Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim

2018/06/20 - 1:58

I njoftojmë të gjithë fermerët e interesuar nga lëmi i bletarisë se nesër më dt. 21.06.2018, duke filluar nga ora 9:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës do të mbahet këshillimi i parë për muajin Qershor, me temë: ‘Sëmundjet e bletëve dhe trajtimi i tyre’ në kuadër të  projektit Zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit të shërbimeve këshillimore, projekt i financuar nga MBPZHR, respektivisht Departamenti për Shërbime Këshillimore dhe Teknike që po implementohet në të gjitha komunat e Kosovës nga kompania konsulente vendore ESG (Economic Support Group) nga Gjilani.

Këshillimin do ta mbaj konsulenti i angazhuar nga projekti, Zymber Bajraktari, ekspert i bletarisë.