Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim për pjesëmarrje në diskutim publik

2012/05/15 - 9:52

Njoftohen: qytetarët, anëtarët e Kuvendit të Komunës, shërbyesit civilë të Komunës dhe të gjithë të interesuarit e tjerë, për pjesëmarrje në diskutim publik për ndryshimin e aktit më të lartë juridik të Komunës së Fushë-Kosovës dhe Rregulloreve për:

♦ Statutin e Komunës së Fushë-Kosovës;
♦ Shërbimet Publike Komunale dhe
♦ Punën e Institucioneve për Arsimin Parashkollor në Komunën e Fushë-Kosovës.
Takimi për diskutim publik me qytetarët dhe të interesuarit e tjerë do të mbahet më datë 24.05.2012, në orën 14:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës, në ndërtesën e Komunës.

 

NJ O F T I M

PËR PJESËMARRJE NË DISKUTIM PUBLIK

 

Datë: 14.05.2012

 

Kuvendi i Komunës, bazuar në nenin 12, nenin 58, shkronja (d) dhe nenin 68, të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Nr. 03/L-040 (Gazeta Zyrtare Nr. 28/2008), nenin 13 dhe nenin 16, të Statutit të Komunës, Nr. 56, të datës 29.04.2010 dhe Vendimet e Kuvendit të Komunës, Nr. 122, të datës 11.11.2011 dhe Vendimet Nr. 52 dhe 53, të datës 04.05.2012, bën këtë:

 

Njoftohen: qytetarët, anëtarët e Kuvendit të Komunës, shërbyesit civilë të Komunës dhe të gjithë të interesuarit e tjerë, për pjesëmarrje në diskutim publik për ndryshimin e aktit më të lartë juridik të Komunës së Fushë-Kosovës dhe Rregulloreve për:

♦ Statutin e Komunës së Fushë-Kosovës;
♦ Shërbimet Publike Komunale dhe
♦ Punën e Institucioneve për Arsimin Parashkollor në Komunën e Fushë-Kosovës.
Takimi për diskutim publik me qytetarët dhe të interesuarit e tjerë do të mbahet më datë 24.05.2012, në orën 14:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës, në ndërtesën e Komunës.
Propozimi për ndryshimin e Statutit të Komunës dhe Rregulloreve do të jetë në diskutim publik dy javë, nga data 14.05.2012 deri më datë 28.05.2012. Të interesuarit për Statutin e Komunës dhe Projekt-Rregulloret e Komunës mund të informohen në web-faqen e Komunës së Fushë-Kosovës.
Plotësimet, vërejtjet dhe sugjerimet e bazuara të qytetarëve dhe të interesuarve tjerë gjatë diskutimit publik, pas shqyrtimit nga Drejtoria për Arsim, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Komisioni për Hartimin e Statutit të Komunës dhe Rregulloreve Komunale, do të përfshihen në versionin përfundimtar të Statutit të Komunës dhe Rregulloreve të Komunës.

 

Përshëndetje!                                                                                                                          Kryetari i Komunës

_________________

Burim Berisha

 

 

 

                

S T A T U T I

I

KOMUNËS SË FUSHË-KOSOVËS

 

 

FUSHË-KOSOVË, 29.04.2010

Në bazë të dispozitave të Nenit 123 dhe Nenit 124, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 12, pika 12.2, shkronja (a) dhe 12.3 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Nr. 03/L-040, të datës

4 Qershor, 2008, (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.28/2008), Kuvendi i Komunës së Fushë-Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29.04.2010, miratoi:

 

S T A T U T I N

E

K O M U N Ë S   SË   F U S H Ë – K O S O V Ë S

 

KAPITULLI I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1

1.1       Statuti i Komunës është akti më i lartë juridik i Komunës, që miratohet nga Kuvendi

i Komunës, në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

1.2      Statuti është bazë për sigurimin e zbatimit të përgjegjësive të Komunës, ashtu siç është përcaktuar me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

1.3       Statuti i Komunës së Fushë-Kosovës (këtu e tutje ,,Statuti’’) rregullon:

  1. a)      Organizimin e brendshëm të Komunës – Shërbimin Civil të Komunës;
  2. b)      Përgjegjësitë dhe Pushtetin e Komunës;
  3. c)      Organet e Komunës;

ç)   Procedurat për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit dhe Rregulloreve të Komunës;

  1. d)     Bashkëpunimin me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane;
  2. dh) Pjesëmarrjen e publikut në procesin e vendim-marrjes;
  3. e)      Të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të Kuvendit të Komunës;

ë)   Administrimin financiar;

  1. f)       Konfliktin e Interesit.

Neni 2

2.1       Komuna është njësi themelore e vetëqeverisjes lokale, në të cilën qytetarët e saj realizojnë të drejtat në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale (këtu e tutje LVL) dhe me Statut.

2.2       Statuti i Komunës zbatohet brenda kufijve të Komunës së Fushë-Kosovës, të përcaktuar me dispozitat e Ligjit për Kufijtë Administrativ të Komunave të Kosovës.

2.3       Komuna mund të delegojë përgjegjësitë e saj tek Komunat tjera, apo të hyjë në marrëdhënie kontraktuese, në pajtim me ligjin në fuqi.

Neni 3

3.1       Komuna e ka statusin e personit juridik.

3.2.      Komuna e ka të drejtën e posedimit dhe administrimit të pronës, mundësinë për të ushtruar padi dhe për të qenë e paditur në gjykatë, të drejtën për të lidhur kontrata dhe të drejtën për të marrë punëtorë në punë.

Neni 4

Selia e Komunës është në Fushë-Kosovë, Rruga ,,Nënë Tereza” P.n.

Neni 5

Fushë-Kosova është qendër: Administrative, politike, ekonomike, shëndetësore, arsimore, kulturore dhe sportive e qytetarëve që banojnë në territorin e Komunës.

Neni 6

Komuna ka festën e saj ,,Ditën e Çlirimit të Fushë-Kosovës” e cila festohet më 12 Qershor për çdo vit.

Neni 7

7.1       Kuvendi i Komunës ndan: dhurata, shpërblime, dekorata, mirënjohje dhe tituj.

7.2       Kuvendi i Komunës me vendim të veçantë përcakton kushtet dhe mënyrën e ndarjes së

dhuratave, shpërblimeve, dekoratave, mirënjohjeve dhe titujve.

7.3       Dhurata, shpërblimi ose mirënjohja në të holla, apo në vlerë të të hollave, nuk duhet të

tejkalojë vlerën prej 200€, përveç në rast se Kuvendi i Komunës merr vendim për një shumë më të lartë.

Neni 8

Kuvendi i Komunës do të rregullojë çështjen e përdorimit të gjuhëve përmes ‘Rregullores për

Përdorimin e Gjuhëve’.

Neni 9

9.1    Komuna e Fushë-Kosovës (në tekstin e mëtejmë ,,Komuna’’) ka simbolet e veta: emblemën,

flamurin, stemën dhe vulat.

9.2    Përmbajtja dhe përdorimi i simboleve përcaktohet me vendim të veçantë të Kuvendit të

Komunës.

9.3    Asnjë subjekt dhe person tjetër, përveç Komunës, nuk mund ta përdorë emblemën dhe

shenjat e Komunës apo simbolet pa autorizim paraprak të dhënë nga organet kompetente të

Komunës.

Neni 10

10.1   Komuna ka në përdorim vulën e vet.

10.2   Mënyra e mbajtjes dhe përdorimit të vulave përcaktohet me vendim të veçantë të

Kuvendit të Komunës, në pajtim me aktet ligjore në fuqi, të cilat rregullojnë këtë

fushë.

Neni 11

11.1   Komuna ka vulën e rrumbullakët dhe vulën katrore të protokollit ( “Vulat e Komunës” ).

a).   Vula e rrumbullakët ka tekstin:

Rrethi i parë: Republika e Kosovës

Rrethi i dytë: Komuna e Fushë-Kosovës

Rrethi i tretë: Drejtoria përkatëse

Në mes të vulës është: emblema.

b).   Vula e protokollit të Komunës ka formën e katërkëndëshit këndëdrejtë, me tekstin:

Republika e Kosovës,

Komuna e Fushë-Kosovës,

Drejtoria përkatëse,

Nr.____dt ________

11.2          Vula e Komunës miratohet apo ndryshohet me vendimin e 2/3-ve të anëtarëve të Kuvendit

të Komunës.

11.3          Vulat e Komunës, të përshkruara në pikën (a) dhe (b), të këtij neni, tekstin e kanë në gjuhët në përdorim zyrtar.

 

KAPITULLI II

KOMPETENCAT, PËRGJEGJËSITË DHE PUSHTETI I KOMUNËS

Neni 12

Komuna ushtron kompetencat vetiake dhe të deleguara në pajtim me LVL-në.

12.1     Kompetencat vetiake:

  1.        a)    Zhvillimin lokal ekonomik;
  2.        b)    Planifikimin urban dhe rural;
  3. c)    Shfrytëzimin e tokës dhe zhvillimin;

ç)    Zbatimin e rregulloreve të ndërtimit dhe standardeve për kontrollimin e ndërtimit;

  1. d)    Mbrojtjen e mjedisit lokal;
  2. dh) Ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve publike lokale dhe të infrastrukturës:

furnizimin me ujë, ujësjellësin dhe kanalizimin, trajtimin e ujërave të zeza,     menaxhimin e mbeturinave, mirëmbajtjen e rrugëve lokale, transportin lokal dhe  skemën e ngrohjes lokale;

  1.        e)   Përgjigje ndaj rasteve emergjente lokale;

ë)   Ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin

e institucioneve edukativo-arsimore, punësimin, pagesën e pagave dhe

trajnimin e instruktorëve dhe administratorëve të arsimit;

  1. f)    Promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut;
  2. g)    Ofrimin e përkujdesit publik primar shëndetësor;
  3.         gj)   Ofrimin e shërbimeve familjare dhe shërbimeve të tjera të mirëqenies sociale, siç është:

përkujdesi për të cenueshmit, strehimin familjar, përkujdesin fëmijëror, përkujdesin për të moshuarit, duke përfshirë regjistrimin e këtyre qendrave përkujdesëse,

punësimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e profesionistëve të mirëqenies sociale;

  1. h)    Strehimin publik;
  2.        i) Shëndetësinë publike;
  3.          j)   Regjistrimin e shërbimeve publike dhe objekteve, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë

me: argëtimin, aktivitetet kulturore dhe të lira, ushqimin, strehimin, shitësit në rrugë,

transportin publik lokal dhe taksitë, gjuetinë dhe peshkimin, restorantet, motelet,

hotelet e tjera;

  1. k)    Emërtimin dhe riemërtimin e rrugicave, rrugëve dhe vendeve tjera publike;
  2. l)    Ofrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave dhe parqeve publike;
  3. ll)    Turizmin;
  4. m)    Aktivitetet kulturore dhe të lira dhe
  5. n)    Çështjet tjera, të cilat me ligj apo akte nënligjore, janë paraparë si kompetenca vetiake

të Komunës.

12.2     Kompetencat e deleguara,

Komuna i ushtron kompetencat e deleguara nga autoritetet qendrore të Republikës së Kosovës, në pajtim me ligjin, për fushat në vijim:

  1. a)      Shënimet kadastrale,
  2. b)      Regjistrimin civil,
  3. c)      Regjistrimin e votuesve,

ç) Regjistrimin e bizneseve dhe licencimin e tyre,

  1. d)     Distribuimin e pagesave të ndihmave sociale, (me përjashtim të pensioneve),
  2. dh) Mbrojtjen e pyjeve që ndodhen në territorin e Komunës, në kuadër të autorizimeve të deleguara nga autoriteti qendror, duke përfshirë edhe dhënien e licencave për prerjen e drunjve, në bazë të rregullave të miratuara nga Qeveria.

12.3     Institucionet e Republikës së Kosovës mund t’i delegojnë Komunës përgjegjësi shtesë, që

janë në kuadër të kompetencave të tyre, me kusht që Komunës t’i sigurohen burime

financiare.

12.4          Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mund të mbikëqyrë, nëse veprimet që i ndërmerr Komuna janë në përputhje me LVL-në.

 

KAPITULLI III

PROCEDURAT PËR NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË STATUTIT DHE RREGULLOREVE TË KOMUNËS

Neni 13

13.1     Iniciativa për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës mund të ndërmerret nga:

  1. a)    Kryetari i Komunës;
  2. b)    Një e treta 1/3 e anëtarëve të Kuvendit të Komunës dhe
  3. c)    Me iniciativën e 10% të qytetarëve, me të drejtë vote në Komunë.

13.2     Propozimi për ndryshimin e Statutit duhet të dërgohet te Kryesuesi i Kuvendit të Komunës

për shqyrtim fillestar. Kuvendi i Komunës pas shqyrtimit preliminar duhet ta konsultojë publikun në lidhje me atë propozim.

13.3     Pas përfundimit të periudhës së konsultimit Kuvendi i Komunës duhet të vendosë se a do ta

miratojë Statutin me ndryshime, pas shqyrtimeve të të gjitha vërejtjeve të marra.

13.4     Çdo propozim për ndryshimin e Statutit duhet të miratohet në Kuvendin e Komunës,

siç parashihet në Nenin 12.3 të LVL-së.

13.5     Procedurat për miratimin dhe ndryshimin e Rregulloreve të Komunës bëhen në pajtim me

Nenin 12.4 të LVL-së, Statutin e Komunës dhe Rregulloren e Punës.

13.6     Kuvendi i Komunës miraton aktet brenda kompetencave të tij, në pajtim me dispozitat e

LVL-së, këto akte përfshijnë:

  1. a) Statutin e Komunës;
  2. b) Rregulloren e Punës;
  3. c) Rregulloret Komunale dhe

ç) Çdo akt tjetër të nevojshëm për funksionimin efikas të Komunës.

13.7     Aktet e Kuvendit hyjnë në fuqi (8) tetë ditë pas publikimit në web-faqen e Komunës dhe në

tabelën e shpalljeve të Komunës.

 

KAPITULLI IV

FSHATRAT, VENDBANIMET DHE LAGJET URBANE

Neni 14

Komuna e Fushë-Kosovës është e përbërë prej këtyre fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve

urbane:  Qyteza e Fushë-Kosovës me lagjet: Bresje, Nakaradë dhe fshatrat: Lismir dhe Kuzmin, Bardh i Madh, Bardh i Vogël, Pomozotin, Graboc i Poshtëm, Sllatinë e Madhe, Sllatinë e Vogël, Harilaç, Henc, Vragoli, Miradi e Epërme dhe Miradi e Poshtme.

Neni 15

15.1     Komuna me vendim të Kuvendit të Komunës për vendbanimet e caktuara mund të themelojë zyrat për kryerjen e shërbimeve të caktuara nga kompetenca e organeve të administratës komunale.

15.2     Kuvendi i Komunës për këto zyra siguron ndarjen e resurseve nga Komuna, që janë në përpjestim me përgjegjësitë dhe aktivitetet e përcaktuara.

 

KAPITULLI V

PJESËMARRJA E DREJTPËRDREJTË E QYTETARËVE NË MBLEDHJET DHE NË AKTIVITETET PËR ÇËSHTJET ME INTERES PUBLIK

Neni 16

Qytetarët, në pajtim me Statutin në Komunë, mund të inicojnë për shqyrtim çështje me interes

publik, permes:

  1. a)      Mënyrave të konsultimit dhe
  2. b)      Pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të tyre në takime.

Neni 17

17.1 Me qëllim të përmbushjes së kërkesave të qytetarëve me karakter të përgjithshëm apo të

veçantë, për kategori të caktuara të banorëve të qytetit, të fshatrave apo të lagjeve urbane,

Komuna organizon:

  1.    a) Fushata informative dhe publikime për promovimin e programeve dhe të aktiviteteve

komunale;

.       b) Kontakte me qarqe të zgjedhura, për t’i diskutuar politikat;

  1.    c) Anketa lidhur me zbatimin e politikave;

ç) Prezantime publike të propozimeve lidhur me politikën apo Projekt-Rregulloret, duke ftuar

pjesëmarrje.

  1.    d) Kontakte me grupet përkatëse të interesit;
  2.    dh) Takime me qytetarë;
  3.    e)  Seancat publike;

ë)  Shqyrtime publike,

  1.      f)   Studime për vlerësimin e ndikimit;
  2.     g)   Komitete Këshilldhënëse dhe
  3.    gj) Referendum.

17.2 Arsyetimi për zgjedhjen e formave, apo të pjesëmarrjes publike, do të jepet në çdo rast dhe do

të lejohet një afat kohor i mjaftueshëm për paraqitjen e prezantimeve.

17.3    Rezultatet e konsultimeve apo të pjesëmarrjes do të merren parasysh dhe do të publikohen

para se të merret vendimi përfundimtar.

Neni 18

18.1     Kryetari i Komunës ose përfaqësuesi i autorizuar nga ai do të kenë autoritetin që të mbajnë konsulta publike për çdo çështje që është në komptetencat e tyre.

18.2     Para miratimit të Rregulloreve Komunale, komuna praktikon mënyrë të gjerë të konsultave paraprake publike, duke ofruar informata të nevojshme për opinion – qytetarë të interesuar përmes formave si vijon:

  1. a)      Fushatës informative për ngritjen e vetëdijesimit për propozime;
  2. b)      Kontaktit me grupet e interesit dhe palët e interesuara për t’i testuar dhe diskutuar propozimet;
  3. c)      Shpalljes publike te propozimeve;

ç)   Ftesa për përfaqësuesit dhe lejimin e së paku 14 ditëve për t’i shprehur pikëpamjet e tyre

dhe

  1. d)     Studimet për vlerësimin e ndikimit.

Neni 19

19.1     Komuna organizon takimet publike periodike me qytetarë, së paku 2 herë në vit, një në gjashtëmujorin e parë dhe tjetrin në gjashtëmujorin e dytë.

19.2     Në takimet me qytetarë përfaqësuesit komunal i informojnë pjesëmarrësit për çështjet që i përkasin interesit të përbashkët për zhvillimin e jetës dhe politikës komunale.

19.3     Vendi, data dhe koha e mbajtjes së takimit publik duhet të shpallen së paku dy javë para mbajtjes së takimit, në mjetet e informimit publik në tabelën e shpalljeve në ndërtesën e Komunës, dhe në vendet më frekuentuese në qytet, fshatra dhe në lagjet urbane, si dhe në web-faqen e Komunës.

19.4     Takimet me publikun duhet të jenë të hapura për të gjithë të interesuarit si dhe për

përfaqësuesit e mjeteve të informimit publik.

19.5          Nëse gjatë vitit mbahen vetëm dy takime me qytetarë atëherë ndërmjet këtyre takimeve,

duhet të ketë një interval kohor prej së paku tre muajve.

19.6     Takimet e tilla mund të organizohen edhe nëpër fshatra, vendbanime dhe lagje të caktuara

urbane.

Neni 20

20.1     Takimet publike i udhëheq dhe i kryeson Kryetari i Komunës apo përfaqësuesi i tij/saj.

20.2     Kryetari është i autorizuar ta caktojë rendin e ditës dhe procedurën për udhëheqje të diskutimeve. Ai/ajo mund të vendosë të mos dëgjojë folësit-diskutuesit të cilët prezantojnë pikëpamje të njëjta apo i përsërisin ato dhe mund të përcaktojnë një limit kohor për kohën të cilën e kanë në dispozicion diskutuesit.

20.3     Nëse shtrohet ndonjë pyetje në takim, e që nuk mund të ketë përgjigje gjatë takimit, parashtruesi mund të kërkojë përgjigje me shkrim në një periudhë prej 30 ditësh, pas ditës së takimit.

20.4     Procesverbali i secilit takim publik duhet të ruhet me të gjitha informatat e hollësishme që jepen për Komunën me të gjitha propozimet e bëra nga diskutuesit si dhe përgjigjet që janë dhënë në pyetjet e bëra. Një kopje e të gjitha përgjigjeve të dhëna me shkrim, në ndonjë datë të mëvonshme, duhet t’i bashkëngjiten procesverbalit të takimit.

Neni 21

Komiteti për Politikë dhe Financa duhet ta shqyrtojë procesverbalin e mbledhjes publike, brenda 30 ditësh, pas mbledhjes. Komiteti për Politikë dhe Financa duhet të shqyrtojë secilin propozim të dhënë gjatë mbledhjes dhe pas kryerjes së konsultimeve të nevojshme, të bëjë rekomandimet e duhura në takimin e ardhshëm të Kuvendit të Komunës.

Neni 22

22.1     Secili qytetarë dhe person juridik që ka interes në Komunë, ka të drejtë që me vetiniciativë,

përmes formës së peticionit t’i propozojë Kuvendit të Komunës nxerrjen e akteve juridike,

me të cilat do të zgjidheshin çështje të rëndësishme për qytetin, fshatin, dhe lagjen urbane,

në pajtim me LVL-në dhe Statutin e Komunës.

