Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim

2018/05/29 - 10:11

I njoftojmë të gjithë fermerët e interesuar nga lëmi i pemëtarisë se nesër më dt.30.05.2017, duke filluar nga ora 11,00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës do të mbahet këshillimi i dytë për muajin Maj, me temë: ‘Kultivimi i pemëve të imëta’ në kuadër të  projektit Zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit të shërbimeve këshillimore, projekt i financuar nga MBPZHR, respektivisht Departamenti për Shërbime Këshillimore dhe Teknike që po implementohet në të gjitha komunat e Kosovës nga kompania konsulente vendore ESG (Economic Support Group) nga Gjilani.

Këshillimin do ta mbaj konsulenti i angazhuar nga projekti Bujar Sadiku, ekspert i pemëtarisë.