Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim

2015/02/07 - 9:40

Akoma është duke vazhduar kapja, kastrimi dhe trajtimi i qenve në territorin e komunës së Fushë-Kosovës me intensitet të shtuar, ku prej datës 01.01.2015 e deri më sot kemi bërë trajtimin e gjithsej 320 qenve.
Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me komunën dhe të mos i lëshojnë qentë e tyre shtëpiak në rrugë sepse gjatë këtyre aksioneve kemi hasur në shumë qenë shtëpiak të racave të ndryshme si qenë të sharrit, pastor gjerman, pastor belg, etj.