Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim për mbyllje të përkohshme të Çerdhes Publike në Fushë-Kosovë nga data 11.09.2020

2020/09/10 - 3:14

Njoftojmë prindërit që i kanë fëmijët e tyre në Çerdhen Publike në Fushë-Kosovë se ky Institucion do të mbyllet përkohësisht derisa të krijohen rrethana të reja të favorshme pune.

Sot, pas testimit të stafit punonjës të IP “Gëzimi Ynë”, disa punëtorë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Zëvendësimi i këtyre punonjësve për momentin është i pamundur për shkak të procedurave.

Për çdo njoftim apo vendim tjetër rreth kësaj çështjeje do të njoftoheni me kohë.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj prindër të nderuar.