22.2     Subjektet e përmendura më lart mund t’i drejtojnë peticion Kuvendit të Komunës për

çështjet që janë në kompetencën e tij, në mënyrë të pakufizuar e që kanë të bëjnë me:

  1. a) Rregullimin e qytetit;
  2. b) Mirëmbajtjen e rendit dhe të infrastrukturës së Komunës;
  3. c) Urbanizimin e qytetit dhe të fshatit;

ç) Mirëmbajtjen e mjedisit jetësor;

  1. d) Zbatimin e vetëkontrollit dhe
  2. dh) Çështje tjera të rëndësishme për jetën e popullatës vendore.

22.3     Një iniciativë e tillë e subjekteve fillon me nënshkrimin e tyre në formë të peticionit, me

propozim të veçantë të çështjes së caktuar, dhe i drejtohet Kuvendit të Komunës përmes

Zyrës se Drejtorit të Drejtorisë për Administratë.

22.4     Kuvendi i Komunës mund të delegojë shqyrtimin e peticioneve të tilla në Komitetet e

Përhershme.

22.5     Kur një peticion nënshkruhet nga më shumë se 2000 qytetarë, të regjistruar në listën e

votuesve, e që ka të bëjë me çështjet që janë të lidhura me Komunën, Kuvendi i Komunës

duhet ta shqyrtojë çështjen. Për çështjet që kanë të bëjnë me fshatra apo lagje të caktuara,

peticioni duhet të shqyrtohet nga Kuvendi i Komunës, nëse atë e nënshkruajnë së paku 400

qytetarë të regjstruar në listën e votuesëve, banorë të atij fshati apo lagjeje.

22.6     Nëse një fshat, vendbanim apo lagje që ka më pak se 3000 banorë të regjistruar në listat e

votuesve, peticioni do të jetë i vlefshëm nëse atë e nënshkruajnë 50% plus një, të banorëve

të regjistruar në regjistrat e votuesve.

22.7     Çdo peticion duhet të përmbajë emrin dhe adresën, i cili e paraqet çështjen në parashtruesve,

emrin dhe adresën e nënshkruesve, si dhe lëndën e peticionit. Lënda e peticionit duhet të

ceket qartë në secilën faqe. Komunitetet mund t’i bëjnë peticione Kuvendit të Komunës

përmes Komitetit të Komuniteteve. Përmbajtja e peticionit duhet të jetë ashtu siç është cekur

më lart. Nje peticion i cili nuk i përmban elementet e duhura nuk do të konsiderohet i

vlefshëm.

22.8          Qytetarët e Komunës mund të ndërmarrin iniciativë për largimin e Kryetarit të Komunës,

kërkesa e tillë duhet të nënshkruhet nga 20% e votuesve të regjistruar në listën e votuesve dhe i dorëzohet Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, i cili e paraqet çështjen në institucionin përkatës për administrim dhe votim.

Neni 23

23.1     Drejtori i Drejtorisë së Administratës, në afat prej 30 ditësh, nga dita që ai e pranon, çdo

peticion të vlefshëm ia propozon Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Kuvendit të

Komunës. Kuvendi i Komunës mund t’ia referojë për shqyrtim të mëtejmë Komitetit të

caktuar apo e shqyrton vetë. Përfaqësuesit e parashtresave të peticionit e kanë të drejtën e

pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në mbledhjet e Komitetit dhe të Kuvendit të Komunës, me

rastin e shqyrtimit të peticionit.

23.2          Vendimin përfundimtar për çështjen e peticionit e merr Kuvendi i Komunës, në afat prej

gjashtë javësh, nga dita e prezantimit të peticionit në Kuvend. Vendimi do të arsyetohet me shkrim dhe do t’i komunikohet parashtruesve të peticionit.

Neni 24

Referendum

24.1     Për çështjet e rëndësisë së veçantë, Komuna organizon referendum;

24.2     Organizimi i referendumit bëhet përmes ligjit përkatës.

 

 

 

 

 

 

 

KAPITULLI VI

Neni 25

Organet e Komunës janë: Kuvendi i Komunës dhe Kryetari i Komunës.

 

 

 

Neni 26

Kuvendi i Komunës

26.1     Kuvendi i Komunës është organi më i lartë i Komunës, i cili ushtron funksionin e pushtetit

lokal, të përcaktuar me LVL-në dhe Statutin e Komunës.

26.2     Kuvendi i Komunës ka 27 anëtarë/e.

26.3     Përgjegjësitë dhe kompetencat e Komunës duhet të ushtrohen nga Kuvendi i Komunës dhe

Kryetari i Komunës, përveç nëse parashihet ndryshe me LVL-në, ligjet tjera dhe Statutin e

Komunës.

26.4     Kuvendi i Komunës zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, në pajtim me dispozitat e Ligjit për

Zgjedhjet Lokale.

26.5          Anëtarët e Kuvendit kanë të drejta të njëjta dhe mundësi për të marrë pjesë në proceset e

Kuvendit.

Neni 27

Kompetencat dhe përgjegjësitë e Kuvendi të Komunës janë:

  1. a)      Miratimi, ndryshimi dhe shfuqizimi i Statutit bëhet me 2/3 e anëtarëve të Kuvendit;
  2. b)      Rregulloren e Punës dhe Rregulloret tjera miratohen me shumicën e anëtarëve të Kuvendit;
  3. c)  Miratimin e buxhetit dhe planeve investuese;

ç)   Miratimin e çështjeve tjera financiare, të cilat janë të rezervuara për Kuvendin, sipas

Statutit apo Rregullores së Punës;

  1.     d)   Kompensimet për anëtarët e Kuvendit;
  2.     dh) Planin dhe raportin vjetor të punës;
  3.     e)    Themelimin e Komisioneve – Komiteteve të Kuvendit;

ë)    Zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit për Komunitete;

  1. f)    Lartësinë e tarifave, ngarkesave dhe gjobave komunale;
  2.     g)   Krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe titujve të nderit;
  3.     gj) Emërimin dhe riemërimin e rrugëve dhe vendeve tjera publike dhe
  4.     h)   Arritjen e marrëveshjeve ndërkomunale;
  5.     i)    Marrjen e vendimeve për t’u bashkuar me asociacionet – përfaqësuese të Komunave të

Republikës së Kosovës;

  1.    j)   Miratimin e planit të përgjithshëm strategjik;
  2.    k)   Planin e zhvillimit ekonomik të Komunës;
  3.    l)    Planin Zhvillimor Komunal;
  4.    ll)  Planin urban dhe ndryshimin e tij;
  5.    m) Planet rregulluese urbane;
  6.    n)   Themelimin e ndërmarrjeve komunale dhe

nj   Çështje tjera që kërkohen me ligj.

 

Mbledhja e parë dhe betimi i anëtarëve të Kuvendit të Komunës

Neni 28

28.1          Kuvendi i Komunës mban mbledhjen e parë (15) pesëmbëdhjetë ditë nga data e certifikimit

të rezultateve të zgjedhjeve. Anëtari më i moshuar i Kuvendit e kryeson mbledhjen, deri sa

të zgjedhet Kryesuesi.

28.2     Anëtarët e Kuvendit të Komunës e bëjnë betimin dhe e nënshkruajnë:

Përmbajtja e betimit është si vijon:

“Unë, ________________, betohem ose (deklaroj solemnisht) se do t’i kryej detyrat me nder me besnikëri, pa anime, me ndërgjegje dhe sipas ligjit, dhe do t’i ushtroj autorizimet e mia si anëtar i Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës, në mënyrë që të sigurohen kushte për jetë të qetë për të gjithë’’.

 

KRYESUESI I KUVENDIT TË KOMUNËS DHE ZËVENDËSKRYESUESI PËR

KOMUNITETE

Neni 29

29.1     Kuvendi i Komunës zgjedh Kryesuesin e Kuvendit të Komunës nga radhët e anëtarëve, me

shumicën e votave të anëtarëve të Kuvendit të Komunës, në bazë të procedurave të parapara

me Nenin 41 të LVL-së.

29.2     Kryesuesi i Kuvendit të Komunës thërret dhe kryeson mbledhjet e Kuvendit të Komunës.

Mënyra e thirrjes dhe udhëheqjes së mbledhjes së Kuvendit rregollohet me Rregulloren e

Punës së Kuvendit.

29.3          Kuvendi i Komunës e emëron Zëvendëskryesuesin për Komunitete, nëse komunitetet

joshumicë e arrijnë 10% të numrit të përgjithshëm të popullsisë në Komunë.

Zëvendëskryesuesi zgjedhet nga radhët e anëtarëve të komuniteteve që përfaqësohen në

Kuvend. Postin e Zëvendëskryesuesit të Kuvendit të Komunës për Komunietete e mban

përfaqësuesi i popullatës joshumicë, i cili ka marrë më shumë vota në listën e hapur të

kandidatëve për zgjedhjet në Kuvendin e Komunës.

Neni 30

30.1     Kuorumi për të gjitha mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe të Komiteteve të tij, përbëhet

nga më tepër se gjysma e anëtarëve, me përjashtim të rasteve kur për votim nevojiten 2/3 e

anëtarëve të Kuvendit.

30.2     Në të gjitha mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe të Komiteteve, secili anëtar ka të drejtë

në një votë.

30.3     Kuvendi apo Komitetet, në kuadër të kompetencave të tyre, me shumicë të votave mund të

vendosin që për çështje të caktuara nga kompetenca e Komunës votimi të jetë me vota të

fshehta.

30.4          Vendimet e Kuvendit të Komunës dhe propozimet e Komiteteve të tij merren me shumicën e thjeshtë të anëtarëve të pranishëm, të cilët votojnë, përveç rasteve të caktuara ndryshe me

Statutin e Komunës.

Neni 31

31.1     Kuvendi i Komunës mban së paku dhjetë mbledhje në vit, pesë prej të cilave duhet të

mbahen në gjashtëmujorin e parë dhe pesë në gjashtëmujorin e dytë.

31.2     Mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe Komiteteve të Kuvendit të Komunës janë të hapura për publikun, përfaqësuesit e mjeteve të informimit dhe subjekteve të interesuara kur ndonjë çështje që është e ndërlidhur me to është objekt diskutimi, përveç në rastet që parashihen ndryshe me legjislacionin në fuqi.

31.3     Kuvendi i Komunës nëpërmjet Zyrës për Informim njofton publikun, të paktën 7 ditë para mbledhjeve të rregullta dhe 3 ditë para mbledhjeve të jashtëzakonshme, me mjetet e mëposhtme:

  1. a)         Shpallja publike në vendet më të frekuentuara brenda territorit të Komunës;
  2. b)         Mediat e shkruara dhe elektronike lokale dhe
  3. c)         Faqen e internetit të Kuvendit të Komunës.

31.4     Njoftimi publik duhet të përmbajë:

  1. a)         Datën e mbledhjes;
  2. b)         Kohën e mbledhjes;
  3. c)         Vendin e mbajtjes së mbledhjes dhe

ç)         Rendin e ditës.

31.5     Komitetet, nëpërmjet Zyrës për Informim, njoftojnë publikun 3 ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e mbledhjes. Njoftimi publik përmban:

  1. a)         Datën e mbledhjes;
  2. b)         Kohën e mbledhjes;
  3. c)         Vendin e mbajtjes së mbledhjes dhe

ç)         Rendin e ditës.

 

Kompensimi për anëtarët e Kuvendit

Neni 32

32.1     Kompensimi për anëtarë të Kuvendit të Komunës dhe anëtarë të Komiteteve, për punën që

ata e bëjnë për Komunën, do të caktohet me vendim të veçantë të Kuvendit të Komunës, në

harmoni me dispozitat e Udhëzimit Administrativ për kompensimin e anëtarëve të Kuvendit,

duke përfshirë edhe anëtarët të cilët e mbajnë postin e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit

për Komunitete për punën e tyre në Kuvend dhe Komitet, me anë të kompensimit të

shpenzimeve, humbjeve financiare ose një shume paushalle,

32.2     Kuvendi i Komunës me vendim të veçantë do të përcaktojë edhe lehtësime të tjera për

anëtarët e Kuvendit të Komunës: Shërbime shëndetësore në lëmin e shëndetësisë primare,

pjesëmarrje në ngjarjet sportive, kulturore, dhe shërbime të ndryshme komunale.

Neni 33

33.1     Anëtari i Kuvendit të Komunës, i cili nuk e nënshkruan tekstin e betimit brenda një muaji

pas zgjedhjes pushon të jetë anëtar i Kuvendit.

33.2     Anëtari i Kuvendit, i cili është i dënuar me tre muaj burg për vepër penale të dënueshme dhe

i është lëshuar urdhëri për burgosje pushon të jetë anëtar i Kuvendit.

33.3          Nëse anëtari i Kuvendit të Komunës nuk merr pjesë në mbledhje të Kuvendit, ose Komitetit

gjashtë muaj rresht ai pushon të jetë anëtar, përveç nëse ka munguar me arsye të cilën e ka miratuar Kuvendi.

 

KAPITULLI             VIII

KOMITETET

Neni 34

34.1          Pas konstituimit, Kuvendi i Komunës formon Komitete të përhershme në pajtim me

LVL-në dhe atë:

  1. a) Komitetin për Politikë dhe Financa dhe
  2. b) Komitetin për Komunitete.

34.2     Kuvendi i Komunës formon edhe Komitete tjera sipas nevojës.

34.3     Komiteti për Politikë dhe Financa do të ketë 9 anëtarë në Kuvendin e Komunës së

Fushë-Kosovës.

34.4     Komiteti për Komunitete do të ketë 9 anëtarë në Kuvendin e Komunës së Fushë-Kosovë.

34.5     Kryetari i Komunës i propozon Kuvendit të Komunës, anëtarët e Komitetit për Komunitete

që nuk janë anëtarë të Kuvendit të Komunës.

Neni 35

35.1     Komiteti për Politikë dhe Financa kryesohet nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës dhe përbërja e tij duhet të reflekojë përfaqësimin e etniteteve politike në Kuvendin e Komunës.

35.2    Komiteti për Politikë dhe Financa është përgjegjës për shqyrtimin e të gjitha politikave, dokumenteve fiskale dhe financiare, planeve dhe iniciativave, duke përfshirë dokumentet e planifikimit strategjik, kornizën: vjetore, buxhetore, afatmesme, planin vjetor të prokurimit, ‘Rregulloren vjetore për tatimet, tarifat dhe pagesat’, planin vjetor të punës për auditimin e brendshëm, buxhetin vjetor dhe afatmesëm dhe çdo ndryshim të buxhetit gjatë vitit fiskal si dhe marrjen e raporteve nga Kryetari i Komunës dhe dorëzimin e rekomandimeve në Kuvendin e Komunës.

Neni 36

36.1     Komiteti për Komunitete përfshin në radhët e veta shumicën e thjeshtë nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, anëtarët tjerë janë përfaqësuesit e komuniteteve. Çdo komunitet që jeton në Komunë përfaqësohet me nga një përfaqësues. Përfaqësuesit e komuniteteve

joshumicë në Komunë e përbëjnë shumicën e anëtarëve të Komitetit për Komunitete.

36.2    Komiteti për Komunitete është përgjegjës për shqyrtimin e përputhshmërisë së autoriteteve të Komunës me ligjin në zbatim dhe për shqyrtimin e të gjitha politikave komunale, praktikave dhe aktiviteteve për të siguruar se të drejtat dhe interesat e komuniteteve respektohen plotësisht. Komiteti gjithashtu i rekomandon Kuvendit të Komunës masat që duhet të ndërmerren për të siguruar jetësimin e dispozitave që kanë të bëjnë me nevojën e komuniteteve për t’u avancuar, shprehur, mbrojtur dhe zhvilluar identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor si dhe për të siguruar mbrojtje adekuate të të drejtave të komuniteteve brenda Komunës.

Neni 37

37.1     Të gjithë anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa duhet të emërohen nga radhët e anëtarëve të Kuvendit të Komunës. Anëtarësimi në çdo rast duhet të pasqyrojë në mënyrë sa më të përafërt proporcionin e nivelit të përfaqësimit të partive politike dhe përfaqësimin gjinor në Kuvendin e Komunës.

37.2     Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa nuk kanë të drejtë të jenë edhe anëtarë të Komiteteve tjera.

37.3     Mbledhjet e Komitetit për Politikë dhe Financa kryesohen nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, në mungesë të Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, mbledhjet kryesohen nga njëri prej anëtarëve të Komitetit që autorizohet nga Kryesuesi i Kuvendit.

Neni 38

38.1     Anëtarët e Komitetit për Komunitete emërohen nga Kuvendi i Komunës nga radhët e anëtarëve të Kuvendit të Komunës dhe përfaqësuesve të Komuniteteve pakicë.

38.3     Komiteti për Komunitete në Komunë përbëhet nga përfaqësuesit e secilit Komunitet pakicë që jeton në Komunë, shumica e anëtarëve të këtij Komiteti përbëhet nga komunitetet pakicë.

 

Komitetet Konsultative

Neni 39

39.1     Komiteti Konsultativ themelohet nga Kuvendi i Komunës pas propozimit të Kryetarit të

Komunës nga Komitetet e Përhershme dhe nga grupi i qytetarëve.

39.2     Kuvendi i Komunës mund të themelojë edhe Komitete Konsultative “ad hoc” për çështje të

caktuara. Mandati i tyre pushon pas përfundimit të çështjes.

39.3     Organizimi, kompetencat, anëtarësimi, mandati i anëtarëve dhe shkarkimi i tyre janë të

përcaktuara me Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

 

Komitetet tjera

Neni 40

40.1     Kuvendi i Komunës themelon edhe Komitetet tjera:

  1. a)    Komitetin për Zhvillim Ekonomik;
  2.        b)    Komitetin për Planifikim Urban, Kadastër, Shërbime Publike dhe Mbrojtje të Mjedisit;
  3. c)    Komiteti për Arsim, Kulturë Rini dhe Sport;

ç)    Komitetin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;

  1. d)    Komitetin për Mbrojtje dhe Shpëtim;
  2. dh) Komitete tjera sipas nevojës.

40.2     Kuvendi i Komunës, në kuadër të kompetencave që ka, miraton Rregulloren për Përbërjen

dhe Kompetencat e Komiteteve.

 

Kryetari i Komunës

Neni 41

41.1     Kryetari i Komunës zgjedhet drejtperdrejt nga qytetarët e Komunës që kanë

të drejtë vote, në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet Lokale që është në fuqi, për

mandat të njëjtë, sikurse anëtarët e Kuvendit të Komunës.

41.2     Kur përkohësisht mungon Kryetari i Komunës ose kur përkohësisht nuk ka mundësi ta ushtrojë funksionin e Kryetarit, atë e zavendëson Nënkryetari i Komunës.

 

Betimi

Neni 42

42.1    Me rastin e zgjedhjes Kryetari i Komunës bën betimin para anëtarëve të Kuvendit të

Komunës.

Përmbajtja e betimit është si vijon:

“ Unë, _______________, betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat e mia si Kryetar i Komunës së Fushë-Kosovës, me nder, besnikëri, pa-anshmëri, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që të sigurohen kushte për një jetë të qetë, për të gjithë”.

42.2    Nëse Kryetari i Komunës nuk e bën betimin, brenda një muaji, nga certifikimi i

rezultateve të zhgjedhjeve, e humbë mandatin.

 

Neni 43

Kryetari i Komunës i zbaton përgjegjësitë me dispozata e LVL-së dhe Statutit të Komunës është përgjegjës për:

  1. a)      Kryetari i Komunës përfaqëson Komunën dhe vepron në emër të saj;
  2. b)     Udheheq ekzekutivin e Komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyr administrimin financiar të Komunës;
  3. c)      Ushtron të gjitha kompetencat të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit të Komunës apo Komiteteve të tij;

ç)   Ekzekuton aktet e Kuvendit të Komunës;

  1. d)     Emëron dhe shkarkon zëvendësit e tij/saj;
  2. dh) Emëron dhe shkarkon Drejtorët, të cilët i ndihmojnë atij në kryerjen e

detyrave;

  1. e)      Organizon punën dhe drejton politikën e Komunës;

ë) Propozon Kuvendit të Komunës Rregulloret Komunale apo akte tjera për miratim;

  1. f)       Propozon zhvillimin komunal dhe planet rregullative dhe investuese, propozon buxhetin vjetor për miratim në Kuvendin e Komunës dhe ekzekuton buxhetin e miratuar;
  2. g)     Raporton para Kuvendit të Komunës për situatën ekonomike – financiare të Komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës, së paku njëherë në gjashtë muaj, apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi i Komunës;
  3. gj) Mund të kërkojë që Kuvendi i Komunës ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur konsiderohet se akti bie në kundërshtim me legjislacionin në zbatimin, apo interesin e komuniteteve;
  4. h)     Të bëjë ndryshime në lidhje me funksioninmin dhe numrin e Drejtorive dhe funksionet e tyre, në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe
  5. i)       Përgjegjësi tjera të përcaktuara nga Kuvendi i Komunës.

