2024/11/06 - 2:31
Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, QKUK-Klinikën e Radiologjisë, DSHMS dhe “Rrjetin e Grave”, sot QKMF organizon ekzaminime radiologjike – Mamografi në objektin e QMF-1 Fushë Kosovë.
Kujdesi shëndetësor dhe parandalimi i sëmundjeve mbetet fokus i përhershëm i sistemit shëndetësor, ku DSHMS dhe QKMF do të angazhohet në ofrimin e plotë të kujdesit dhe shërbimeve preventive me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës së Komunës sonë.
Nga fillimi i muajit tetor “MUAJIT ROZE” në bashkëpunim me DSHMS Prishtinë janë realizuar 175 Mamografi, ndërsa janë planifikuar edhe 120 ekzaminime/Mamografi tjera.