Kosovës.

Trajneri më i dalluar i vitit është zgjedhur Burim Shala.

Drejtimin e ekipit e ka marrë në kohën më të vështirë duke qene në vendin e parafundit, vend ky që e dërgonte në një rang më të ulët por fal punës dhe përkushtimit të lojtarëve, stafit dhe trajnerit përfunduan në vendin e tretë vetëm me dy pikë larg vendit të dytë, ndërsa në sezonin e fundit fal angazhimit të tij KF “Fushë Kosova” gjendet në vendin e parë ku edhe është shpallur kampion vjeshtor me 9 fitore 4 barazime dhe vetëm një humbje.

Referi më i dalluar – Arbnor Bullatovci. Profesionin e referimit e ushtron nga viti 2014. Nga viti në vit duke kaluar rangje nga më i ulëti deri tek më i larti këtë vit ka arritur të licencohet nga FIFA me stemën Ndërkombëtare si Asistent i Futbollit. Ndanë drejtësinë në ndeshje brenda dhe jashtë vendit. Arbnori është asistenti i dytë nga Fushë Kosova i cili arrin të licencohet nga shtëpia më e madhe e Futbollit Botëror FIFA.

Shpresa e Sportit – është Notarja Amira Gërguri. Amirja është kampione e Kosovës në 4 disiplina, medaliste në kategorinë e seniorëve, ishte pjesëmarrëse në të gjitha garat të mbajtura vendore dhe ndërkombëtare.

Amirja është Medaliste në turneut “Kupa Zahir Pajaziti”, “Kupa Pavarësia”, “Teuta Kupë Shqipëri”, Gara e Federatës Evropiane të Notit LEN, “Skopja Open Maqedoni”, “Talent Kupë Maqedoni”.

Punëtori më i dalluar Sportiv:  Bekim Berisha është një punëtorë i palodhshëm, i cili klubin e futbollit “Kosovari” nga Bardhi i Madh nga mosfunksionimi total ka arritur ta kthej në një klub i cili dita ditës po rritet dhe ka synime të qarta që të renditet sa më lartë të jetë e mundur në rangjet më të larta. z.Berisha gjithashtu është bartës i punëve të shumta vullnetare që kanë të bëjnë me sportin kryesisht në Bardh të Madh.

Veterani më i dalluar sportiv këtë vit  i njohuri dhe njëri nga më ta dalluarit jo vetëm në Kosovë por edhe në arenën ndërkombëtare është padyshim SHEFKI BOGUJEVCI – Trajner i klubit të Boksit “Fushë Kosova” dhe i reprezentacionit të Kosovës,

 

Ndër dhjetë më të mirët  u renditën:

