Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Në Fushë-Kosovë ka ndërruar jetë plaku 103 vjeç

2015/06/02 - 12:10

Feriz (Ajet) Veseli, i lindur në Sfircë të Medvegjes, ka vdekur në moshën 103 vjeçare. Plaku i urtë, i dashur dhe i respektuar i Fushë-Kosovës, mbahet mend si një nga më të moshuarit në komunën e Fushë- Kosovës dhe më gjerë.

I ndjeri, Ferizi, do të mbahet mend edhe për zgjuarsinë e tij. Përjetoi shumë ngjarje të rëndësishme që janë zhvilluar jo vetëm në Kosovë por edhe në ish / Jugosllavi. Ai la pas vete një familje të madhe.