Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Nënshkruhet Marrëveshja për financimin e projektit të ujësjellësit në Komunën e Fushë-Kosovës

2022/08/09 - 5:47

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, Nënkryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Fadil Krasniqi dhe Sokol Xhafa U.D. Kryeshef Ekzekutiv nga kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU – Prishtina, kanë nënshkruar Marrëveshjen për financimin dhe realizimin e projektit “Rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në komunën e Fushë Kosovës në Bardh i Madh, Sllatinë e Madhe si dhe Lagjen 028 dhe 029”.

Vlera e parallogaritur e projektit është 1.000.000,00 €, ku në vitin 2022 do të financohet shuma 300.000,00 € dhe në vitin 2023 është paraparë financimi i vlerës 700.000,00 €.

Projekti, synon që të ndikon në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe kualitetin e shërbimeve.

Ky projekt është vazhdimësi e projekteve të MAPL-së në bashkëpunim me institucionet tjera, me qëllim të përkrahjes së komunave, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në shërbime.