Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente

2021/01/09 - 3:28

Lidhur me publikimin e disa të pavërtetave në opinion nga disa portale të rrejshme, kinse në fshatin Grabovc, ura në lagjen e Muzhakëve dhe ajo te Mulliri janë të pa kalueshme, njoftojmë banorët e këtij fshati se ekipet tona kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se ura te lagja e Muzhakëve është e dëmtuar nga vërshimet e fundit por që është e kalueshme për këmbësorë. Këta banorë e kanë edhe rrugën alternative që është afër dhe nuk kanë asnjë pengesë për të lëvizur.
Edhe ura afër Mullirit është e kalueshme për automjete dhe këmbësorë.
Lusim qytetarët që të mos bien pre e këtyre dezinformatave dhe të pavërtetave e që qëllimshëm dikush po i bënë.
Ne jemi në terren dhe për çdo kërkesë apo ankesë të qytetarëve do të jemi në vendin e ngjarjes.​