Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Në Fushë-Kosovë përfundoi gara e gjimnastikës për femra dhe meshkuj nga e gjithë Kosova

2018/04/23 - 3:38

Federata e Gjimnastikës e Kosovës në bashkëpunim e Klubin e Gjimnastikës Fushë Kosova dhe DKRS në Fushë-Kosovë, sot më 21.04.2018 organizoi gara nga Gjimnastika Artistike për Femra dhe Meshkuj. Në këtë garë morën pjesë 10 klube të gjimnastikës, prej tyre ‘Omnisport’ dhe ‘Kulina’ ishin klube që morën pjesë për herë të parë dhe të cilët begatuan aktivitetin. Klubi Fushë Kosova dhe DKRS treguan seriozitet në bashkëpunim dhe organizim.

Hapjen zyrtare e bëri nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Fadil Krasniqi ndërsa përmbyllja u bë me ndarjen e mirënjohjeve dhe medaljeve për fituesit e garës nga Drejtoresha Nurije Avdiu.

Pjesëmarrësit e shumtë në këtë organizim, e që ishin nga të gjitha viset e Kosovës, u ndanë të kënaqur me përgatitjen e kësaj ngjarjeje që ishte madhështore.