 

Neni 44

Kryetari i Komunës merr vendime dhe lëshon urdhëresa brenda fushës dhe kompetencës së tij/saj.

 

Neni 45

Nënkryetari i Komunës emërohet nga Kryetari i Komunës për të njëjtin mandat dhe shkarkohet nga Kryetari.

Me kërkesë të Kryetarit, Nënkryetari i ndihmon atij në ushtrimin e funksioneve ekzekutive të përditshme dhe në mungesë të tij vepron në emër të Kryetarit.

 

Neni 46

46.1          Kryetari i Komunës mund të shkarkohet në pajtim me dispozitat e nenit 64 të

LVL-së.

46.2     Në rast të përfundimit të parakohshëm të mandatit të Kryetarit, zgjedhjet e

jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës mbahen sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale.

 

Neni 47

47.1     Këshilli i Drejtorëve përbëhet nga Drejtorët e emëruar nga Kryetari i Komunës.

47.2     Secili anëtar i Këshillit të Drejtorëve:

  1. a)         I raporton rregullisht Kryetarit për çështje që janë në përgjegjësinë e tij;
  2. b)         Ndihmon Kryetarin, Kryesuesin e Kuvendit të Komunës dhe Komitetet e tij, duke iu ofruar

të gjitha informatat dhe raportet e nevojshme për procesin e vendimmarrjes;

  1. c)         Zbaton të gjitha Rregulloret dhe Vendimet e Kuvendit të Komunës dhe ligjet e miratuara

nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;

ç)         Përgatit programin e punës dhe prezanton raportet periodike të punës për Drejtorinë e tij;

  1. d)         Është përgjegjës për udheheqjen dhe kontrollin e përditshëm të punës së Drejtorisë;
  2. dh)       Përgatit dhe prezanton planin periodik të zhvillimit në sferën e tyre të përgjegjësisë dhe

përcjelljen e këtyre planeve;

  1. e)         Përgjigjet në mënyrë efektive për çfarëdo ankese lidhur me sferën e vet të përgjegjësisë;

ë)         Merr pjesë dhe kontribuon në punën e Kuvendit të Komunës të Komiteteve përkatëse dhe në

punën e Këshillit të Drejtorëve;

  1. f)         Siguron se do të ofrojë një çështje të drejtë dhe të barabartë për ato shërbime publike që janë

në përgjegjësi të tij;

  1. g)         Përmbush të gjitha detyrat dhe urdhëresat që i caktohen në mënyrë adekuate.

 

Administrata e Komunës

Neni 48

48.1     Administrata komunale organizohet në Drejtori. Çdo Drejtori e Komunës

udheheqet nga Drejtori. Drejtorët emërohen dhe shkarkohen nga Kryetari i Komunës.

48.2     Komuna e Fushë–Kosovës do të ketë këto drejtori:

  1. Drejtorinë për Administratë;
  2. Drejtorinë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim;
  3. Drejtorinë për Planifikim Urban, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit;
  4. Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;
  5. Drejtorinë për Arsim;
  6. Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport;
  7. Drejtorinë për Shërbime Publike,
  8. Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim,
  9. Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural,
  10. Drejtorinë për Inspektorat
  11. Drejtorinë për Integrime, Bashkëpunim dhe Stabilizim;

 

48.3     Kuvendi i Komunës mund të themelojë, bashkoj apo shkrij Drejtori të tjera sipas nevojës së

paraqitur.

48.4     Organizimi i brendshëm i Drejtorive dhe sistemimi i Shërbyesve Civilë në vende të punës

do të bëhet në bazë të ‘Rregullores për organizimin dhe sistemimin e vendeve të punës’ në

Komunën e Fushë-Kosovës.

 

Neni 49

Drejtoria për Administratë

Kjo Drejtori është përgjegjëse për:

  1. a)      Ndihmon dhe përcjell procedurat për aprovimin e Rregulloreve të Komunës, që inicohen nga Kryetari i Komunës, Drejtoritë e Komunës, Komitetet dhe Kuvendi i Komunës;
  2. b)     Mbikëqyr punën e Zyrës Ligjore;
  3. c)      Mbikëqyr punën e Shërbimit për Kuvend dhe Komitete;

ç) Mbikëqyr punën e Përfaqësuesit Juridik të Komunës;

  1. d) Mbikëqyr punën e Zyrës së Prokurimit;
  2. dh) Udhëheq me Shërbimin e Gjendjes Civile në Komunë;
  3. e) Mban regjistrat për gjendjen civile;

ë) Udhëheq me Njësitin për të Drejtat e Njeriut – Zyrtaren për Barazi Gjinore dhe

Mundësi të Barabarta dhe Koordinatorin për Rini dhe të Drejtat e Fëmijëve;

  1. f)   Është përgjegjëse për mbarëvajtjen e punës në zyrën pritëse;
  2. g) Është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe monitorimin e shërbimeve të përbashkëta:

sigurimin, pastrimin dhe mirëmbajtjen e objektit-eve të Komunës;

  1. gj) Mban evidencë për pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të Komunës;
  2. h)      Kryen edhe punë tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës dhe Kuvendi.

 

Neni 50

Drejtoria për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim

Kjo Drejtori është përgjegjëse për:

  1. a)      Hartimin e Rregulloreve të Komunës për çështjet financiare;
  2. b)     Ndihmon Kryetarin e Komunës në përgatitjen e projekt–buxhetit;
  3. c)      Është përgjegjëse për mbajtjen e llogarive dhe raporteve financiare vjetore;

ç)   Është përgjegjëse për menaxhimin e thesarit nën mbikëqyrjen e Kryetarit

të Komunës;

  1. d)     Është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit;
  2. dh) Përgatit procedurat dhe raportet e kontabilitetit;
  3. e)      Jep këshilla profesionale nga fusha e buxhetit organeve të Komunës;

ë) Harton planin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Komunës;

  1. f)       Harton plane konkrete për zhvillimin e industrisë zejtare;
  2. g)     Harton planin për shfrytëzimin e burimeve ekonomike që janë brenda Komunës;
  3. gj) Krijon kushte të qëndrueshme për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të

mesme;

  1. h)     Punë tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës dhe Kuvendi.

 

Neni 51

Drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër dhe Mbrojtj të Mjedisit

Kjo Drejtori eshtë përgjegjëse për:

  1. a)   Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal;
  2. b)   Hartimin e Planeve Zhvillimore urbane dhe Rregullative;
  3. c)   Hartimin e dhënieve të kushteve urbanistike;

ç)   Dhënien e lejeve urbanistike dhe lejeve ndërtimore;

  1. d) Hartimin e kritereve për dhënien me qera të objekteve të Komunës dhe të tokave

ndërtimore;

  1. dh) Hartimin e projekteve dhe projekteve ideore;
  2. e)   Mbikëqyrjen e projekteve që realizohen në territorin e Komunës;

ë)   Mban evidencën për emërtimet e vendbanimeve, rrugëve, shesheve si dhe numrat e objekteve dhe shtëpive, brenda territorit të Komunës;

  1. f)    Bën vlerësimin e pronës sipas kritereve dhe standardeve të caktuara me

legjislacionin në fuqi;

  1. g)   Zbatimin e vendimeve për bartjen e pronës në aparatin kadastral;
  2. gj) Udhëheqjen e procedurave që kanë të bëjnë me shpronësimet e tokave në nivel

lokal;

  1. h)   Mban regjistrin e pronës së paluajtshme dhe regjistrin e tokës së Komunës;
  2. i)    Bën azhurimin e pronës në bazë të dokumenteve të verifikuara;
  3. j)    Mbron pronën e Komunës nga uzurpimet e ndryshme;
  4. k)   Harton Rregullore Lokale për kontrollimin e mbeturinave dhe hedhurinave, brenda

territorit të Komunës;

  1. l)    Kujdeset për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit;
  2. ll) Kujdeset për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta;
  3. m) Punë tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës dhe Kuvendi.

 

Neni 52

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Kjo Drejtori është përgjegjëse për:

  1. a)      Ofrimin e kujdesit primar shëndetësor në Komunë, në pajtim me dispozitat ligjore;
  2. b)     Inspektimin e qendrave private të përkujdesit primar shëndetësor;
  3. c)      Vlerësimin e nevojave lokale për shëndetësi primare;

ç)   Vendosjen e objektivave lokale për kujdesin primar shëndetësor;

  1. d)     Zhvillimin e buxhetit bazuar në nevojat lokale dhe duke respektuar udhëzimet e MSH;
  2. dh) Koordinon dhe mbikëqyr punën e QKMF-së dhe Ambulancave;
  3. e)      Operimin e qendrave për punë sociale dhe qendrave për mirëqenie sociale;

ë) Zhvillimin e planit strehimor për territorin e Komunës;

  1. f)       Sigurimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit, sipas standardeve të përcaktuara nga MPMS,
  2. g)     Trajton dhe ndihmon personat me aftësi të kufizuara dhe
  3. gj)   Punë tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës dhe Kuvendi.

 

Neni 53

Drejtoria për Arsim

Kjo Drejtori është përgjegjëse për:

  1. a)      Planifikon zhvillimin e arsimit lokal dhe aftësimin e personelit mësimor, në bashkëpunim të ngushtë me MASHT;
  2. b)     Nxit bashkëpunimin midis personelit arsimor, në raport me nxënësit dhe prindërit;
  3. c)      Siguron mirëmbajtjen dhe riparimin e objekteve shkollore dhe objekteve tjera përcjellëse me fondet publike të siguruara;

ç) Nxjerr rregulla disiplinore për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve në çdo institucion

arsimor;

  1. d)     Merr pjesë në përzgjedhjen e drejtorëve dhe mësuesve të shkollave;
  2. dh) Punë tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës dhe Kuvendi.

 

Neni 54

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport

Kjo Drejtori është përgjegjëse për:

  1. a)      Menaxhon në mënyrë të drejtë me të gjitha objektet komunale të kulturës, sportit dhe rinisë;
  2. b)     Organizon takime me rëndësi kulturore, sportive dhe të rinisë për Komunën;
  3. c)      Organizon debate për zhvillimin e kulturës, sportit dhe rinisë në Komunë;

ç) Mban shenime për të arriturat kulturore, sportive dhe rinore në Komunë;

  1. d)     Zhvillon planin për mbështetjen e aktiviteteve kulturore, sportive dhe rinore
  2. dh)   Menaxhon dhe mbikëqyr me Arkivin Komunal dhe Muzeun Komunal dhe
  3. e)      Punë tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës dhe Kuvendi.

 

Neni 55

Drejtoria për Shërbime Publike

Kjo Drejtori është përgjegjëse për:

  1. a)      Përcaktimin dhe ofrimin e shërbimeve publike lokale dhe të infrastrukturës, duke përfshirë furnizimin me ujë, ujësjellësin dhe kanalizimin, përpunimin e ujërave të zeza, mirëmbajtjen e rrugëve lokale, transportin lokal dhe planet për ngrohtore lokale;
  2. b)      Ssigurimin dhe mirëmbajtjen e parqeve publike, hapësirave të hapura dhe varrezave;
  3. c)      Lëshimin e lejeve për shërbime dhe pajisje, duke përfshirë transportin lokal publik dhe shërbimin e taksive;.

ç) Kujdesin për mbeturina;

  1. d)     Mirëmbajtjen dhe kontrollimin e tregut të gjelbërt dhe tregut të kafshëve;
  2. dh) Mirëmbajtjen e ndriçimit publik, reklamat ndriçuese të firmave dhe
  3. e)      Punë tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës dhe Kuvendi.

 

Neni 56

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim

Kjo Drejtori është përgjegjëse për:

  1. a)      Hartimin e Planit të Komunës për Mbrojtje dhe Shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë tjera;
  2. b)      Vlerësimin e rrezikshmërisë, duke u bazuar në të dhënat faktike për planifikim, ndërmerr masat parandaluese për pengimin, zvogëlimin dhe eliminimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera;
  3. c)      Sigurimin dhe mirëmbajtjen e rezervave të mjeteve materiale për rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera;

ç) Organizimin e sistemit të vështrimit, lajmërimit dhe alarmimit;

  1. d)     Strehimin e popullësisë, në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera;
  2. dh) Bashkëpunon me organet e sigurisë dhe subjektet tjera nga kjo lëmi;
  3. e)      Mbikëqyr objektin e Kuvendit të Komunës dhe angazhon personelin për sigurimin e objekteve komunale;

ë)   Hartimin e Planit të Mbrojtjes nga Zjarri për territorin e Komunës dhe organizimin e

mbrojtjes nga zjarri;

  1. f)       Inspekton të gjitha ndërmarrjet dhe subjektet e Komunës, se a janë të pajisura me stabilimente të parapara me ligj, si dhe përcaktimin e zbatimit të masave për mbrojtje nga zjarri;
  2. g)      Kryen edhe punë tjera të parapara me ligj dhe të caktuara nga Kryetari i Komunës dhe Kuvendi.

 

 

Neni 57

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Kjo Drejtori është përgjegjëse për:

  1. a)      Kujdeset për zbatimin e dispozitave ligjore në fushën e Hidroekonomisë, Agrokulturës, Blegtorisë dhe Pylltarisë;
  2. b)     Harton projekte për zhvillimin e agrokulturës dhe mbikëqyr resurset blegtorale;
  3. c)      Harton projekte për pyllëzimin e sipërfaqeve të degraduara pyjore dhe mbrojtjen e pyjeve ekzistuese dhe

ç) Punë tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës dhe Kuvendi.

 

Neni 58

Drejtoria për Inspektorat

Kjo Drejtori është përgjegjëse për:

  1. a)                  Mbikëqyr inspektimin e të gjitha veprimtarive ekonomike dhe bizneseve tjera në Komunë, duke përfshirë kontrollin e mallrave, librave të hyrje/daljeve, regjistrimin e subjekteve afariste, inspektimin financiar, inspektimin e tregut, çmimet, prejardhjen e mallit, afatet e përdorimit, asgjësimin e mallit, respektimin e orarit të punës, konform dispozitave ligjore dhe ndërmerr masa përkatëse ligjore;
  2. b)                  Mbikëqyr dhe kontrollon dokumentacionin teknik të projekteve të ndërtimit, lejeve të ndërtimit, lejeve të përdorimit të objekteve, rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje;
  3. c)                  Kryen inspektimin në fushën e mbrojtjes së mjedisit;

ç)         Mbikëqyr subjektet afariste punëdhënsit, se ai respektojnë dispozitat ligjore lidhur me

kushtet në punë të punëtorëve, orarin e punës, të ardhurat e punëtorëve si dhe sigurinë në

punë;

  1. d)                 Mbikëqyr dhe siguron zbatimin e ligjit për pronën publike dhe merr masa për mbrojtjen e tyre;
  2. dh)        Kryen inspektimin rreth parandalimit dhe mbrojtjes nga zjarri, si dhe fatkeqësive tjera

elementare;

  1. e)                  Mbikëqyr dhe kontrollon të gjitha produktet në vendet prodhuese dhe tregtare si dhe kontrollon dhe lëshon pëlqime për plotësimin e kushteve minimale sanitare-higjenike për të gjitha subjektet afariste, bazuar në ligjet përkatëse;

ë)        Bën mbikëqyrjen dhe kontrollimin inspektues për mbrojtjen shëndetësore të kafshëve;

  1. f)                   Bën mbikëqyrjen dhe kontrollimin inspektues për mbrojtjen e bimëve dhe tregtimin dhe kualitetin e farërave;
  2. g)                  Bën inspektimin e shërbimeve publike dhe të transportit rrugor dhe
  3. gj)       Kryen edhe detyra tjera të parapara me ligj dhe të caktuara nga Kryetari Komunës dhe

Kuvendi.

 

Neni 59

Drejtoria për Integrim, Bashkëpunim dhe Stabilizim

Kjo Drejtori është përgjegjëse për:

  1. a)                  Zbatimin e Planit për Partneritet Evropian për të gjitha fushat që bien në kompetencën e Komunës;
  2. b)                  Bashkëpunimin me subjektet e jashtme, donatorët, organizatat qeveritare dhe joqeveritare;
  3. c)                  Planifikon bashkëpunimin me Komunat, brenda dhe jashtë Kosovës;

ç)        Mbikëqyr realizimin e projekteve nga donatorët;

  1. d)                 Vlerësimin e kushteve për binjakzimin e Komunës sonë me Komunat tjera, brenda dhe jashtë Kosovës;
  2. dh)       Kryen edhe punë tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës dhe Kuvendi.

 

 

Neni 60

Zyrtarët e lartë, duke përjashtuar Drejtorët e Drejtorive, mund të largohen nga organet e administratës sipas Ligjit për Shërbimin Civil.

 

Shërbimi Civil

Neni 61

61.1     Personeli administrativ përbën Shërbimin Civil Komunal, i cili udhëheqet në pajtim me

ligjin në fuqi për Shërbimin Civil në Kosovë.

61.2     Në Shërbimin Civil Komunal kushtet do të jenë të atilla që lejojnë përzgjedhjen e personelit

në bazë të kualifikimit dhe përvojës. Ky objektiv duhet të arrihet duke iu dhënë përparësi

kandidatëve me kualifikim dhe përvojë të duhur, duke u ofruar mundësi trajnimi pas

punësimit dhe përspektivë për karrierë.

61.3     Administrata Komunale ka Udhëheqësin e Personelit. Kushtet për shpallje, rekrutim,

plotësim të vendit të punës, nëse posti i Udhëheqësit të Personelit mbetet i zbrazët ose

largimi është i parapararë me Nenin 66 të LVL-së.

61.4     Secila Drejtori duhet të përpiqet të sigurojë balancin në barazinë gjinore në të gjitha fushat

dhe nivelet në Shërbimin Civil Komunal.

61.5     Shërbimi Civil Komunal i kryen detyrat dhe përgjegjësitë në mënyrë korrekte dhe të

pa-anshme, duke vepruar në pajtim me ligjin.

61.6     Punësimi i personelit në Shërbimin Civil Komunal bëhet përmes konkursit publik.

61.7     Të gjithë zyrtarët e Shërbimit Civil Komunal i përfillin dhe i zbatojnë urdhrat e eprorëve të

tyre, përveç në ato raste kur urdhrat e tyre janë në kundërshtim me ligjin ose me të drejtat

dhe liritë e njeriut.

61.8     Nga të gjithë zyrtarët civilë kërkohet që të gjitha konfliktet e interesit t’i paraqesin me

shkrim në një regjistër të cilin e ruan Udhëheqësi i Personelit.

 

Neni 62

Zyra e Komuniteteve

Zyra e Komuniteteve formohet me qëllim që të ndihmojë komunitetet në procesin e integrimit dhe realizimin e të drejtave të tyre në Komunë;

  1. a)      Bashkëpunon me Drejtoritë tjera Komunale në realizimin e projekteve me interes të përgjithshëm për të gjitha komunitetet e Komunës;
  2. b)      Ndihmon komunitetet pakicë që të integrohen në sistemin unik të Komunës;
  3. c)      Në koordinim me zyrtarët profesional të Drejtorive përkatëse mbikëqyr realizimin e projekteve nga donatorët e ndryshëm;

ç) Vlerëson nevojat dhe prioritetet për realizimin e projekteve kapitale;

  1. d)     Personeli i zyrës për Komunitete është pjesë integrale e strukturës së shërbimit civil e cila financohet nga buxheti i Komunës.

 

KAPITULLI VIII

Administrimi financiar

Buxheti i Komunës

Neni 63

63.1     Për t’i përmbushur të drejtat dhe detyrimet e saj, Komuna ka buxhetin e vet (Buxheti i

Komunës).

63.2     Buxheti i Komunës duhet të jetë i balancuar, i përgatitur në mënyrë transparente dhe i

bazuar në kritere objektive.

63.3     Buxheti i Komunës duhet të përmbajë planin për aktivitetet dhe udhëheqje ekonomike,

brenda vitit fiskal, dhe duhet të përfshijë të gjitha parashikimet e të hyrave, shpenzimet

kapitale dhe ato të përditshme të Komunës. Ai gjithashtu duhet t’i ndaj fondet ekzistuese

për nevojat e shpenzimeve të Komunës.

 

Të hyrat nga Ministria për Ekonomi dhe Financa

Neni 64

64.1     Qeveria, përmes Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, bën transferime financiare për

Komunat, duke u bazuar në kriteret objektive, përfshirë edhe vlerësimin e nevojave dhe

burimeve financiare për Komunë.

64.2     Një pjesë e këtyre fondeve të transferuara mund të ndahen për veprimtari të caktuara

specifike. Komuna mund të pranojë grande operative nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës

siç janë: Grandet e përgjithshme, grandet specifike për arsim dhe grandet specifike për

shëndetësi.