  1. Sibora Gashani – ishte pjesë e kombëtares të moshave U17 dhe U19 në volejboll. Ka prezantuar Kosovën edhe në BeachVoley duke arritur të shpërblehet me dy medalje. Sibora u shpall nga Federata e Volejbollit të Kosovës si lojtarja me zhvillimin më të shpejtë në Kombëtare.
  2. Rilind Haziraj – lojtar i Klubit të Futbollit Fushë Kosova. Gjatë sezonit 2022 pati paraqitje dhe rezultate shumë të mira si në aspektin individual ashtu edhe ekipor duke arrit të jetë golashënuesi më i mirë në ligen e parë me 13 gola dhe 5 asistime. Falë angazhimit të Rilindit dhe bashkëlojtarëve të tij kanë arritur që klubin e Futbollit Fushë Kosova ta vendosin në pozitën e Kampionit Vjeshtor.
  3. Qëndresa Ibrahimi – emër i njohur për të gjithë ne dhe jo vetëm. Qëndresa edhe këtë vit si edhe vitet të mëparshme, në çdo garë të mbajtur në karate ka treguar talentin e saj prej sportiste të dalluar. Në garat të cilat janë mbajtur brenda dhe jashtë vendit, ajo ka siguruar 17 medalje prej tyre 15 tituj kampion  dhe dy herë medaliste e bronztë.
  4. Ndër dhjetë më të dalluarit për këtë vit është edhe Kapiteni dhe bartësi i lojës së klubit të Volejbollit Kosovari, Qëndrim Jashanica. Qëndrimi shquhet si sportist mjaftë i disiplinuar, vazhdimisht bartë barrën kryesore në ekipin e tij me synime të qarta për ta ngritur klubin e volejbollit Kosovari në nivelet më të larta në Kosovë.
  5. Erta Neziri – pjesëmarrëse në gara ndërkombëtare me kombëtaren e Kosovës në volejboll, gjysëmfinaliste në play off e po ashtu në Kupën e Kosovës, dy medalje në BeachVoley. Ka radhitur shumë suksese edhe në sezonin Vjeshtor.
  6. Dren Ibrahimi – karateist kampionati shtetëror i Kosovës vendi i II-të. Gjatë vitit 2022 ka arritur të ketë nëntë medalje, pesë të arta, tri të argjenda dhe një të bronztë. Vlen të ceket dy gara ndërkombëtare Grandprix Kroacia 2022, vendi i 3-të, dhe kampionati ballkanik vendi i 5-të.
  7. Muhamet Veseli – xhudisti, pjesëmarrës dhe bartës i flamurit shtetëror në ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike për të rinjë Sllovaki, medalja më e rëndësishme e vitit 2022 kampionati Ballkanik për senior Bullgari, vendi i 3-të medalja e bronztë. Pjesëmarrës në Turneu ndërkombëtar – Slloveni 46 Pokal Lendave U21, medalja e argjendë, – Kampion i Kosovës për U16, U18 dhe U21.
  8. Kreshnik Muqolli – njëri nga basketbollistët më të talentuar në klubin e Basketbolli “Kosovari”. Rezultatet e arritura të këtij klubi lidhen edhe me emrin e Kreshnikut. Bartë përgjegjësit në çdo lojë dhe shquhet për talentin e tij
  9. Donjeta Sadiku-Boksiere, anëtare e klubit të “Uniteti” dhe anëtare e rregulltë e Reprezentacionit të Kosovës. fituese e Medaljes së Bronzt në Kampionatin Evropian dhe fituese e medaljes së Bronzt në Kampionatin Botërorë në kategorinë e saj.

Sportisti i vitit 2022

Këtë vit komisioni ka vendos që titullin Sportist i vitit, ta ndaj për Sportistin me moshë më të re dhe Sportistin kryesorë të vitit 2022

  1. Sportiste e vitit 2022 për të rinjtë është Rinesa Osmani-Karateiste

Medalja e Artë e fituar këtë fundvit pikërisht me datën 10 dhjetor në Ligën Botërore të rinjve që u mbajt ne Venecia të Italisë e ku morën pjesë 56 shtete.

Rinesa këtë vit është radhit në mesin e medlisteve më kulmore,  është renditur nga të parat në Junior Kumit për femra minus 59 kg duke u ranguar në vendin e parë.

Ky nuk është suksesi i vetëm për këtë vit për te, ajo në kampionatin Botëror në Turqi zuri vendin e 5-të në Kategorinë Junior Kumit për femra minus 59 kg.

 

Sportisti i vitit 2022 në Komunën e Fushë Kosovës, Ilir Krasniqi-Futbollist

Ilir Krasniqi, hapat e parë i bëri në Shkollën e Futbollit “Fushë Kosovë” në Fushë Kosovë duke vazhduar angazhimin e tij në Superligën e Futbollit të Kosovës konkretisht në KF ”Llapi” nga Podujeva, klub ky që shquhet për talentët dhe futbollistët me nam siç ishte legjenda e futbollit, i pa vdekshmi Fadil Vokrri.

Pas paraqitjeve brilante në këtë klub bie në sy nga trajner të kombëtares së Kosovës të cilit i ofrohet mundësia që të jetë pjesë e Kosovës U/19 ku edhe në këtë nivel tregon aftësi të tij të shkëlqyera prej një futbollisti shtyllë në mbrojte.

Ndërkohë ky futbollist merr ftesën nga selektori i Reprezentacionin e Kosovës       U/21 për të vazhduar drejtë majave të suksesit duke u ftuar nga selektori i Kosovës A, Alan Zhires. Në vitin 2022 ky futbollist arriti që të jetë në formacionin bazë të Kosovës A, bashkë me yjet siç janë Vedat Muriqi, Milot Rashica, Amir Rrahmani etj.

Aktualisht ky futbollist po e jep angazhimin e tij në KF Llapi që ishte fitues i Kupës së Kosovës për edicionin 2021/2022.

Si fitues i Kupës së Kosovës me KF Llapi përfaqësuan Kosovën në Ligën e Evropës.

Nga nga ky mjeshtër i futbollit presim shumë edhe në vitin që po vije duke na bërë krenar jo vetëm komunën e Fushë Kosovës por edhe gjithë Vendin.