Njoftim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike
2020/12/28 - 9:18
Të shtunën mbrëma vendi ynë u përfshi nga reshjet e borës. Kjo ka bërë që ekipet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës të dalin në teren në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme për qytetarët dhe veturat.
Gjatë kësaj kohe ekipet tona kanë pastruar rrugët duke hedhur kripë e rërë sipas nevojës në pjesët rurale dhe urbane, ashtu që gjitha rrugët të jenë të kalueshme. Edhe për këtë sezonë dimërore ekipet tona janë tërë kohën në gatishmëri për intervenimet e nevojshme.