64.3     Komuna duhet të njoftohet për shumën e fondit të transferuar për vitin e ri fiskal, në

përputhje me Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal.

 

Të hyrat vetiake të Komunës

Neni 65

Komuna, në pajtim me ligjet, urdhëresat, udhëzimet dhe instruksionet, krijon të hyra vetiake nga:

  1. a)      Tatimi në pronën e paluajtshme;
  2. b)      Taksat për lejen e ushtrimit të veprimtarisë afariste;
  3. c)      Taksat për lejen për shërbime profesionale;

ç)   Taksat për automjetet motorike;

  1. d)     Taksat administrative komunale;
  2. dh) Taksat e lejeve për ndërtimin dhe rrënimin e ndërtesave dhe strukturave tjera;
  3. e)       Taksat tjera komunale;

ë)    Taksa për lëshimin e certifikatave dhe dokumenteve zyrtare;

  1. f)        Tarifat për zhvillimin ose ruajtjen e infrastrukturës;
  2. g)       Gjobat në trafik;
  3. gj)   Gjobat për shkeljen e Rregulloreve Komunale;
  4. h)       Të hyrat nga qiradhënia;
  5. i)         Bashkëpagesat për arsim dhe shëndetësi.

 

Të hyrat tjera

Të hyrat nga donatorët

Neni 66

66.1     Për ta ndihmuar zhvillimin e Komunës, donatorët mund të derdhin mjete financiare në

buxhetin e Komunës.

66.2     Nëse donatorët derdhin mjete financiare në buxhetin e Komunës, me destinim të caktuar, ato

mjete financiare nuk mund të përdoren për qëllime tjera.

66.3     Donatorët kanë të drejtë të informohen për mënyrën e harxhimit të mjeteve financiare që i

kanë derdhur në buxhetin e Komunës.

 

Të hyrat nga vetëkontributi

Neni 67

Për t’i përmbushur më mirë, apo për t’i përmirësuar nevojat e qytetarëve të saj, Komuna mund të sigurojë mjete, edhe përmes deklarimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve, në pajtim me ligjet në fuqi. Mjetet e siguruara në këtë mënyrë mund të shfrytëzohen vetëm për atë qëllim që janë deklaruar qytetarët. Mënyra e deklarimit dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me vetëkontributin, më hollësisht definohen me ligj dhe me vendim për dhënien e vetëkontributit që janë deklaruar qytetarët.

 

Neni 68

68.1    Komuna ka në dispozicioni, në mënyrë të pavarur të hyrat që i takojnë.

68.2     Për mënyrën e përdorimit të mjeteve, Kuvendi i Komunës do të vendosë në pajtim me ligjet

në fuqi

Neni 69

Buxheti i Komunës miratohet për një vit fiskal. Viti fiskal fillon më 1 Janar dhe përfundon më 31 Dhjetor.

 

Huamarrja Kumunale

Neni 70

Huamarrja nga Komuna rregullohet në bazë të dispozitave të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal dhe Ligjit për Borxhet Publike.

 

KAPITULLI IX

Neni 71

71.1     Kuvendi i Komunës miraton Raportin Vjetor të Kryetarit të Komunës, pas propozimit të

Komitetit për Politikë dhe Financa, më së largu deri më 31 Mars të vitit vijues.

71.2     Raporti përbëhet nga këto pjesë: Titulli, hyrja, metodologjia, rezultatet, konkluzionet,

rekomandimet, anekset dhe bibliografia.

 

Ndërmarrjet Publike Lokale

Neni 72

72.1    Ndërmarrjet Publike Lokale janë të përcaktuara me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

72.2     Komuna ka të drejtën e saj si aksionare në Ndërrmerrjet Publike Lokale, të cilën të drejtë

do ta ushtrojë përmes Komisionit Komunal të Aksionarëve.

72.3     Komisioni Komnunal i Aksionarëve ka të drejtë të veprojë në emër të Komunës, në

përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare.

72.4     Komisioni Komunal i Aksionarëve i raporton Kuvendit të Komunës për çdo vit për të

arriturat e Ndërmarrjeve Publike

 

KAPITULLI X

Auditori i Brendshëm

Neni 73

Auditori i brendshëm është i autorizuar dhe ka përgjegjësi në pajtim me dispozitat e Ligjit për Auditorin e Brendshëm

 

KAPITULLI XI

Konflikti i Interesave

Neni 74

74.1     Kryetari, Nënkryetari, Kryesuesi, Zëvendëskryesuesi për Komunitete dhe anëtarët e

Këshillit të Drejtorëve, përjashtohen nga procedurat lidhur me marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me cilëndo çështje në të cilën ai ose ajo, apo ndonjë anëtar i familjes, ka interes personal apo financiar.

74.2     Kur ndonjëri nga anëtarët e Këshillit të Drejtorëve ka konflikt interesi, Kryetari cakton rolin

e tij që ka të bëjë me çështjen e caktuar që ky rol të ushtrohet nga vetë ai/ajo, ose nga Drejtori që vepron në mbikëqyrjen e tij/saj, e që nuk ka konflikt interesi.

74.3     Përjashtimi nga procedurat e marrjes së vendimeve të zyrtarëve të përmendur mund të bëhet

me tërheqjen e tyre vullnetare, me vendim të Kryetarit të Komunës ose me kërkesë së palës

së tretë.

 

KAPITULLI XII

Dispozitat përfundimtare

Neni 75

75.1     Ky Statut do të plotësohet dhe do të ndryshohet në pajtim me dispozitat e këtij Statuti.

75.2     Të gjtha dispozitat e Statutit duhet të jenë në harmoni me dispozitat e LVL-së. Në rast kur

ekziston ndonjë konflikt midis dispozitave të këtij Statuti dhe dispozitave të LVL-së atëherë

vlejnë dispozitat e LVL-së.

Neni 76

76.1     Ky Statut hyn në fuqi tetë (8) ditë pas publikimit në tabelën e shpalljeve të Komunës dhe në

web-faqen e Komunës.

76.2     Nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Statuti pushojnë të vlejnë dispozitat e Statutit të Komunës

së Fushë-Kosovës, Nr. 216, datë 15.10.2008.

Neni 77

Harmonizimi i të gjitha Rregulloreve të Komunës dhe akteve tjera komunale me këtë Statut duhet të bëhen në afat prej 6 muajsh, nga dita e miratimit të këtij Statuti.

Neni 78

Interpretimi autentik i këtij Statuti bëhet nga Kuvendi i Komunës.

 

KUVENDI I KOMUNËS SË FUSHË-KOSOVËS

Nr.56 Datë:29.04.2010

KRYESUESI I KUVENDIT TË KOMUNËS

_________________

JAKUP TËRNAVA

 

 

 

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA

REPUBLIC OF KOSOVA

KOMUNA E FUSHË–KOSOVËS / OPŠTINA KOSOVO-POLJE/

MUNICIPALI TY OF FUSHË-KOSOVË/KOSOVO POLJE

 

 

Në bazë të nenit 11, nenit 12, pika 12.2, shkronja c, nenit 34, pika 34.4 të Ligjit 03/L – 040, për Vetëqeverisje Lokale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës”, Nr 28/2008) dhe të dispozitave të nenit 13, pika 13.6 shkronja (c) të Statutit të Komunës së Fushë-Kosovës Nr. 56, të dt. 29.04.2010, Kuvendi i Komunës së Fushë-Kosovës me propozim të Drejtorisë për Shërbime Publike, më dt. __________2012, miratoi

 

RR E G U LL O R E N

PËR SHËRBIME PUBLIKE KOMUNALE

 

 

  1. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

 

Neni 1

Në bazë të kësaj Rregulloreje përcaktohen të drejtat dhe detyrat e qytetarëve, kushtet minimale për mbajtjen e pastërtisë dhe higjienës në territorin e komunës, të këshillave shtëpiak, të vendbanimeve, të ndërmarrjeve, të enteve, të institucioneve, të organeve të administratës, të organizatave politike, të organizatave joqeveritare dhe të subjekteve të tjera.

 

Neni 2

Shërbimet komunale, në vështrim të kësaj Rregulloreje, konsiderohen:

2.1       a)         Furnizimi me ujë;

  1. b)         Furnizimi me ngrohje;
  2. c)         Përcjellja, përpunimi dhe pastrimi i ujërave të zeza dhe atmosferike;
  3. d)        Rregullimi dhe mirëmbajtja e sipërfaqeve të gjelbra publike;
  4. e)         Pastrimi i sipërfaqeve publike në vendbanime;
  5. f)          Bartja, deponimi dhe përpunimi i mbeturinave;

g          Mirëmbajtja dhe rregullimi i sipërfaqeve publike;

  1. h)         Rregullimi i transportit lokal;
  2. i)          Mirëmbajtja e ndriçimit publik;
  3. j)         Mirëmbajtja e varrezave;
  4. k)         Rregullimi dhe mirëmbajtja e objekteve sportive (të hapura);
  5. l)          Shenjëzimi i rrugëve me shenjat e komunikacionit;
  6. m)        Emërtimi i rrugëve;
  7. n)         Qoshqet (shitja e gazetave revistave, duhanit, librave, lotarive, bizhuterive, suvenireve, luleve, bukës dhe brumërave);
  8. o)         Garazhave dhe
  9. p)        Kampshtëpizave.

2.2       Objekte të përkohshme janë edhe:

  1. a)         Lokalet e përkohshme (objektet për kryrjen e veprimtarive sipas nomenklaturës së organiazatave biznesore);
  2. b)         Foltoret telefonike dhe bankomatet;
  3. c)         Panot dhe tabelat reklamuese;
  4. d)        Ekranet elektronike reklamuese në pronat publike dhe private;
  5. e)         Rrethojat e përkohshme;
  6. f)          Strehët e udhëtarëve për pritje të autobusëve;
  7. g)         Gjeneratorët statik dhe
  8. h)         Lojërat në autoparqe.

2.3       Objekte të përkohshme lëvizëse apo sezonale konsiderohen:

  1. a)         Tavolinat para lokaleve dhe shitoreve në prona publike dhe private për sezonin veror dhe dimëror;
  2. b)         Pajisjet për shitjen e akulloreve;
  3. c)         Pajisjet për shitjen e pofkave të misrit, gështenjave dhe të ngjashme;
  4. d)        Tavolinat lëvizëse për shitjen e lotarive, kartolinave, ponoramave dhe fotografive artistike, librave bizhuterive, lojërave të fatit e të ngjashme;
  5. e)         Automjetet lëvizëse për shitjen e ushqimit të shpejtë;
  6. f)          Tendat e hapura lëvizëse me mekanizëm dhe ato montuese (me elemente montuese të planifikuara) gjatë tërë vitit;
  7. g)         Shtatoret për ringishpil dhe ‘’lunapark’’;
  8. h)         Panairet në kohëzgjatje deri në tri ditë;
  9. i)          Promovimet dhe kohëzgjatja deri në tri ditë;
  10. j)          Koncertet përfituese dhe
  11. k)         Objektet e ngjashme lëvizëse.

2.4       Sipërfaqja e objekteve të përkohshme nga neni 2.1, 2.2 dhe 2.3 nuk mund të jenë

më të mëdha se 30m2.

Neni 3

Objekte komunale – publike,në vështrim të kësaj Rregulloreje, konsiderohen:

  1. a)                  Rrjeti i tërësishëm i ujësjellësit dhe kanalizimit, me të gjitha pajisjet;
  2. b)                 Rrugët dhe trotuaret;
  3. c)                  Sheshet;
  4. d)                 Hapësirat për parking;
  5. e)                  Sipërfaqet publike të gjelbra;
  6. f)                   Terrenet sportive;
  7. g)                 Varrezat;
  8. h)                 Pajisjet për ndriçim publik;
  9. i)                   Rrjeti i PTK-së dhe telefonat publikë;
  10. j)                    Nyjat sanitare publike;
  11. k)                 Tabelat për shpallje,
  12. l)                   Panot ndriçuese, reklamat dhe
  13. m)               Të gjitha objektet tjera, të cilat, sipas destinimit që kanë, mund të konsiderohen objekte komunale.

 

Neni 4

4.1              Të gjithë shfrytëzuesit e objekteve komunale, janë të detyruar që ato t’i mirëmbajnë dhe t’i shfrytëzojnë në mënyrën e caktuar sipas kësaj Rregulloreje, duke pasur parasysh se pamja dhe gjendja e këtyre objekteve duhet të jenë në funksion të pamjes sa më të bukur të qytetit.

4.2              Qytetarët, subjektet dhe të gjithë shfrytëzuesit e objekteve, janë të detyruar të kujdesen për realizimin e mbrojtjes së objekteve, ashtu siç parashihet me këtë Rregullore.

 

  1. DISPOZITAT E VEÇANTA

 

  1. Ujësjellësi dhe kanalizimi

Neni 5

5.1              Ndërmarrjet, detyrë e të cilave është furnizimi i rregullt i qytetarëve me ujë të pijshëm, përpunimi, pastrimi dhe përcjellja e ujërave të zeza dhe atmosferike, bëjnë shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e objekteve dhe pajisjeve të parapara sipas nenit 3 të kësaj Rregulloreje, gjegjësisht:

  1. a)                  Bëjnë mirëmbajtjen dhe sigurimin e rregullt të të gjitha objekteve, pajisjeve dhe instalimeve të ujësjellësit dhe të kanalizimit;
  2. b)         Bëjnë kontrollimin e përhershëm të cilësisë së ujit të pijshëm, sigurimin e përhershëm të rregullsisë higjieniko-teknike të ujit të pijes, sipas dispozitave ligjore për këtë lëm;
  3. c)         Bëjnë ndërtimin dhe rikonstruktimin e objekteve, pajisjeve dhe  instalimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit;
  4. d)    Japin kushtet për sigurimin e lidhjeve në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit dhe
  5. e)         Bëjnë pastrimin e të gjitha pusetave akumuluese dhe të pusetave për

ujërat atmosferike dhe ujërave të zeza, së paku dy herë në vit (në muajin prill dhe tetor).

5.2       Ndërmarrja, nga pika 1 e këtij neni, të gjitha objektet dhe instalimet e ujit dhe të kanalizimit, i mirëmban në pajtim me këtë Rregullore dhe është e detyruar që t’i mbajë si mjete të veta themelore në shfrytëzim.

 

Neni 6

6.1       Mbikëqyrjen e cilësisë së ujit e bën organi kompetent sanitar, sipas dispozitave ligjore, propozon masat nga kompetencat e veta dhe i ndërmerr masat me të cilat sigurohet cilësia e kërkuar.

6.2       Vlerësimin për cilësinë e ujit e jep laboratori i ndërmarrjes publike, së cilës i janë besuar punët e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit dhe i vërteton Enti i autorizuar shëndetësor;

6.3      Ndërmarrja që është përgjegjëse për furnizim me ujë, është e obliguar që teste të tilla të ketë edhe sipas kërkesës së banorëve, në rastet kur ka dyshim për cilësinë e ujit.

 

Neni 7

Të gjithë shfrytëzuesit e ujit të pijshëm nga kaptazhet (kaptazh – sjellja e ujit nga një vend me anë të sistemit të gypave) më të vogla të pompave shpërndarëse në vendbanimet ku ekziston rrjeti qendror i ujësjellësit, janë të detyruar të kyçen në këtë rrjet në afat prej një (1) viti nga dita e hyrjes në fuqi të kësaj Rregulloreje.

 

Neni 8

8.1       Ndërmarrja së cilës i besohen punët e ujësjellësit dhe të kanalizimit, është e obliguar që shfrytëzuesve t’u sigurojë rregullisht ujë të pijshëm.

8.2       Obligimet nga paragrafi paraprak pushojnë të vlejnë në rast:

  1. a)         Të veprimit të fuqisë madhore;
  2. b)         Të pengesave të jashtëzakonshme teknike, të bëra pa fajin e ndërmarrjes nga paragrafi paraprak;
  3. c)           Të punëve të rregullta ose të jashtëzakonshme për përmirësimin e

nyjave të ujësjellësit;

  1. d)        Të kryerjes së punëve të reja ose rikonstruktimit të pajisjeve të ujësjellësit.

8.3       Për të gjitha këto raste të furnizimit jo të rregullt me ujë, ndërmarrja së cilës i besohen punët e ujësjellësit dhe kanalizimit, është e obliguar që, përmes mjeteve të informimit publik, t’i njoftojë shfrytëzuesit mbi shkaqet dhe periudhën kohore të ndërprerjes së furnizimit me ujë.

8.4       Me rastin e ndërprerjeve lokale të furnizimit me ujë, të planifikuara më parë, shfrytëzuesit, së paku 24 orë më parë, duhet të njoftohen për datën dhe kohëzgjatjen e ndërprerjes.

 

Neni 9

9.1       Çdo objekt i cili furnizohet me ujë nga ujësjellësi publik i qytetit, patjetër duhet ta ketë lidhjen e veçantë të ujësjellësit.

9.2              Objektet nga paragrafi paraprak, duhet të kenë rrjetin e veçantë të kanalizimit.

9.3              Me rastin e ndërtimit të rrjetit të ri të ujësjellësit dhe të kanalizimit, dhe rikonstruktimin e rrjetit ekzistues, investitori është i obliguar që, përveç linjës kryesore të ujësjellësit, t’i kryejë edhe lidhjet deri te linja e rregullacionit në bazë të planit urbanistik.

9.4       Këto punë duhet t’i kryejë ndërmarrja e autorizuar për këtë qëllim.

 

Neni 10

10.1     Ndërtimin e rrjetit të ri nëpër rrugë në të cilat ekzistojnë përcjellësit kryesorë të ujësjellësit dhe të kanalizimit, me kërkesën e investuesit, kryesisht i kryen ndërmarrja së cilës i janë besuar punët për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit, ose në mbikëqyrje të saj.

10.2     Ndërmarrja nga pika paraprake, obligohet që gjatë ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit, t’u përmbahet dispozitave sanitare-teknike mbi vënien e rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit. Ndërmarrja nga pika 10.1 e këtij neni, është përgjegjëse për cilësinë e të gjitha punëve rreth lidhjes me rrjetin gjegjës.

 

Neni 11

11.1     Instalimet e ujësjellësit dhe të kanalizimit lidhen në ujësjellës dhe kanalizim, me anë të pajisjeve të rrjetit. Vënia e nyjave përcjellëse, nënkupton bashkimin e rrjetit publik të ujësjellësit deri te ujëmatësi, respektivisht prej rrjetit rrugor deri te linja e rregullacionit.

11.2     Ndërmarrja, së cilës i besohen punët e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit, do ta mirëmbajë rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit, bashkë me nyjat përcjellëse të ujëmatësit, deri te objekti i parë akumulues i pusetës.

11.3          Ndërmarrja nga paragrafi paraprak, është e obliguar që ta mirëmbajë edhe

ventilin e parë të ujëmatësit.

 

Neni 12

12.1     Çdo objekt i cili kufizohet me rrugët ose sheshin ku është ngritur rrjeti i ujësjellësit dhe i kanalizimit, duhet të jetë i kyçur në rrjetin e ujësjellësit e të kanalizimit përmes nyjave përcjellëse.

12.2     Pronarët që kanë hidroforë dhe ata të cilët furnizohen me ujë në mënyrë jo adekuate, si dhe pronarët e nyjave sanitare me gropa septike, janë të obliguar që të bëjnë kyçjen menjëherë në nyjat e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, gjegjësisht, më së voni, në afatin prej dy muajsh pas hyrjes në fuqi të kësaj Rregulloreje.

 

Neni 13

13.1     Ndërmarrja së cilës i besohen punët e ujësjellësit dhe të kanalizimit, i jep shënimet për punimin e dokumentacionit teknik të instalimit të ujit dhe të kanalizimit, si dhe të nyjave përcjellëse.

13.2     Nyjat përcjellëse mund të ngrihen në bazë të lejes për ndërtim.

13.3     Leja nga paragrafi paraprak, lëshohet në bazë të dokumentacionit teknik për objekte e ndërtuara.

 

Neni 14

14.1     Lejen për nyjën përcjellëse në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit, e jep ndërmarrja së cilës i janë besuar punët.

14.2          Lejen për rrëmihjen e rrugëve, trotuareve dhe të sipërfaqeve publike për vënien e nyjave në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit, e jep organi kompetent për punët e infrastrukturës.

 

Neni 15

15.1     Ndërmarrja së cilës i besohen punët e ujësjellësit dhe të kanalizimit, është e obliguar që ta bëjë lidhjen e ujësjellësit dhe kanalizimit rrugor me pajisjet shtëpiake të ujësjellësit dhe të kanalizimit, nëse këto janë kryer me projektin e lejuar dhe sipas dispozitave dhe kushteve teknike, në afat prej 10 ditësh nga dita e njoftimit se janë kryer punët përgatitore për lidhje.

15.2     Nëse ndërmarrja nga pika paraprake, nuk e kryen lidhjen me kërkesën e palës, atëherë Drejtoria e Shërbimeve Publike, këto punë mund t’ia besojë individit tjetër juridik ose fizik të autorizuar për kryerjen e këtyre punëve.

