Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Një delegacion zyrtar nga Egjipti vizitoi Komunën e Fushë-Kosovës me rastin e ‘Javës Egjiptiane’

2018/06/21 - 4:05

Dje, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, priti ne takim përfaqësues të delegacionit zyrtar nga shteti i Egjiptit me rastin e ‘Javës Egjiptiane’, e cila shënohet për hir të ditës së egjiptianëve të Ballkanit, ‘24 Qershorit’.

Në takim morën pjesë Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bashkim Krasniqi, asamblist i Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës dhe Zëvendësministër i MAPL-së, ndërsa nga delegacioni Egjiptian të pranishëm ishin:  Dr.Zahi Hawass – arkeolog egjiptian, egjiptolog dhe ish/Ministër i Shtetit për Çështjet e Antikiteteve, gjithashtu Ambasador i OKB-së për trashëgiminë globale, Noureldin Eltamimy – drejtor i Departamentit në Këshillin Suprem të Kulturës së Egjiptit dhe përgjegjës për dosjen e egjiptianëve të Ballkanit në Qeverinë e Egjiptit, dhe Mohamed Elsaid – reporter dhe editor shkencor në gazetën Daily News në Egjipt.

Në takim u bisedua për mundësitë që ofron Komuna e Fushë-Kosovës për qytetarët e saj, e në veçanti për ofrimin e shërbimeve administrative komunale për komunitetin egjiptian. Gjithashtu u bisedua edhe për shërbimet që komuna i ofron këtij komuniteti në fushën e arsimit, shëndetësisë, sportit, kulturës e të ngjashme. Të pranishmit e falënderuan Kryetarin Berisha për punën e bërë, si dhe për trajtimin e duhur ndaj qytetarëve të komunitetit egjiptian.