Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njësiti për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, në bashkëpunim me OSBE, organizuan ‘Tryezë për hartimin e planit lokal për personat me aftësi të kufizuara në komunën e Fushë-Kosovës’

2015/03/18 - 10:14

Njësiti për të Drejtat  e Njeriut, Barazi Gjinore, në bashkëpunim me OSBE, organizuan ‘Tryezë për hartimin e planit lokal për personat me aftësi të kufizuara në komunën e Fushë-Kosovës’, që parashihet nga Strategjia Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Republikën e Kosovës.

Takimi ishte i karakterit informues për qëllimin e planit si dhe formimin e grupit punues për hartimin e planit lokal ku ky  grup do të punojë në identifikim e nevojave, prioriteteve të këtyre personave me qëllim të fuqizimit dhe integrimit të tyre në shoqëri.