 

Neni 16

Shpenzimet e lidhjes në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit, i bartin shfrytëzuesit e rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit.

 

Neni 17

Ndalohet lidhja pa leje në rrjetin publik të ujësjellësit dhe të kanalizimit.

 

 

 

Neni 18

Matja e ujit të shpenzuar nga rrjeti publik i ujësjellësit, duhet të kryhet vetëm përmes ujëmatësit. Në rast të prishjes së ujëmatësit, ndërmarrja së cilës i besohen punët e mirëmbajtjes së tyre, do të caktojë shumën e paragjykuar (paushall) të pagesës së mesatares së tremujorit të fundit, deri të kthehet ujëmatësi i rregulluar (ose i ri).

 

Neni 19

19.1     Pronarët e objekteve me rrjet të ujësjellësit, ku shpenzimet e ujit paguhen në mënyrë të paragjykuar, janë të obliguar që në afatin prej 60 ditësh, nga dita e
hyrjes së kësaj Rregulloreje në fuqi, me shpenzimet e veta, ta vendosin ujëmatësin në rrjetin e vet.

19.2     Nëse shfrytëzuesi i ri nuk e vendos ujëmatësin, ndërmarrja e autorizuar menjëherë do ta shkyç shfrytëzuesin e ri nga ujësjellësi publik dhe do të kërkojë dëmshpërblim.

 

Neni 20

20.1          Vendosjen, respektivisht montimin e ujëmatësve dhe ndërrimin e ujëmatësve të vjetër, e bën ekskluzivisht ndërmarrja së cilës i besohen punët e ujësjellësit dhe të kanalizimit, dhe atë në afat prej 45 ditësh nga dita e paraqitjes nga ana e pronarit.

20.2     Vendosja e ujëmatësve të rinj dhe riparimi dhe ndërrimi i ujëmatësve të vjetër, bëhet me shpenzimet e shfrytëzuesve të ujëmatësve.

 

Neni 21

Ujëmatësit patjetër duhet të jenë të mbrojtur dhe të vendosur në vendet e veçanta dhe të mbyllura, të cilat ndërtohen me shpenzimet e investuesit, respektivisht të pronarit të objektit, në bazë të udhëzimeve të ndërmarrjes së cilës i besohen punët e ujësjellësit dhe të kanalizimit.

 

Neni 22

Çdo prishje dhe dëmtim të ujëmatësit, konsumatori është i obliguar që menjëherë ta paraqes te ndërmarrja së cilës i besohen punët e ujësjellësit dhe të kanalizimit, dhe kjo është e obliguar që këtë prishje dhe dëmtim ta sanojë në afatin prej 24 orësh.

 

Neni 23

Shpenzimet e mirëmbajtjes së kyçësve në rrjetin e ujësjellësit, prej lidhjes me rrjetin e jashtëm të ujësjellësit deri te ujëmatësi, i mbulon ndërmarrja së cilës i besohen punët e ujësjellësit dhe të kanalizimit, të tjerat i mbulon konsumatori.

 

Neni 24

Konsumatorët dhe shfrytëzuesit e rrjetit të ujësjellësit publik, janë të obliguar që të ndërmarrin masa me kohë, në mënyrë që instalimet brenda shtëpive të mbrohen nga prishjet, ngricat dhe të mbahen në gjendje të rregullt.

 

Neni 25

Ndreqjen e ujëmatësit mund ta bëjë vetëm ndërmarrja e autorizuar, së cilës i besohen punët e ujësjellësit dhe të kanalizimit.

 

Neni 26

Shpenzimet e ujit paguhet sipas tarifës për 1 m3 ujë. Sasia e ujit të shpenzuar vërtetohet me anë të ujëmatësit.

 

Neni 27

27.1     Për shfrytëzimin e ujit dhe të shërbimeve nga rrjeti i ujësjellësit dhe i kanalizimit, paguhet kompensimi nga ana e konsumatorëve për ndërmarrjen e ujësjellësit dhe kanalizimit.

27.2     Tarifën mbi lartësinë e këtij kompensimi e cakton Zyra e Rregullatorit të Ujit dhe Mbeturinave.

 

Neni 28

28.1     Ndërmarrja së cilës i besohen punët e ujësjellësit dhe të kanalizimit, do t’i shkyç shfrytëzuesit e ujit nga ujësjellësi publik, në rastin:

  1. a)      Kur nuk paguhet uji i shpenzuar;
  2. b)      Kur konsumatori paraqet shpërnguljen, ndërsa konsumatori i ri nuk e paraqet

ujin e shpenzuar;

  1. c)       Kur meremetimi, pengesat dhe dëmtimet bëhen në rrjetin e ujësjellësit;
  2. d)      Kur instalimi i ujësjellësit i dëmton shfrytëzuesit e vet, përkatësisht

cilësia e ujit në rrjetin e ujësjellësit nuk është e mirë;

  1. e)       Kur gropa e ujësjellësit (vendi ku është bërë lidhja-ujëmatësi) është e ndotur, e

mbyllur ose e prishur, ndërsa konsumatori edhe përkundër vërejtjes me shkrim

nga ana e ndërmarrjes, nuk ka ndërmarrë veprime për evitimin e të metave;

  1. f)       Kur fatura për ujin e shpenzuar nuk paguhet në afat prej 15 ditësh pas marrjes

së vërejtjes me shkrim;

  1. g)      Kur dëmtohet apo hiqet blomba nga ujëmatësi;
  2. h)      Kur vet pronari e rregullon ujëmatësin dhe
  3. i)       Në rastet e jashtëzakonshme.

28.2     Kyçja e sërishme bëhet me kompensimin e shpenzimeve nga shfrytëzuesi i ujit.

 

Neni 29

Ndërmarrja, së cilës i besohen punët e ujësjellësit dhe të kanalizimit, nuk do të kërkojë kompensim për ujin e shpenzuar nga hidrantët publikë që harxhohen për fikjen e zjarreve.

Neni 30

Ndërmarrja, së cilës i besohen punët e ujësjellësit dhe të kanalizimit, është e obliguar që ta pengojë çdo derdhje të paarsyeshme të ujit.

 

Neni 31

31.1     Në rast të thatësisë dhe pengesave tjera të furnizimit me ujin e pijes, ndërmarrja së cilës i besohen punët e ujësjellësit dhe të kanalizimit, është e obliguar që të ndërmarrë masa teknike të kufizimit të shpenzimit të ujit.

31.2     Në këto raste, ndërmarrja nga paragrafi paraprak, i propozonorganeve përkatëse të Administratës Komunale të Fushë-Kosovës që, me urdhëresë të veçantë, të caktojë mënyrën e shpenzimit të ujit, kufizimin ose ndalimin e shpenzimit të ujit për disa konsumatorë të caktuar. Urdhëresën e zbaton ndërmarrja dhe Inspektorati Komunal.

 

 

 

 

Neni 32

32.1     Përmes hidrantëve të rrjetit të ujësjellësit publik, ujin mund ta marrin vetëm ndërmarrjet dhe subjektet tjera, të cilat e kanë pëlqimin paraprak nga ndërmarrja së cilës i janë besuar punët e ujësjellësit dhe të kanalizimit.

32.2     Shërbimi publik i zjarrfikësve ka të drejtë të marrë ujin nga ujësjellësi publik gjatë intervenimit në fikjen e zjarreve.

32.3     Të gjithë konsumuesit tjerë të ndërmarrjeve apo personat fizikë, të cilët marrin sasi të caktuara të ujit për kryerjen e punëve ndërtimore e të ngjashme, patjetër duhet të kenë leje të posaçme nga ndërmarrja së cilës i janë besuar punët e ujësjellësit dhe të kanalizimit. Shfrytëzimi i ujit nga rrjeti i hidrantëve publikë rregullohet me kontratë të posaçme, ndërmjet ndërmarrjes dhe shfrytëzuesit.

 

Neni 33

Ndërmarrja, së cilës i janë besuar punët e mirëmbajtjes së ujësjellësit dhe të kanalizimit, është e obliguar që rregullisht të mirëmbajë dhe ta bëjë pastrimin e përcjellësve dhe të pusetave për kanalizimin e ujërave fekale dhe atmosferike, në mënyrë që në çdo kohë t’i përgjigjet destinimit të tyre.

 

Neni 34

34.1     Ndërmarrja, së cilës i janë besuar punët për mirëmbajtjen e ujësjellësit dhe të kanalizimit, është e obliguar që, pas punëve të kryera ndërtimore në kyçje, terrenin (vendin e punimeve) ta kthejë në gjendje të rregullt, si ka qenë më parë.

34.2     Obligimi nga paragrafi i mëparshëm bie në barrë të shfrytëzuesit, respektivisht të investuesit, nëse këto punë i kryen vet (rrëmihja dhe mbulimi i vendit ku është kryer lidhja).

 

Neni 35

Kryesit e punëve (personat juridikë dhe fizikë), menjëherë pas kryerjes së punëve, në afatin të cilin e ka caktuar organi kompetent me rastin e dhënies së lejes për kyçje, janë të obliguar që materialin e tepërt ta mënjanojnë nga rrugët, trotuaret, sipërfaqet publike dhe terrenin t’i kthejnë në gjendjen e mëparshme,

 

Neni 36

Gjatë shfrytëzimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, ndalohet:

  1. a)         Hedhja e mbeturinave, hirit, çimentos, rërës e fundërrinave tjera të ngjashme në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit dhe të kanalizimit, të cilat mund të shkaktojnë prishjen dhe dëmtimin e funksionimit të rregullt të pajisjeve të ujësjellësit dhe të kanalizimit;
  2. b)         Derdhja e lëndëve të ngurta dhe materialit tjetër të ngjashëm në përcjellësit e ujit të rrugëve;
  3. c)         Hedhja e mbeturinave nga pastrimi i oborreve dhe shesheve në ujëmbledhës;
  4. d)        Derdhja në kanalizim e ujit dhe lëngjeve të tjera, temperatura e të cilave është më e lartë se 100 C, ose me përmbajtje të thartirave të dëmshme të alkaleve dhe të kripërave;
  5. e)         Derdhja e ujërave fundërrinore pa lejen e ndërmarrjes së cilës i besohen punët e ujësjellësit dhe të kanalizimit;
  6. f)          Hedhja e materialit ndezës në kanal, i cili mund të shkaktojë zjarr;
  7. g)         Parkimi i automjeteve apo vënia e materialit ose mbeturinave në dhe mbi objektet e ujësjellësit dhe të kanalizimit;
  8. h)        Çfarëdo dëmtimi në objektet e ujësjellësit dhe kanalizimit.

 

Gjelbërimi publik

 

Neni 37

37.1     Me qëllim të ruajtjes dhe mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbra dhe zgjerimit e kultivimit të këtyre sipërfaqeve në territorin e qytetit, vendbanimeve dhe fshatrave, ato në mbikëqyrje dhe në mbrojtje, në mënyrën si është përcaktuar me këtë Rregullore, parashihen:

  1. a)         Sipërfaqet publike të gjelbra: rendet e drunjve, gjelbërimi i ambientit në lagjet e banimit, gjelbërimi afër rrugëve të trafikut, pyjet e të ngjashme;
  2. b)         Pjesët mbrojtëse të lagjeve në qytet dhe në paralagjet e qytetit, në vendet e banuara dhe në zonat industriale (pjesët mbrojtëse të gjelbërimit dhe të sipërfaqeve tjera ujore), përveç tokës mbrojtëse pyjore, e cila është pjesë përbërëse e sistemit për mbrojtje nga vërshimet;
  3. c)         Sipërfaqet e gjelbra të ndërmarrjeve, organizatave e subjekteve tjera;
  4. d)        Sipërfaqet e gjelbra me destinim të veçantë dhe të dobishëm (gjelbërimi rreth varrezave, rreth objekteve kulturore historike dhe objekteve tjera me rëndësi);
  5. e)         Sipërfaqet e gjelbra për sport dhe rekreacion (oborret e shkollave dhe ushtrimoret, terrenet sportive, qendrat, vendet për rekreacion e të ngjashme) dhe objekteve komunale, dhe
  6. f)          Gjelbërimi i oborreve të shtëpive, të vendeve për vikend, hapësirave të kampeve, lokaliteteve turistike dhe shëtitoreve.

37.2     Dispozitat e kësaj Rregulloreje nuk kanë të bëjnë me pyjet, tokën bujqësore dhe

pjesët e natyrës për të cilat aplikohet dispozita e veçantë.

 

Neni 38

38.1     Gjelbërimi i sipërfaqeve në vendet e sapondërtuara, parashihet me projektet e ndërtimeve të reja dhe bëhet me anë të kontrollit profesional të Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

38.2     Zgjerimi dhe ngritja e sipërfaqeve të reja, bëhet me anë të projektit për ndërtimin dhe rregullimin e sipërfaqeve të reja, në harmoni me planin rregullues urban.

 

Neni 39

39.1     Projektet e të gjitha objekteve që do të ndërtohen në pjesët e territorit të Komunës, në vete duhet të përfshijnë edhe planet dhe skicat e tokës për gjelbërim, të cilat sipas lokacioneve u takojnë atyre objekteve.

39.2     Projektet të cilat nuk i kanë planet – skicat për gjelbërim, do të konsiderohen si jo të plota dhe nuk mund të lejohen.

39.3     Nëse bëhet ndërtimi në kundërshtim me pikat: 39.1 dhe 39.2 të këtij neni, përgjegjësia bie mbi Drejtorinë për PUKMM – në.

 

 

 

Neni 40

Të gjitha planet – skicat e gjelbërimit, duhet të jenë të harmonizuara me planin e gjelbërimit të Komunës, respektivisht me konceptet e planeve rregulluese urbane, për të cilat duhet të kujdeset projektuesi, respektivisht investuesi.

 

Neni 41

41.1     Punët rreth gjelbërimit të tërësishëm të lokacioneve, investuesit janë të detyruar

t’i kryejnë para se të bëhet pranimi teknik i punëve ndërtimore dhe punëve

të tjera nëpër objekte investuese.

41.2     Komisioni për pranimin teknik të objekteve, është i detyruar që njëkohësisht të

bëjë edhe pranimin teknik të punëve të gjelbërimit.

 

Neni 42

Sipërfaqet e gjelbëruara në mënyrë jo të rregullt në tokën e urbanizuar ndërtimore, shfrytëzuesi do t’i gjelbërojë në pajtim me dispozitat e kësaj Rregulloreje, më së voni në afat prej 6 muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të kësaj Rregulloreje.

 

Neni 43

Para se të bëhet gjelbërimi i sipërfaqeve të parapara me këtë Rregullore, shfrytëzuesit e tokës janë të obliguar të marrin pëlqimin e organit kompetent të Administratës.

 

Neni 44

44.1     Punët rreth gjelbërimit, si kultivimi i drunjve, mirëmbajtja dhe mbrojtja e sipërfaqes publike dhe sipërfaqeve tjera të gjelbra, në pajtim me dispozitat e kësaj Rregulloreje, i kryejnë pronarët dhe ndërmarrja së cilës i besohen këto punë.

44.2     Të drejtat dhe obligimet, lidhur me kryerjen e punëve nga paragrafi paraprak,

do të rregullohen me kontratë.

 

Neni 45

Nëse shfrytëzuesit e tokës nuk e kryejnë gjelbërimin në afatin e paraparë, organi kompetent i Komunës do ta urdhërojë ndërmarrjen e cila merret me këto punë, që ta bëjë gjelbërimin me shpenzimet e shfrytëzuesit.

 

Neni 46

Ndalohet shfrytëzimi i sipërfaqeve të gjelbra publike jashtë destinimeve të tyre themelore, me përjashtim të rasteve kur këtë e kërkon interesi publik.

 

Neni 47

Ndërmarrja, së cilës i besohen punët e mirëmbajtjes së rregullt të gjelbërimit, është e obliguar që në parqe, në sheshe dhe në vende të tjera, të vendosë dhe të mirëmbajë numër të mjaftueshëm të shportave për mbeturina të imëta dhe numër të mjaftueshëm të ulëseve për pushim.

Neni 48

Vendosja e instalimeve nëntokësore (objekteve të ujësjellësit dhe të kanalizimit, elektrodistribuimit dhe të rrjetit të PTK-së e të ngjashme) në sipërfaqet e gjelbra, bëhet në distancë prej 2 m nga fidani ekzistues, por me lejen paraprake për gropim nga organi i administratës dhe me obligimin e investuesit që ta kthejë në gjendjen e mëparshme, sipas kushteve të përshkruara në leje dhe në projekt.

 

Neni 49

Ndërmarrja së cilës i janë besuar punët e mirëmbajtjes së gjelbërimit, është e obliguar:

  1. a)      T’i largojë menjëherë degët e dëmtuara nga kushtet natyrore atmosferike ose nga shkaktarë të tjerë;
  2. b)     Ta largojë barin e kositur dhe materialin e mbetur në sipërfaqet e gjelbra publike.

 

Neni 50

Degët e drunjve në sipërfaqet e gjelbra publike, të cilat pengojnë kabllot ajrore (rrjetin elektrik, atë telefonit e të ngjashme), duhet të shkurtohen ose të evitohen vetëm nga ana e ndërmarrjes së cilës i besohen punët, dhe e cila është e obliguar që këtë ta bëjë me kërkesën dhe kompensimin e pronarit të këtyre kabllove.

 

Neni 51

Dëmet e bëra në sipërfaqe të gjelbra nga ana e personave juridikë e fizikë, me kërkesën e ndërmarrjes së cilës i janë besuar punët e mirëmbajtjes së gjelbërimit, do të vlerësohen nga ana e komisionit, të cilën e emëron organi i Administratës kompetent për punët komunale.

 

Neni 52

Ndërmarrja, së cilës i janë besuar punët e mirëmbajtjes së gjelbërimit, është e obliguar që, në vend të dukshëm, t’i vendosë shënimet me vërejtjet apo ndalesat që kanë të bëjnë me këto sipërfaqe.

 

Neni 53

Në sipërfaqet e gjelbra publike ndalohet:

  1. a)         Këputja dhe shkulja e drunjve, e barit dhe e bimëve të tjera, thyerja e degëve apo fidanëve e të ngjashme;
  2. b)         Vozitja dhe parkimi i automjeteve (i të gjitha llojeve), si dhe shkarkimi

dhe deponimi i çfarëdo materiali në këto sipërfaqe;

  1. c)         Dëmtimi i ulëseve, i shportave, i rekuizitave, i hidrantëve dhe i instalimeve tjera, dhe kalimi për këmbësorë;
  2. d)        Largimi, djegia, dëmtimi i shenjave dhe mbishkrimeve të vendosura me qëllim të mbajtjes së rendit;
  3. e)         Shfrytëzimi i sipërfaqeve të gjelbra, publike dhe të tjera, jashtë destinimeve të tyre themelore, ose kryerja e çfarëdo veprimtarie në to pa lejen e veçantë;
  4. f)          Vendosja dhe derdhja e çfarëdo lënde dhe materiali tjetër nëpër drunj

dhe në pjesët tjera, si dhe shkurtimi i drunjve dhe bimëve të tjera pa lejen

e organit kompetent për punët komunale;

  1. g)         Rrëzimi dhe zhvendosja e ulëseve, rekuizitave sportive, rrethojave e të ngjashme;
  2. h)         Shtrirja dhe qëndrimi nëpër sipërfaqe të gjelbra;
  3. i)          Lëvizja jashtë rrugicave të shënuara për këmbësorë;
  4. j)          Lëshimi i ujërave të zeza në parqe dhe sipërfaqe tjera publike;
  5. k)         Keqpërdorimi i ujit në fontana (hyrja në to, larja e personave dhe gjësendeve, turbullimi i ujit dhe hedhja e fundërrinave dhe mbeturinave tjera);
  6. l)          Gjuajtja e zogjve dhe kafshëve jashtë vendeve të parapara për atë qëllim;
  7. n)         Kositja dhe largimi i barit nga sipërfaqet e gjelbra pa lejen e organit kompetent për punë komunale;
  8. o)         Vendosja e “ringishpilit”, cirkut dhe rekuizitave tjera pa lejen e organeve kompetente të Administratës Komunale;
  9. p)        Shfrytëzimi për kullosa të kafshëve dhe shpezëve shtëpiake;
  10. r)         Ndezja e zjarreve dhe djegia e gjetheve;
  11. s)         Hedhja e shtazëve dhe shpezëve të ngordhura dhe fundërrinave të tjera;
  12. t)          Rrëmihja për çfarëdo destinimi, pa u pajisur me leje nga organi kompetent.

