Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Në Fushë-Kosovë nuk pati grevë

2015/01/30 - 9:41

Greva e paralajmëruar për sot nga Sindikata e Arsimit dhe e Shëndetësisë, në komunën e Fushë-Kosovës nuk u përfill. Të gjitha shkollat punuan sipas orarit dhe nuk kishte ndonjë hezitim për të mos punuar.

Sipas Drejtorisë së Arsimit, procesi mësimor u zhvillua normalisht dhe do të vazhdohet edhe ditëve të ardhshme, përkundër paralajmërimeve nga SBSHKU për ndërprerje. Është vullneti i gjithë stafit nga DKA, drejtorët e shkollave dhe arsimtarët që nxënësit të mos humbin orët e mësimit, tha drejtori i drejtorisë së arsimit, z.Islam Shabani.

Edhe QKMF “Dr. Fatmir Krasniqi” punoi sipas dinamikës dhe se në këtë qendër nuk kishte vullnet për të mbajtur grevën, pasi që u vlerësua se shëndeti është më i rëndësishëm se greva për t’u mbajtur.