Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

2018/07/11 - 11:16

I njoftojmë të gjithë fermerët e interesuar nga lëmi i pemëtarisë se më datë 13.07.2018, duke filluar nga ora 09.00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës do të mbahet këshillimi i parë për muajin korrik, me temën: ‘Mirëmbajtja e pemishtës gjatë verës’ në kuadër të projektit ‘Zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit të shërbimeve këshillimore’, projekt i financuar nga MBPZHR, përkatësisht Departamenti për Shërbime Këshillimore dhe Teknike që po implementohet në të gjitha komunat e Kosovës nga kompania konsulente vendore ESG (Economic Support Group) nga Gjilani

Këshillimin do ta mbaj konsulenti i angazhuar nga projekti Gjokë Duhanaj, ekspert i pemëtarisë.