 

Sipërfaqet publike

 

Neni 54

Sipërfaqet publike, sipas kësaj Rregulloreje, konsiderohen ato sipërfaqe në të cilat është i lejuar aderimi (qëndrimi) në numër të pakufizuar i personave, si:

  1. a)               Sipërfaqet e trafikut publik (rrugët dhe sipërfaqet tjera për trafik,

trotuaret, rrugicat), shkollat, entet, objektet fetare dhe sipërfaqet tjera

publike;

  1. b)       Stacionet e autobusëve, të trenave, vendqëndrimet, depot e karburantit

dhe hapësirat për parkim;

  1. c)        Sipërfaqet publike dhe të gjelbra, (parqet, drurët, sipërfaqet me barë,

sipërfaqet për pushim dhe rekreacion);

  1. d)       Terrenet argëtuese dhe sportive;
  2. e)       Sipërfaqet me ujë (plazhet afër lumit, pishinat) etj;
  3. f)        Tregjet (tregjet e gjelbra, të bulmetit dhe të kafshëve), vendet për

grumbullimin e prodhimeve bujqësore, të qumështit dhe të kafshëve;

  1. g)        Sipërfaqet e hapura ndërmjet dhe rreth banesave, si dhe tokat e

pandërtuara (trojet, vendet për shkarkim dhe oborret e ndërtesave të banimit);

  1. h)        Sallat e kinemave dhe të tjera, të cilat shërbejnë për tubime publike të

qytetarëve;

  1. i)                   Varrezat dhe hyrjet në varreza;
  2. j)          Burimi i ujit.

 

Rrugët dhe trotuaret

Neni 55

Rrugët janë sipërfaqe publike të cilat shërbejnë për qarkullimin e personave dhe të trafikut publik.

Neni 56

56.1     Rrugët mbahen në gjendje të rregullt dhe shfrytëzohen në bazë të destinimit.

56.2     Ndërmarrja, e autorizuar për mirëmbajtjen e rrugëve lokale, është e obliguar që t’i evitojë të gjitha dëmtimet nëpër rrugët e trafikut dhe trotuaret, si dhe t’i mbajë ato në gjendje të rregullt.

Neni 57

57.1          Në sipërfaqet e rrugëve të shtruara me shtresën e asfaltit, ndalohet lëvizja e të

gjitha mjeteve transportuese dhe të tjera që mund ta dëmtojnë rrugën, siç janë:

makinat me zinxhirë, llojet e ndryshme të makinave ndërtimore dhe mjetet tjera të ngjashme.

57.2     Transporti i makinave dhe i mjeteve tjera që e dëmtojnë rrugën, mund të bëhet vetëm me mjete transportuese të veçanta. Njëherësh, ndalohet qarkullimi i automjeteve me peshë mbi peshën e lejuar në ato rrugë.

 

Neni 58

58.1     Trotuaret janë sipërfaqe publike, të cilat shfrytëzohen për ecjen e këmbësorëve.

58.2     Shiriti i rrugës shfrytëzohet për lëvizjen e mjeteve të komunikacionit.

58.3     Sipërfaqet tjera publike, si: sheshet, parqet dhe të ngjashme, shfrytëzohen në bazë të destinimit të tyre.

 

Neni 59

Në sipërfaqet e trotuareve nuk lejohet shitja, vendosja e gjësendeve për zhvillimin e ndonjë veprimtarie dhe parkimi i automjteve.

 

Neni 60

60.1     Shkarkimi i mallit nëpër trotuare, lejohet vetëm atëherë kur kjo nuk mund të bëhet në orët e hershme të mëngjesit ose të mbrëmjes, nëpër oborret e ndërtesave, respektivisht të hapësirave punuese.

60.2     Njëherësh, malli duhet të largohet menjëherë nga trotuari, më së voni në afat prej një ore pas shkarkimit të mallit.

60.3     Trotuaret mund të shfrytëzohen për shkarkimin e mallit dhe të materialit për ngrohje, vetëm me lejen paraprake të DSHP -së.

60.4     Me lejen e DSHP-së, mund të lejohet vendosja e druve të furrtarëve.

 

Neni 61

61.1     Të gjithë personat fizikë dhe juridikë janë të obliguar, që trotuaret shiritat e rrugëve dhe sipërfaqet tjera publike, t’i shfrytëzojnë në mënyrën si parashihet me këtë Rregullore.

61.2     Nëse gjatë shfrytëzimit të këtyre sipërfaqeve shkaktohet dëmtimi i tyre, shfrytëzuesit janë të obliguar që t’i kthejnë ato në gjendjen e mëparshme, me shpenzimet e veta.

61.3     Ndalohet vendosja e karrigeve, tavolinave, tezgave, ambalazhit, mallrave etj. në trotuare, skveredhe rrugë, përveç subjekteve që janë të pajisura me leje nga DSHP.

61.4     Ndalohet hedhja e dheut, rërës, gurëve, druve dhe materialit tjetër nëpër trotuare, rrugë dhe sipërfaqe tjera të lira publike.

 

Neni 62

62.1     Për ndërtimin e objekteve komunale, të ujësjellësit dhe të kanalizimit, të rrjetit elektrik dhe të telefonisë, mund të lejohet gropimi i shiritit të rrugëve dhe trotuareve.

62.2     Gropimi i trotuareve dhe shiritit të rrugëve, nga paragrafi paraprak, mund të bëhet me lejen e organit kompetent të Komunës.

62.3     Rregullorja me të cilën lejohet gropimi i trotuareve, shiritit të rrugës dhe të sipërfaqeve publike, përveç kushteve të tjera, përmban edhe obligimin e shfrytëzuesve, respektivisht të investitorit, që shiritin e rrugës dhe trotuarin ta kthejnë në gjendje të mëparshme.

62.4     Pjesa e rrëmihur e rrugëve dhe trotuareve, rimbushet me zhavorr dhe me dhe.

62.5   Drejtoria e Shërbimeve Publike, para dhënies së lejes për gropimin e rrugëve dhe sipërfaqeve tjera publike, do të kërkojë që investitori më parë ta paguajë taksën për gropim, e paraparë me Rregulloren për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale.

 

Ndriçimi publik

 

Neni 63

Të gjitha rrugët e qytetit, gjatë natës duhet të jenë të ndriçuara:

  1. a)      Llambat elektrike për ndriçim publik duhet të jenë të vendosura në vendet që mundësojnë ndriçimin e tërësishëm të rrugëve, sipas normativave të përcaktuara;
  2. b)     Llambat e djegura, brenda 24 orëve, patjetër duhet të zëvendësohen me të llamba të reja.

 

Neni 64

Për ndriçimin e rrugëve, ndërrimin e llambave të djegura dhe mirëmbajtjen e rrjetit ndriçues në gjendje të rregullt, kujdeset ndërmarrja së cilës i besohen punët e mirëmbajtjes së ndriçimit publik.

 

Neni 65

Kryerjen e punëve në rrjetin publik elektrik dhe telefonik, e bën vetë ndërmarrja e autorizuar dhe e specializuar për këto punë.

 

Neni 66

Ndalohet:

  1. a)        Thyerja, djegia ose dëmtimi i instalimit elektrik publik në ndonjë mënyrë

tjetër, shtyllave, kabllove, rrjetit të telefonit, mjeteve izoluese,

trafostacioneve etj.;

  1. b)         Kryerja e punimeve në dhënien e lidhjeve për pajisjet shtëpiake, apo çfarëdo lidhje tjetër nga rrjeti i ndriçimit publik, shtyllave të instalimeve tjera, si dhe kontakti me to i personave të paautorizuar.

 

Firmat dhe reklamat

Neni 67

67.1          Të gjithë organizatat biznesore janë të obliguara që ta vendosin firmën në

hapësirën  punuese,  në pjesën  e jashtme  të  hyrjes kryesore të lokalit në të

cilin veprojnë dhe punojnë.

67.2     Vënia e firmave, reklamave e të ngjashme nëpër muret e ndërtesave në hyrje, në rrugë dhe në qytet, në parqe e në vende të ngjashme, mund të bëhet vetëm me leje të organit kompetent të Administratës Komunale.

Neni 68

Mbishkrimi i firmës duhet të jetë i shkruar lexueshëm. Mbishkrimet e firmave ndriçuese ose jondriçuese dhe reklamat, mund të vendosen vetëm në bazë të lejes së dhënë nga ana e organit kompetent për punët komunale.

Neni 69

69.1     Pronarët e firmave me mbishkrime ndriçuese dhe të reklamave ndriçuese, janë të obliguar që t’i mbajnë ato në gjendje të rregullt.

69.2     Mbishkrimet ndriçuese të firmave, duhet të jenë të ndriçuara gjatë natës, prej momentit të ndezjes deri në momentin e fikjes së dritave të ndriçimit publik.

69.3    Në rast transferimi ose ndalimi të punës, pronarët e hapësirave punuese janë të obliguar që ta heqin mbishkrimin e firmës.

 

Neni 70

Në punishtet e objekteve në ndërtim e sipër të hapësirave punuese dhe në objektin, i cili rikonstruktohet ose adaptohet si punues, duhet të vendosen mbishkrimet e firmave ndriçuese sipas dokumentacionit teknik të lejuar.

 

Neni 71

71.1     Tabelat, mbishkrimet e firmave, reklamat dhe të ngjashme, mund të punohen nga qelqi, druri, llamperia, llamarina dhe materiali i ngjashëm.

71.2     Format dhe madhësia e tyre duhet të jenë në pajtim me formën dhe madhësinë e fasadës dhe të hyrjes në banesë, lokal etj.

71.3     Kontrollin inspektues e bën Drejtoria për Inspektorat.

 

Neni 72

72.1     Nëse organi i Administratës Komunale, kompetent për punët e inspektoratit, vërteton se mbishkrimi i firmës nuk është vendosur, ose nuk është në pajtim me dispozitat e kësaj Rregulloreje, atëherë do të merr Vendim, me të cilin do të obligohet organizata biznesore që mbishkrimin e firmës ta vendosë në mënyrë si është e paraparë me Rregullore.

72.2     Nëse shfrytëzuesi nuk vepron sipas Vendimit, vendosjen e mbishkrimeve të firmave dhe evitimin e mangësive të vërtetuara, do ta bëjë organi kompetent dhe shpenzimet për këtë do t’i bartë organizata biznesorere.

 

Ndërtesat dhe pamja e tyre e jashtme

 

Neni 73

Pronarët e ndërtesave, shfrytëzuesit e ndërtesave janë të obliguar që personalisht, ose me  anë të  ndërmarrjes  së autorizuar  për  mirëmbajtjen  e pastërtisë dhe të higjienës, të ndërmarrin masa gjegjëse lidhur me pastrimin dhe mënjanimin e çfarëdo dëmtimi në linjën e ujësjellësit dhe të kanalizimit në ndërtesë.

 

Neni 74

Nëse në ndërtesë për shkak të prishjes së kanalizimit derdhen ujërat e zeza dhe ujërat fundrrinore në lokalet e përbashkëta e të ngjashme, shfrytëzuesit – pronarët e lokaleve apo ndërtesave, janë të obliguar që me shpenzimet e veta t’i evitojnë prishjet në rrjetin e kanalizimit e të ujësjellësit.

 

Neni 75

75.1     Pamja e jashtme e ndërtesës (fasada, ballkoni, dyert, dritaret etj. pa marrë parasysh destinimin e tyre, shfrytëzimin apo pronësinë), pa tjetër duhet të mirëmbahet në pajtim me kërkesat estetike dhe pamjen e ndërtesës, ndërsa
kushtet do t’i përcaktojë Drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit.

75.2          Pronarët e ndërtesave dhe shfrytëzuesit, janë të obliguar t’i mirëmbajnë fasadat dhe detajet e fasadave (ballkonet, tarracat, zdrukthtaritë, ulluqet, tabelat dhe numrat e shtëpive e të ngjashme), ngjyrosjen, emalimin, në mënyrë që gjithmonë të jenë në gjendje të rregullt dhe ta kenë pamjen estetike.

75.3     Për pastërtinë dhe rregullimin e objektit, nga paragrafi paraprak, janë të obliguar të kujdesen shfrytëzuesit e banesave dhe shfrytëzuesit e tjerë të hapësirave, në pajtim me dispozitat e rendit shtëpiak dhe të ndërtesave banesore, ndërsa për rregullimin dhe pastërtinë e pjesëve të jashtme të ndërtesave tjera, do të kujdesen shfrytëzuesit e hapësirave në ato ndërtesa ose ndërmarrja e cila drejton ndërtesën dhe pronarët e ndërtesës.

 

Neni 76

76.1          Oborret e ndërtesave dhe të lokaleve, duhet të mbahen në gjendje të pastër

dhe  të rregullt.

76.2     Për pastrimin e oborreve të ndërtesave të banimit e të punës, kujdesen personat që i shfrytëzojnë ndërtesat e punës dhe Këshilli Banesor i banuesve në ndërtesës, ndërsa për pastrimin e oborreve rreth ndërtesave të banimit dhe hapësirave të punës, kujdesen pronarët dhe shfrytëzuesit e ndërtesave.

 

Neni 77

Pronarët e ndërtesave, respektivisht shfrytëzuesit e sipërfaqeve të pandërtuara dhe qiraxhinjtë e hapësirave afariste, janë të obliguar t’i pastrojnë ndërtesat dhe sipërfaqet rreth ndërtesave, respektivisht të sipërfaqet e pandërtuara të cilat i shfrytëzojnë ata.

 

Neni 78

78.1     Ndalohet hedhja e mbeturinave në hapësirat e përbashkëta: korridore, shkallë, etj.

78.2     Ndalohet lëshimi i ujit dhe të ngjashme për larjen e ballkoneve, me qëllim të

mospengimit të fqinjit apo të tjerëve.

78.3          Ndalohet lirimi i tymit, çaxhës, avullit, kundërmimit të rëndë, gazrave toksike      etj, nga ndërtesat, lokalet e punës, tymtarët, gjeneratorët etj. në afërsi të ndërtesave shumëkatëshe të banimit dhe atyre afariste, veçanërisht në afërsi të ballkoneve, fasadave, dritareve, tarracave dhe hyrjeve në korridore e në shkallë.

 

Neni 79

79.1     Organi i Administratës për punët e inspektimit, me Vendim mund t’i urdhërojë personat përgjegjës për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe të rregullsisë së pjesëve të ndërtesave,  që t’i eliminojnë menjëherë mangësitë apo në afat të caktuar.

79.2          Nëse obliguesi nuk vepron sipas Vendimit, ndaj tij ushtrohet kërkesë kundërvajtëse.

 

Neni 80

80.1     Ndërtesat dhe objektet tjera, të cilat nuk mund të shërbejnë për destinimin e paraparë dhe japin një pamje jo të mirë, për shkak se janë vjetruar dhe mund të rrezikojnë ose paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve, për trafik ose objektet fqinje, duhet të rrënohen ose të mënjanohen.

80.2          Vendimin për rrënim, respektivisht mënjanim, e merr Inspektori Komunal për punët e ndërtimit.

 

Vitrinat

Neni 81

Të gjithë shfrytëzuesit e objekteve të sapondërtuara afariste ose të ndërtesave banesore me hapësira afariste, të cilat janë paraparë për shfrytëzim për nevojat vetiake ose për dhënien e tyre me qira, janë të obliguar që vitrinat, para fillimit të përdorimit, të bëhen ashtu si parashihet me projektin e ndërtesës.

 

Neni 82

82.1     Shfrytëzuesit e të gjitha hapësirave afariste në qytet dhe në paralagje të e qytetit, janë të obliguar që vitrinat t’i rregullojnë në mënyrë estetike dhe profesionale.

82.2     Lëndët të cilat shërbejnë për ekspozim, duhet të jenë të pastra dhe të pa dëmtuara si dhe çmimet e shkruara me material të njëjtë në të gjithë artikujt.

82.3     Nëpër vitrina mund të vendosen reklamat e prodhimeve dhe shërbimet e shfrytëzuesve, ose të ndërmarrjeve me të cilët shfrytëzuesi është në lidhje afariste.

82.4     Shfrytëzuesit e të gjitha hapësirave afariste dhe pronarët e tyre, janë të obliguar të vendosin orarin e punës.

82.5     Mbishkrimi vendoset në derën hyrëse të hapësirës afariste, shitores-lokalit, në pjesën e brendshme.

 

Neni 83

83.1     Shfrytëzuesit janë të obliguar t’i mbajnë pastër dhe në gjendje të rregullt vitrinat e hapësirave afariste.

83.2     Në rast të zhvillimit të punëve në adaptimin, rikonstruktimin, regjistrimin e të

ngjashme, vitrinat duhet të jenë të mbuluara në mënyrën më të përshtatshme nga shikimi i kalimtarëve.

 

Neni 84

84.1     Pronarët, respektivisht shfrytëzuesit e ndërtesave afariste dhe të hapësirave afariste në qytet dhe në paralagje të qytetit, janë të obliguar t’i adaptojnë vitrinat e vjetruara, të cilat e shëmtojnë pamjen e ndërtesës.

84.2     Inspektorati Komunal vërteton vjetërsinë e vitrinës dhe përcakton mënyrën e adaptimit të hapësirës afariste nga paragrafi paraprak, respektivisht e obligon shfrytëzuesin e hapësirës në lidhje me adaptimin e vitrinës.

84.3     Lejen për adaptimin e vitrinës e lëshon Drejtoria e PUKMM.

84.4     Vitrinat, zgarat etj. të nxjerra jashtë murit të lokalit dhe në trotuar, të cilat i pengojnë kalimtarët, duhet të tërhiqen në afat prej 1 muaji, nga dita e miratimit të kësaj Rregulloreje. Pas kalimit të këtij afati, Inspektori jep urdhër me shkrim për largim. Nëse prapë nuk bëhet largimi, atëherë nxjerr Aktvendim për mbylljen e lokalit dhe, me shpenzime të pronarit, angazhon ndërmarrjen përkatëse për largimin e pengesës në trotuar – rrugë.

 

 

 

Rrethojat

 

Neni 85

Të gjitha rrethojat në sipërfaqe publike, pa marrë parasysh pronësinë, mund të ndërtohen ne lokacion vetëm në bazë të pëlqimit të organit kompetent.

 

Neni 86

86.1     Pronarët e rrethojave të vjetra, janë të detyruar t’i mënjanojnë ato në afatin prej një viti, nga dita e hyrjes në fuqi të kësaj Rregulloreje, dhe në vend të tyre të
vendosin rrethojat e tipit të caktuar, sipas pëlqimit të organit të Administratës Komunale.

86.2     Nëse ndërtimi i paraparë i rrethojës së tipizuar kërkon mjete më të mëdha materiale, organi i Administratës kompetente për urbanizëm, mundet përkohësisht të lejojë që në vend të rrethojës së tipizuar, të vihen rrethojat prej druri të gjelbërt, por ato duhet të mirëmbahen deri në vendosjen e tipit gjegjës të rrethojës.

86.3     Të gjitha rrethojat, duke i përfshirë edhe rrethojat e gjelbra, duhet të mirëmbahen në gjendjen e paraparë, në mënyrë që të mos prishet pamja e përgjithshme e asaj pjese të qytetit.

 

Neni 87

Rrethojat e gjelbra duhet të mirëmbahen, në mënyrë që të mos kalojnë vijën e rregullacionit dhe të mos pengojnë trafikun publik. Deri të kryhet forma përfundimtare e rrethojës së gjelbër, si mbrojtëse mund të shfrytëzohet rrethoja ekzistuese.

 

Panot dhe tabelat e shpalljeve

 

Neni 88

88.1     Të  gjitha  llojet  e  shpalljeve, lajmërimeve,  pllakateve,  reklamave  të  të gjitha

llojeve, përveç vitrinave të teatrove dhe të kinemave, mundet të vendosen vetëm në vendet e caktuara (panot).

88.2     Drejtoria e DSHP cakton numrin dhe vendin e panove dhe tabelat e shpalljeve, me kërkesën e personave juridikë – fizikë.

88.3     Për mirëmbajtjen e panove dhe tabelave të shpalljeve kujdesen pronarët e tyre.

88.4     Për shpalljet më të vogla dhe lajmërimet për anëtarë të organizatave të ndryshme politike, kulturore dhe organizatave sportive, mund të vendosen vitrinat e vogla ose tabelat e shpalljeve në vendet e përshtatshme, në afërsi të hapësirave vepruese ose afariste të atyre organizatave.

88.5     Vitrinat, qoftë edhe vitrinat e vogla, nuk mund të vendosen nëpër fasada të hapësirave afariste, shtylla, ndërtesa banesore dhe vende të tjera publike.

88.6     Ndalohet:

  1. a)      Publikimi i të gjitha llojeve të shpalljeve, pllakateve e të ngjashme, si dhe vendosja nëpër mure dhe fasada, shtylla elektrike, shtëpiza të transformatorëve, shenja të komunikacionit e të ngjashme;
  2. b)     Vendosja e panove dhe e reklamave nga ana e organizatave dhe qytetarëve, pa pëlqimin e organeve të Administratës Komunale dhe
  3. c)      Vendosja e përkohshme e panove reklamuese dhe tabelave të shpalljeve në

vendet publike.

