Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Në prag të Festës së Flamurit – Zbulohet Shtatorja e Dëshmorit Hysen Zogjani

2022/11/25 - 3:52

Në sheshin “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë është zbuluar sot shtatorja e heroit të kombit Hysen Zogjani.

Zbulimin e shtatores e bënë nënkryetari i komunës z.Fadil Krasniqi, z.Azem Syla dhe familjarët e dëshmorit Hysen Zogjani.

Për figurën e ndritshme të heroit të Kosovës Hysen Zogjanit folën: z.Fadil Krasniqi, Gjeneral z.Kudusi Lame, z.Nait Hasani i cili evokoi kujtimet e tija për dëshmorin, si dhe në emër të Shoqatave të dalura nga lufta foli Gjavit Jashari. Në emër të familjes po ashtu foli dhe falënderoi vëllai i tij binjak, Ademi.

Prezent në këtë ceremoni përveç qytetarëve të shumtë  dhe institucioneve lokale e qendrore, ishte edhe ministri i Mbrojtjes z.Armend Mehaj.

Në zbulimin e shtatores së heroit Hysen Zogjani me nga një pikë muzikore kushtuar heroit të lirisë Hysen Zogjani,  u prezantuan vajza e tij Arbnora dhe këngëtari i mirënjohur Ilir Shaqiri.