Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Në Festivalin Ndërkombëtar në Maqedoni Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës” u radhit i treti

2015/04/14 - 10:17

Në festivalin e  njëmbëdhjetë ndërkombëtar që përfundoi mbrëmë në Radovish të Maqedonisë, AKV “Zëri i Kosovës” u radhit i treti. Në një konkurrencë tepër të fortë ku u prezantuan 30 grupe nga vende të ndryshme të Ballkanit, Ansambli nga Fushë-Kosova që ishte i vetmi përfaqësues nga Kosova, mori mirënjohjen e lartë duke u radhitur i treti në renditje.
Performanca e shkëlqyer dhe koreografia që u prezantua para jurisë profesionale dhe para shumë spektatorëve ishte dëshmia më e fortë se ky ansambël një kohë të gjatë po ofron vlera të mirëfillta duke radhitur rezultatet dhe duke marrë shpërblime nga shumë festivale brenda dhe jashtë vendit.