 

Gropat dhe pusetat në rrugë

 

Neni 89

89.1     Për sigurimin e kalimtarëve dhe të trafikut:

  1. a)         Të gjitha gropat dhe pusetat e të ngjashme, në rrugë, sheshe, oborre, bodrume, korridore dhe në vendet e ngjashme, duhet të jenë të mbyllura;
  2. b)         Pusetat për ujësjellës dhe kanalizim, për kabllot elektrike dhe të telefonisë, e të ngjashme, gjithnjë duhet të ndërtohen dhe të mbahen në gjendje të rregullt.

89.2     Për mirëmbajtjen e gropave, pusetave etj. nga paragrafi paraprak, pika a, janë

të obliguar që të kujdesen pronarët, respektivisht shfrytëzuesit e pasurive të

paluajtshme të cilëve iu shërbejnë, ndërsa për gropat nga pika b e këtij neni,

janë të obliguara të kujdesen ndërmarrjet të cilat e ushtrojnë atë veprimtari.

 

Neni 90

90.1          Gropat dhe pusetat e të ngjashme, të përfshira në këtë Rregullore, duhet të

mirëmbahen rregullisht dhe të mbahen të mbyllura me mbulesë adekuate të sigurt.

90.2.    Gjatë kohës së përdorimit, gropat patjetër duhet të rrethohen dhe të shënohen me shenjë që shihet mirë dhe, sipas nevojës, të mbyllen mirë, në mënyrë që të mos e pengojnë sigurimin e kalimtarëve ose të trafikut.

 

Terrenet sportive

 

Neni 91

Terrenet dhe fushat e sportit janë sipërfaqe të lira publike, ku mbahen manifestime sportive me qëllim të organizimit të garave dhe të argëtimit.

 

Neni 92

Terrenet sportive dhe objektet sportive, nuk mund të shfrytëzohen pa lejen paraprake të titullarit.

 

Neni 93

Ndalohet:

  1. a)         Kapërcimi i rrethojave të terreneve sportive dhe të qendrave sportive rekreative;
  2. b)         Hipja ose mbështetja në rrethojat e terreneve sportive dhe të qendrave sportive dhe rekreative;
  3. c)         Kullotja e bagëtisë në terrenet sportive dhe rekreative dhe
  4. d)        Të gjitha veprimet tjera me të cilat dëmtohen terrenet sportive dhe qendrat sportive rekreative.

 

Neni 94

94.1     Terrenet për sport dhe argëtim (stadiumet, qendrat sportive-rekreative, fushat e sportit dhe hapësirat e objekteve të ngjashme), duhet të mirëmbahen dhe të pastrohen rregullisht, për të cilat kujdesen organet, personat juridikë dhe individë, të cilët këto objekte i shfrytëzojnë dhe i mirëmbajnë.

94.2     Në hapësirat dhe objektet nga paragrafi paraprak, duhet të vendosin në vend të dukshëm, në formë të shkruar, udhëzimet higjienike dhe teknike mbi punë në këto hapësira dhe terrene.

94.3     Vizitorët janë të obliguar që t’u përmbahen udhëzimeve dhe dispozitave nga paragrafi paraprak.

 

Shënimi i rrugëve dhe i ndërtesave

Neni 95

95.1     Të gjitha rrugët duhet të kenë të shënuar, në këndet e tyre, tabelat me emërtimin e rrugëve, ndërsa ndërtesat dhe shtëpitë duhet të kenë numrat e tyre.

95.2     Shënimet me emërtimin e rrugëve dhe të shesheve, si dhe shënimet e ndërtesave dhe të trojeve, bëhen nga ana e organit kompetent.

95.3     Komuna i mbulon shpenzimet e punimit dhe të vendosjes së tabelave me mbishkrimet e rrugëve.

Neni 96

Organi kompetent i Administratës Komunale mban evidencën për rrugët, emërtimin e tyre dhe numrat e shtëpive, dhe kryen me kohë ndërrimin e evidencave të nevojshme.

Neni 97

Drejtoria e Shërbimeve Publike përcakton formën, madhësinë dhe ngjyrën e tabelave për shënimin dhe emërtimin e rrugëve dhe të shesheve, të tabelave me numër të shtëpive, mënyrën e shënimit dhe afatin e vendosjes së tyre. Drejtoria për këtë mban evidencën në pajtim me nenin paraprak.

 

Objektet publike dhe higjienike

Neni 98

Të gjitha ndërtesat, objektet hoteliere (hotelet, motelet, autokampet) objektet për mbarëvajtjen e shfaqjeve, ligjëratave, hapësirat e klubeve, stacionet e autobusëve, stacionet hekurudhore dhe objektet tjera të ngjashme, patjetër duhet të kenë të ndërtuara më shumë nyja sanitare, në pajtim me dispozitat dhe kushtet higjieno -teknike.

Neni 99

99.1     Nyjat sanitare në ndërtesat e kinemave, teatrove, lokaleve të klubeve, stacioneve hekurudhore, objektet hoteliere, punëtori me prodhime jetësore-ushqimore, terrene sportive dhe nyjat sanitare në vendet tjera publike, duhet të jenë të gëlqerosura dhe këtë duhet bërë çdo 30 ditë, nëse nuk janë të ngjyrosura me ngjyra të yndyrshme ose nuk janë me pllaka qeramike ose prej materialit të ngjashëm.

99.2     Dezinfektimi i nyjave sanitare në objektet hoteliere, kinema, spitale dhe i nyjave sanitare publike, bëhet për çdo ditë, ndërsa, në objektet tjera, çdo 7 ditë.

99.3          Gjatë sezonit të verës nyjat sanitare sipas paragrafit paraprak, duhet të spërkaten me mjete dezinfektuese çdo 7 ditë.

 

Neni 100

100.1   Gropat septike duhet të gjenden jashtë ndërtesave dhe duhet të jenë të larguara së paku 2 m nga muri i jashtëm i ndërtesës dhe ndërtesës fqinje.

100.2   Gropat septike mund të ndërtohen nga çimentoja, guri ose tullat, dhe patjetër  duhet të jenë të lyera me llaç çimentoje dhe të izoluara.

100.3   Gropat patjetër duhet të jenë të mbyllura hermetikisht, me pllakë betoni, guri ose metali.

100.4   Gropat septike nuk mund të ndërtohen në trotuare dhe në sipërfaqe tjera

publike.

100.5      Lejen për ndërtim e jep Drejtoria për PUKMM, në bazë të pëlqimit të Inspektorit Sanitar.

 

Neni 101

Organi i Administratës për punët e inspektimit, mund të caktojë me Vendim mënjanimin e nyjës sanitare dhe të gropës septike dhe të japë urdhër që të ndërtohet e reja, nëse ajo nuk është ndërtuar sipas kushteve të parapara me dispozitat e kësaj Rregulloreje, sepse mund të paraqes rrezik për rrethinën në pikëpamje shëndetësore- higjienike.

 

Gropimi i sipërfaqeve publike

Neni 102

102.1   Ndalohet çdo gropim dhe çdo dëmtim i sipërfaqeve publike, me përjashtim të rasteve të parapara me këtë Rregullore.

102.2   Qytetarët dhe personat civilë – juridikë, nuk mund të bëjnë gropimin e sipërfaqeve publike.

102.3   Përjashtimisht, sipërfaqet publike mund të gropohen në bazë të lejes së organit kompetent administrativ, me rastin e vendosjes së rrjetit të ri të ujësjellësit, të kanalizimit, të rrjetit telegrafik, të objekteve të sinjalizimit në trafik, pastaj lidhur me ndërlidhjen e ndërtesave dhe objekteve të tjera për këto rrjete, si dhe për mirëmbajtjen e instalimeve të këtyre objekteve (në tekstin e mëtejmë pajisjet komunale).

Neni 103

103.1   Sipërfaqet publike, me lejen e organit kompetent, mund të rrëmihen edhe për vendosjen e objekteve të përhershme ose të përkohshme, siç janë: shtyllat, panot, reklamat, tabelat e shpalljeve e të ngjashme.

103.2   Objektet nga paragrafi paraprak, mund të mbesin edhe pas skadimit të afatit për të cilin janë vendosur, nëse ato shërbejnë për zbukurimin e qytetit dhe nëse merret leja nga organi kompetent i Administratës Komunale.

 

Neni 104

Sipërfaqet e gropuara publike menjëherë duhet të meremetohen dhe të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Neni 105

105.1   Evitimi i prishjeve në pajisjet komunale dhe gropimi i sipërfaqeve publike, mund të bëhen nga ana e ndërmarrjeve të cilat kujdesen për këto pajisje, vetëm në rastet kur ndodhin prishjet dhe duhet urgjentisht të evitohen.

105.2      Në raste të tilla, ndërmarrja e cila e ka bërë gropimin është e obliguar që në ditën vijuese, ta njoftojë organin komunal kompetent për gropimin e sipërfaqes publike dhe njëkohësisht të kërkojë lejen për gropim.

105.3   Nëse organi kompetent vlerëson se evitimi i prishjes, nga paragrafi 105.1 i këtij neni, nuk ka qenë i natyrës urgjente, konsiderohet se punët e kryera janë bërë pa leje dhe kryesi i punëve i bart të gjitha konsekuencat.

 

Neni 106

Gropimin e sipërfaqeve publike, në perimetër prej 1 m për vënien e objekteve nga neni 102 i kësaj Rregulloreje, mund ta bëjë edhe organizata që i vendosë ato objekte, ndërsa meremetimin e kryen vet ose nga ndërmarrja për mirëmbajtjen e objekteve komunale.

Neni 107

107.1   Kërkesa për dhënien e lejes për gropimin e sipërfaqeve publike, duhet t’i

përmbajë shënimet mbi llojin dhe sipërfaqen e bazës (shtresës), e cila duhet të

rrëmihet, qëllimin e gropimit dhe vendin e saktë ku do të bëhet gropimi, koha,

fillimi dhe përfundimi i punëve etj.

107.2      Kërkesës duhet bashkëngjitur edhe situata (skica) e terrenit, në shkallën 1:500 me terrenin e vizatuar dhe sipërfaqen për gropim, dhe me pozitën e pajisjeve   komunale në krahasim me pikat markante (të poshtme), si dhe thellësinë e gropimit.

Neni 108

108.1   Lejen për gropimin e sipërfaqeve publike e jep organi kompetent për punë komunale.

108.2   Organi nga paragrafi paraprak, nuk mund ta japë lejen për gropimin e sipërfaqeve publike në periudhën kohore prej 1 dhjetori deri më 28 shkurt.

108.3   Në rastet e nevojave urgjente, me përjashtim, mund të lejohet gropimi në periudhën kohore prej 1 dhjetorit deri më 28 shkurt.

108.4   Në vendimin për lejimin e gropimit, pa tjetër duhet të shënohet koha e fillimit të gropimit dhe e përfundimit të punëve në meremetimin e sipërfaqeve të gropuara.

108.5   Nëse punët nuk mund të kryhen në afatin e caktuar për shkak të gropimit të sipërfaqes publike, investuesi është i obliguar që të kërkojë nga organi kompetent vazhdimin e punimeve.

Neni 109

109.1    Gjatë gropimit të sipërfaqeve publike, patjetër duhet të sigurohet vendi i paraparë për ndërtim, në mënyrë të theksuar me shenja, rrethojë dhe masa tjera  mbrojtëse, në pajtim me dispozitat mbrojtëse në ndërtimtari.

109.2   Kryesi i punëve veçanërisht është i obliguar që:

  1. a)         Gropimin ta kryejë sipas lejes së dhënë;
  2. b)         Vendi i paraparë për ndërtim të jetë i ndriçuar gjatë natës;
  3. c)        Vendin për ndërtim ta rregullojë në mënyrë që të mundësohet qarkullimi

i automjeteve dhe i këmbësorëve pa pengesë;

  1. d)        Të shënohet dhe gjatë natës të ndriçohet vendi ku është lejuar, respektivisht ndaluar kalimi i automjeteve dhe këmbësorëve;
  2. e)         Punët të kryhen në pajtim me të gjitha kushtet teknike, të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin dhe rikonstruktimin e rrugëve dhe të shesheve.

109.3   Pas kryerjes së punëve, vendi në të cilin është punuar duhet të kthehet në

gjendje të rregullt paraprake dhe të largohen të gjitha materialet nga vendi ku

është bërë ndërtimi.

109.4      Rruga për trafik, në raste të veçanta, mund të groposet në tërë gjatësinë e saj,

nëse nuk mund të kryhen punët në mënyrë tjetër, ato kryhen gjatë natës, në

kohë prej orës 22:00 deri në orën 4:00 të ditës në vijim.

 

Neni 110

110.1   Baza e gropuar (sipërfaqja) duhet të kthehet në gjendje të mëparshme, në mënyrën dhe afatin që është caktuar në aktvendimin e lejes për gropim.

110.2   Sipërfaqja e ndërtuar publike, nuk guxon të shfrytëzohet pa lejen e organit kompetent.

 

Neni 111

Nëse bëhet gropimi i trotuarit, kryesi i punëve është i obliguar që me mjete përkatëse, të sigurojë kalimin mbi pjesën e groposur të rrugës.

 

Neni 112

Kryesi i punëve është i obliguar që të sigurojë qasje pa pengesë në ndërtesat afariste dhe në lokale, si dhe në ndërtesat banesore e objektet tjera.

 

Neni 113

113.1   Gjatë ndërtimit të rrugëve të reja ose rikonstruktimit të rrugëve ekzistuese, ndërmarrjet për mirëmbajtjen dhe qeverisjen e pajisjeve komunale, si dhe qytetarët dhe organizatat, të cilat në ato rrugë posedojnë objekte, duhet të jenë të njoftuara së paku 2 muaj para fillimit të ndërtimit ose rikonstruktimit, në mënyrë që të përgatitet për vendosjen e pajisjeve komunale ose për lidhjen e objekteve të veta me këto pajisje.

113.2      Qytetarët dhe subjektet tjera me të cilat kanë të bëjnë dispozitat e paragrafit paraprak, janë të obliguara që mbi nevojat e kryerjes së punëve në pajisjet komunale dhe në lidhjet, të njëjtit ta njoftojnë investitorin i cili punon ose rikonstrukton rrugën, në mënyrë që vendosja e lidhjeve të bëhet para ndërtimit ose rikonstruktimit të rrugës.

113.3      Rrugët e projektuara dhe të rikonstruktuara, nuk mund të groposen para 3 vjetëve nga mbarimi i ndërtimit ose rikonstruktimi, përveç në raste të parapara me këtë Rregullore.

 

Neni 114

114.1   Investuesi është i obliguar që, para marrjes së lejes për rikonstruktimin e sipërfaqeve publike, ta deponojë depozitën bankare, në pajtim me rregullat e prokurimit, për evitimin e lëshimeve eventuale dhe meremetimin e sipërfaqeve publike.

114.2      Para marrjes së lejes për rikonstruktimin e sipërfaqeve publike, investuesi është i obliguar që të sigurojë nga kryesi i punës, garancinë për cilësinë e punëve të kryera.

 

Neni 115

115.1   Nëse paraqiten dëmtime në afatin garantues prej 1 viti nga dita e kryerjes së  punimeve në sipërfaqet e gropuara, meremetimin e bart investitori me shpenzimet e veta.

115.2 Nëse investitori nuk i kryen meremetimet në bazë të paragrafit paraprak, ato i

kryen organi i administratës që ka lëshuar lejen, por në barrën e tij.

 

Pastrimi i qytetit

Neni 116

Në interes të mbrojtjes së shëndetit dhe të sigurimit të kushteve higjienike në qytet dhe në paralagjet, rrugët, parqet, çerdhet e fëmijëve, oborret e ndërtesave familjare dhe afariste, trojet e lira dhe sipërfaqet tjera të hapura dhe të gjitha hapësirat e përbashkëta, duhet patjetër të mirëmbahen në gjendje të pastër sipas dispozitave të kësaj Rregulloreje.

Neni 117

Për mirëmbajtjen e pastërtisë janë të obliguar të kujdesen qytetarët, ndërmarrjet, institucionet, organizatat, etj.

Neni 118

Mbajtja e pastërtisë në kuptim të dispozitave të kësaj Rregulloreje, parashihet për:

  1. a)         Rrugët, trotuaret dhe sheshet;
  2. b)         Parqet;
  3. c)         Shëtitoret, terrenet sportive dhe argëtuese;
  4. d)        Stacionet e autobusëve dhe vendqëndrimet e autobusëve në vijat urbane;
  5. e)         Ambulancat, spitalet, çerdhet e fëmijëve dhe institucionet tjera;
  6. f)          Stacionet hekurudhore;
  7. g)         Stacionet e karburanteve;
  8. h)         Varrezat;
  9. i)          Tregjet;
  10. j)          Shtrati i lumit;
  11. k)         Hapësirat e hapura dhe të zbrazëta ndërmjet banesave dhe rreth tyre, si dhe toka ndërtimore e pandërtuar (trojet e zbrazëta).

 

Neni 119

119.1   Për mbajtjen e pastërtisë në stacionet e autobusëve, të karburanteve dhe në objektet hoteliere, autokampet dhe në vendet e ngjashme, janë përgjegjëse ndërmarrjet punuese dhe subjektet, të cilat e kanë të drejtën e shfrytëzimit të këtyre objekteve.

119.2   Shfrytëzuesit nga paragrafi 119.1 i kësaj Rregulloreje, janë të obliguar që në peronat, sallat e pritjes dhe në vendet tjera ku frekuentojnë njerëzit, në vendet e përshtatshme, të vendosin numër të mjaftueshëm të shportave për hedhjen e mbeturinave.

119.3   Nyjat sanitare publike duhet mbajtur në gjendje të rregullt dhe të pajisura me mjete të nevojshme, si dhe të dezinfektohen kohë pas kohe me mjete përkatëse.

119.4   Nyjat sanitare publike patjetër duhet të jenë të hapura çdo ditë, prej orës 5:00 deri në ora 24:00.

Neni 120

120.1   Për mirëmbajtjen e pastërtisë në sipërfaqe publike, janë të obliguar të kujdesen pronarët dhe shfrytëzuesit e këtyre sipërfaqeve.

  1. 2 Pronarët dhe shfrytëzuesit e sipërfaqeve publike, punët mund t’ia besojnë ndërmarrjes së specializuar për mbajtjen e pastërtisë.

 

Neni 121

123.1   Pronarët dhe shfrytëzuesit e sipërfaqeve publike, janë të obliguar që ta mbajnë pastërtinë në nivel të kënaqshëm.

123.2   Pronarët dhe shfrytëzuesit e ndërtesave banesore, të hapësirave afariste dhe trojeve të zbrazëta, janë të obliguar t’i pastrojnë trotuaret dhe sipërfaqet e tyre rreth ndërtesave, para trojeve.

123.3   Organi i administratës kompetent për punë komunale, para dhënies së lejes për shfrytëzimin e sipërfaqeve të lira publike (cirqeve, organizatave të ndryshme), do të sigurojë dëshminë mbi taksën e paguar.

 

Neni 122

Të gjitha oborret dhe korridoret e ndërtesave banesore, duhet të jenë në gjendje të rregullt dhe të pastër. Për mirëmbajtjen e oborreve dhe korridoreve të ndërtesave banesore kujdesen pronarët, respektivisht shfrytëzuesit e atyre oborreve, korridoreve dhe bodrumeve.

 

Neni 123

Shfrytëzuesit e hapësirave afariste janë të obliguar që:

  1. a)      Xhamat në dritare dhe vitrina, t’i kenë gjithmonë të pastërt dhe të rregullt;
  2. b)     Të mirëmbajnë pastërtinë e trotuarit prej lokalit deri te rruga për komunikacion dhe
  3. c)      Të largojnë borën dhe akullin nga trotuari gjatë sezonit të dimrit.

 

Neni 124

124.1   Të gjithë banorët, në vendet e banuara me karakter fshati, janë të obliguar që të kujdesen për mbajtjen e pastërtisë në vendet publike dhe sipërfaqet tjera.

124.2   Banorët e qytetit dhe të periferive të qytetit, janë të obliguar t’i pastrojnë trotuaret, respektivisht pjesët e rrugëve para shtëpive të tyre, oborret dhe sipërfaqet tjera përpara dhe rreth shtëpive.

124.3   Ndalohet:

  1. a)    Hedhja e mbeturinave dhe materialit tjetër fundërrinor në shtretërit e

përrenjve, në rrugë dhe në sipërfaqe tjera publike;

  1. b)    Hedhja e plehut të kafshëve në sipërfaqet jashtë oborreve të tyre;
  2. c)    Dalja në rrugë e kanaleve përcjellëse të ujit fundërrinor dhe të fekaleve,

në sipërfaqe të lira publike dhe në oborret e huaja;

d     Mbyllja e kanaleve përcjellëse nëpër rrugët e rendit të katërt dhe dëmtimet

e ndryshme të këtyre pajisjeve;

 

Neni 125

125.1   Pastrimi i rrugëve duhet të bëhet sipas mënyrës që siguron efektin më të mirë të pastrimit dhe duke mos penguar qarkullimin e qytetarëve dhe zhvillimin normal të trafikut.

125.2.    Ndalohet pastrimi i rrugëve gjatë periudhës kohore 7:00 – 23:00, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme.

 

Neni 126

126.1   Të gjitha automjetet tjera tërheqëse para se të hyjnë në sipërfaqet publike të trafikut publik, patjetër duhet të pastrohen nga balta dhe mbeturinat tjera.

126.2   Të gjitha mjetet bartëse para daljes në trafik publik, patjetër duhet të pastrohen nga balta dhe papastërtia e shkaktuar nga shkarkimet gjatë punës në objektet ndërtimore dhe nga hapësirat tjera, nga të cilat balta dhe papastërtitë tjera mund të barten në sipërfaqe publike.

 

Neni 127

127.1   Mjetet (qerret) tërheqëse mund të qëndrojnë vetëm në vendin e caktuar për atë qëllim nga ndërmarrja publike që kujdeset për pastërtinë e qytetit, në bashkëpunim me organet komunale.

127.2   Për mbajtjen e pastërtisë në vendet sipas paragrafit paraprak, pronarët e mjeteve tërheqëse ia paguajnë kompensimin ndërmarrjes që kujdeset për mbajtjen e pastërtisë në këto vende. Ndalja dhe parkimi i qerreve tërheqëse në trotuar, skvere dhe rrugë, është i ndaluar rreptësisht.

 

 

Neni 128

128.1   Me qëllim të mbajtjes sa më të mirë të pastërtisë në sipërfaqe publike, vendoset numër i mjaftueshëm i shportave të mbeturinave, të cilat i siguron DSHP.

128.2   Për vendosjen, mirëmbajtjen dhe pastrimin e shportave, kujdeset ndërmarrja për mirëmbajtjen e higjienës publike.

128.3   Mënyrën vendin dhe numrin e kontejnerëve dhe të mjeteve tjera në sipërfaqe tjera publike, e cakton organi përkatës i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me kompaninë e caktuar për mirëmbajtje dhe pastrim.

 

Neni 129

Bartja e mbeturinave bëhet gjatë ditës dhe gjatë natës. Gjatë bartjes së mbeturinave mjetet me të cilat ato barten, patjetër duhet të jenë të mbyllura ose të mbuluara, në mënyrë që të pengohet derdhja e tyre gjatë transportit deri në depon e caktuar.

 

Neni 130

130.1   Mbledhja e mbeturinave nga hapësirat banesore e afariste, bëhet me anë të mjeteve speciale.

130.2 Vendi dhe mënyra e vendosjes së mjeteve speciale caktohet nga ana e Drejtorisë

së Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me kompaninë e caktuar për

mirëmbajtje dhe pastrim.

 

Neni 131

131.1   Ndërmarrja dhe qytetarët, me shpenzimet e veta, janë të obliguar të sigurojnë numër përkatës të mjeteve, enëve speciale për mbledhjen e mbeturinave nga hapësira e tyre punuese dhe sipërfaqet e lira.

131.2   Sigurimin e enëve-mjeteve speciale, të parapara me këtë Rregullore, obliguesit   janë të detyruar që ta bëjnë në afat prej 1 muaji nga dita e hyrjes së saj në fuqi.

 

Neni 132

132.1   Mbeturinat dhe fundërrinat transportohen dhe gropohen në vendin e paraparë për këtë destinim (depo), ndërsa fekalet transportohen në vendin e caktuar për to.

132.2   Deponimin dhe vendin e derdhjes së fekaleve e cakton Drejtoria e Shërbimeve Publike, me mendimin paraprak nga Inspektorati Sanitar.

132.3   Për rregullimin e depos, të vendit për derdhjen e fekaleve dhe mirëmbajtjen e  tyre, kujdeset ndërmarrja së cilës i besohen punët e pastrimit të qytetit.

132.4 Vendet në të cilat vendosen fekalet, patjetër duhet të jenë të rregulluara në atë

mënyrë që fekalet të mos derdhen dhe të mos shpërndahen nga era.

 

Neni 133

133.1   Bartjen e mbeturinave nga enët e caktuara për mbeturina (enët speciale dhe kontejnerët), e kryen ndërmarrja së cilës i besohen punët e pastrimit.

133.2   Ndërmarrja, së cilës i janë besuar punët për mirëmbajtjen e higjienës së qytetit, është e obliguar t’i përmbahet planprogramit të miratuar për pastrimin e qytetit.

133.3   Për çdo ndryshim në lidhje me planin dhe programin e pastrimit, ndërmarrja është e obliguar që t’i lajmërojë me kohë organet gjegjëse për inspektim,  respektivisht Inspektoratin Komunal.

133.4   Tarifën për lartësinë e kompensimit për bartjen e mbeturinave e cakton Zyra e Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina.

 

Neni 134

134.1   Ndërtesat duhet të kenë nyjat sanitare – higjienike. Nëse ato mungojnë në objekte, atëherë pronarët e ndërtesave janë të obliguar që, në afat prej 3 muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të kësaj Rregulloreje, t’i ndërtojnë nyjat përkatëse sanitare – higjienike.

134.2   Ndërtimi i nyjave sanitare higjienike dhe të gropave septike, mund të bëhet vetëm në vende të përshtatshme. Vendet ku ndërtohen ato caktohen nga ana e inspektorit dhe organit kompetent për punë komunale.

 

Neni 135

Heqja e fekaleve nga gropat septike, nyjat sanitare dhe të ngjashme, bëhet me anë të cisternave septike, sipas rregullit të paraparë, gjatë natës, nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit.

 

Neni 136

Kryesit e punëve ndërtimore janë të obliguar të kujdesen për:

  1. a)                  Pastrimin e sipërfaqeve publike para vendeve ku ndërtohet, deri te

vendi i shkarkimit të materialit;

  1. b)         Derdhjen e materialit shkapërderdhës dhe të pengohet pluhuri gjatë procesit të rrënimit;
  2. c)        Deponimin dhe sigurimin e materialit ndërtimor nga rrënimi dhe bartjen

e tij nga sipërfaqja publike.

 

Neni 137

Personat fizikë dhe ata juridikë, të cilët bëjnë ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave ose të materialit para ndërtesave, në rrugë ose trotuare, janë të obliguar që menjëherë t’i largojnë ato dhe ta pastrojnë vendin.

 

Pastrimi i borës

Neni 138

138.1   Për pastrimin e borës nga trotuaret dhe para ndërtesave afariste dhe banesore

në pronësi shoqërore, kujdesen personat juridikë, të cilët i shfrytëzojnë ndërtesat afariste dhe Këshillat Shtëpiake, ndërsa për pastrimin e borës nga trotuaret para ndërtesave familjare banesore dhe para hapësirave afariste (punëtoritë, lokalet afariste), kujdesen pronarët dhe shfrytëzuesit e ndërtesave banesore dhe të hapësirave afariste.

138.2   Ndërmarrjet e ndryshme dhe qytetarët, janë të obliguar që, gjatë pastrimit të

sipërfaqeve nga paragrafi 138.1 i këtij neni, ta grumbullojnë borën dhe akullin në skaj të trotuarit, ndërsa ndërmarrja për mbajtjen e pastërtisë është e obliguar që borën e grumbulluar në skaje të trotuarit, ta bartë menjëherë jashtë qytetit, më së voni brenda 10 orësh.

138.3   Ndërmarrja për mbajtjen e pastërtisë, me rastin e reshjeve të mëdha atmosferike, është e obliguar që nga rrugët, trotuaret, trafiku publik dhe ai i dorës së dytë, të kujdeset dhe rregullisht t’i pastrojnë ato nga bora dhe akulli dhe të hedhin kripë në to.

 

Neni 139

Në rastet kur gjatë ditës bie borë, trotuaret, sipas nevojës, duhet të pastrohen edhe disa herë në ditë, dhe në rast se bora bie pandërprerë gjatë natës, ajo duhet të pastrohet në ditën e ardhshme, më së voni deri në orën 9:00 të mëngjesit.

 

Neni 140

Për mbajtjen e pastërtisë dhe higjienës komunale nëpër tregje dhe në objektet e tyre, kujdeset pronari, respektivisht shfrytëzuesi i tregjeve.

 

Neni 141

Tregjet duhet të mbahen në gjendje të rregullt dhe të pastër. Çdo ditë, pas mbarimit të kohës së punës, ato duhet të pastrohen mirë, të lahen dhe të të kthehen në gjendje të rregullt.

 

Neni 142

Ndërmarrja e cila i menaxhon tregjet, është e obliguar që në të gjitha tregjet të sigurojë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm, furnizim të rregullt për freskimin e prodhimeve dhe pastrimin e tregjeve, si dhe të ndërtojë numrin e caktuar dhe të nevojshëm të kabinave të nyjave sanitare, të cilat duhet të pastrohen dhe të mirëmbahen rregullisht, dhe të vihet numri i mjaftueshëm i enëve dhe kontejnerëve për mbeturina dhe fundërrina, të cilat duhet të pastrohen rregullisht.

 

Neni 143

Ndalohet:

  1. a)         Pastrimi i tregut dhe i vendeve për shitje, gjatë kohës së zhvillimit të afarizmit në treg;
  2. b)         Çdo shitje e mallit dhe e gjërave tjera ushqimore, jashtë vendit të caktuar për këtë qëllim;
  3. c)         Shitja dhe ekspozimi i mallrave në vendet dhe hapësirat në afërsi të tregut, që do të pengonte qasjen dhe qarkullimin e lirë të blerësve në hapësirat para tregut dhe në hyrje të drejtpërdrejtë të tregut, të cilat në çdo kohë duhet të jenë të lira për kalimtarë, blerës dhe trafikun e automjeteve dhe të mjeteve tjera;
  4. d)        Ekspozimi i mallrave në kundërshtim me kushtet e parapara në pikat 2

dhe 3 të këtij neni, dhe si pasojë bëhet konfiskimi i tyre nga ana e Inspektoratit.

 

Neni 144

Në hapësirat e tregut ku bëhet shitja e kafshëve, duhet të sigurohet sasia e mjaftueshme e ujit higjienik për pije dhe ujit për kafshë, si dhe të ndërtohen nyja sanitare, me numër të caktuar të kabinave, të ndërtohen vendet për lidhjen e kafshëve dhe vendosjen e enëve për grumbullimin e mbeturinave dhe të fundërrinave. Hapësira e tregut pas çdo dite pune në treg, duhet të pastrohet mirë nga plehu dhe nga fundërrinat tjera.

 

Neni 145

145.1   Hapësira e tregut për shitjen e materialit për ngrohje (dru dhe thëngjill), si dhe produkteve tjera nga druri, për shitjen e gëlqeres dhe të prodhimeve të ngjashme, duhet të mbahet në rregull, në gjendje të pastër dhe pas çdo dite pune në treg, duhet të pastrohet pas mbarimit të orarit të punës.

145.2   Ndalohet shitja e prodhimeve të theksuara – materialit, jashtë hapësirës së

tregut të caktuar për këto destinime.

 

Neni 146

Në sipërfaqe publike ndalohet:

  1. a)         Hedhja e mbeturinave jashtë shportave dhe enëve për mbeturina, ose krijimi i papastërtisë në sipërfaqe publike në mënyra tjera;
  2. b)         Prerja dhe copëtimi i drunjve, grimcimi i thëngjillit dhe materialit tjetër,   me përjashtim në parcela të zbrazëta, nëse për këtë ekziston leja për  ndërtim të ndërtesave banesore dhe të tjera;
  3. c)         Larja e të gjitha mjeteve motorike, rrobave dhe lëndëve të tjera;
  4. d)        Meremetimi i automjeteve dhe kryerja e veprimtarive zejtare;
  5. e)         Lëvizja e automjeteve në të cilat është grumbulluar balta dhe papastërti tjetër;
  6. f)          Lëvizja e automjeteve, të cilat nuk janë siguruar nga materiali derdhës që transportohet, ose automjeteve që mundësojnë përhapjen e gazrave gjatë transportimit (fekalet) dhe materialit tjetër me erë kundërmuese, përveç lëndës së asfaltit;
  7. g)         Lirimi  dhe shpërndarja e ujit fundërrinor dhe ndyrësirave tjera në sipërfaqe publike, në oborret fqinje dhe në korridoret e përbashkëta, ose të hidhen në ato sipërfaqe dhe të mbahen mbeturinat e të ngjashme;
  8. h)         Lëvizja e kafshëve dhe e shpezëve;
  9. i)          Kryerja e nevojës së madhe dhe të vogël fiziologjike;
  10. j)          Hapja e enëve me mbeturina (enëve dhe kontejnerëve);
  11. k)         Prishja dhe marrja e lëndëve fundërrinore nga shportat dhe kontejnerët;
  12. l)          Ndezja e mbeturinave nëpër enë dhe në sipërfaqe publike;
  13. m)       Hedhja në enët për mbeturina e këtyre lëndëve: dheut, rërës, ambalazhit, mbeturinave nga kopshtet dhe mbeturina të ngjashme;
  14. n)         Zhvendosja e dyerve dhe mbulesave (kapakëve) nëpër enët për

mbeturina;

  1. o)         Zhvendosja e enëve për mbeturina nga vendet e caktuara, pa lejen e organit për punët komunale;
  2. p)        Përdorimi i enëve për mbeturinat me vëllim mbi 120 litra;
  3. q)         Hedhja e mbeturinave dhe e fundërrinave të tjera jashtë enëve për mbeturina;
  4. r)         Hedhja e thëngjillit të padjegur, të hirit dhe të materialit tjetër ndezës në enët për mbeturina (kontejnerë);
  5. s)         Rrjedhja e ujit nga krojet në oborr, rrugë dhe oborre të huaja;
  6. t)          Mbajtja në gjendje jo të rregullt e hidrantëve për ujë nëpër rrugë;
  7. u)        Ndalimi i automjeteve ose qerreve tërheqëse pranë enëve për mbeturina, kontejnerëve, trotuareve, skvereve, sipërfaqeve të gjelbra etj;
  8. v)         arkimi i të gjitha mjeteve motorike dhe të mjeteve tërheqëse nëpër trotuare;P
  9. z)         Vendosja e tavolinave dhe karrigeve nëpër trotuare;
  10. y)         Mbajtja e papastërtisë në hapësirën ku bëhet pastrimi i veshmbathjeve;
  11. i)          Mbajtja e mbeturinave dhe fundërrinave nëpër enët, të cilat nuk i plotësojnë kushtet për këtë qëllim;
  12. ii)        Shtrirja e armaturës dhe lidhja për shtylla dhe drunj për t’i drejtuar ato në sipërfaqe publike, rrugë dhe trotuare;

iii)       Dalja me automjete të ndotura nga vendi ndërtimor dhe nga sipërfaqet tjera të ngjashme në sipërfaqe publike të trafikut publik.

 

Neni 147

Në territorin e qytetit dhe në paralagje, ndalohet:

  1. a)         Nxjerrja e materialit ndërtimor, eksploatimi i fraksioneve të gurit nga prerjet e tullave skaj rrugëve publike e të ngjashme;
  2. b)         Lëshimi ose përcjellja e ujit fekal nga gropat e nyjave sanitare, si dhe mbeturinat e gropave septike nëpër kopshte, kanale, lumenj, rrugë dhe në oborre fqinje;
  3. c)         Hedhja dhe derdhja nëpër oborre ose para hapësirave të ndërtesave banesore, e mbeturinave, fekaleve, ujit dhe dëmtimi në çfarëdo  mënyre i kushteve higjienike të qytetarëve të tjerë ose të banuesve;
  4. d)        Dhënia e ujit kafshëve nëpër krojet publike;
  5. e)         Hedhja dhe mbulimi i kafshëve dhe shpezëve të ngordhura jashtë varrezave të destinuara për kafshë;
  6. f)          Braktisja ose lidhja e mjeteve tërheqëse në vendet në të cilat nuk janë caktuar për këto qëllime;
  7. g)         Prodhimi me dorë i tjegullave, tullave dhe përpunimi i gëlqeres.

 

Neni 148

Në gjithë territorin e Komunës rreptësishtë ndalohet:

  1. a)         Djegia e gomave, vajrave motorike, plastikës, pesticideve, barnave dhe të gjitha mbeturinave tjera toksike;
  2. b)                 Hedhja e vajrave motorike, pesticideve, barnave dhe substancave tjera toksike në sipërfaqe të tokës, në ujë dhe në kanalizim.

 

Neni 149

Për shërbimet të cilat i janë besuar ndërmarrjes për pastrimin e rrugëve të shtruara, largimin e borës dhe të akullit, transportimin dhe deponimin e tyre në sipërfaqe, në pajtim me këtë Rregullore, i takon kompensimi në lartësinë dhe në kushtet të cilat përcaktohen me kontratë dhe me tarifën e lejuar.

 

 

Neni 150

150.1   Gjatë kryerjes së mbikëqyrjes së drejtpërdrejtë, inspektori ka të drejtë të ndalë automjetin, i cili transporton mallra, material ndërtimor, material fundërrinor, dru, thëngjill etj.

150.2   Ndalimin e automjeteve në fjalë inspektori e bënë me paraqitjen e shenjës për komunikacion – “ndalohet trafiku në të dy drejtimet”, në të cilin shkruan “STOP INSPEKTORATI”, vozitësit e automjeteve janë të obliguar t’i ndalin automjetet në këtë rast dhe duhet t’i ofrojnë shënimet që kërkohen nga inspektorët.

150.3  Ndalimi i automjeteve nga paragrafi 2 i këtij neni, nuk guxon të kryhet nëpër

vende ku do të shkaktohet rrezikimi për sigurinë në trafik.

 

III. MBIKËQYRJA

Neni 151

Mbikëqyrjen e zbatimit dhe respektimit të dispozitave të kësaj Rregulloreje, e kryejnë organet kompetente të Administratës Komunale.

 

  1. DISPOZITAT NDËSHKUESE

 

Neni 152

Ndërmarrjet e autorizuara për mbajtjen e pastërtisë, higjienës komunale dhe gjelbërimit, ndërmarrjet punuese, shkollat ose personat e tjerë juridikë, do të ndëshkohen me dënim në shumën prej 100 € deri 1000 €, nëse nuk u përmbahen dispozitave dhe masave, gjegjësisht:

  1. a)         Nëse nuk e kryejnë pastrimin e të gjithë mbledhësve të ujit dhe të pusetave për ujin atmosferik, së paku dy herë në vit (neni 5);
  2. b)         Nëse nuk sigurojnë për konsumatorë sasinë e mjaftueshme të ujit higjienik dhe të rregullt (neni 8);
  3. c)         Nëse nuk e pengon çdo derdhje të tepër të ujit (neni 30);
  4. d)        Nëse nuk e kryen pastrimin e rregullt të mbledhësve të ujit dhe të pusetave për kanalizimin atmosferik dhe fekal, në mënyrë që në çdo kohë të mund t’i përgjigjet destinimit të vet (neni 33),
  5. e)         Pas kryerjes së punëve të ujësjellësit dhe të kanalizimit, të cilat ajo i kryen, dhe nuk e kthen gjendjen në terren ashtu si ishte më parë (neni 34);
  6. f)          Nëse nga rrugët, trotuaret dhe sipërfaqet publike nuk e largon materialin e tepërt, në afatin e paraparë me vendimin nga ana e organit kompetent (neni 35);
  7. g)         Nëse i shfrytëzojnë sipërfaqet e gjelbra jashtë suazave të tyre pa lejen e organit kompetent (neni 46);
  8. h)         Nëse nuk i eviton dëmet në rrugët e trafikut, trotuaret dhe nëse terrenin nuk e kthen në gjendjen e mëparshme, të rregullt (neni 56);
  9. i)          Nëse gjatë shfrytëzimit të trotuarit, rrugës dhe sipërfaqes tjetër publike vjen deri te dëmtimi i tyre (neni 61);
  10. j)          Nëse kryen ndonjë veprim të ndaluar (nenin 69);
  11. k)         Nëse nuk vepron në pajtim me nenin 71;
  12. l)          Nëse nuk vepron sipas dispozitave të parapara të nenit 78 dhe 79;
  13. m)       Nëse nuk vepron sipas dispozitave të parapara të nenit 81;
  14. n)         Nëse nuk e kryen aranzhimin profesional të artikujve nëpër vitrina, nuk i shkruan çmimet e artikujve me material të njëjtë, nuk e paraqet me shkrim orarin e punës (neni 84),
  15. o)         Nëse vërtetohet nga ana e organit kompetent dhe vlerësohet se rrëmihja dhe evitimi i prishjes nga neni 110, paragrafi 1, nuk ka qenë i natyrës urgjente (neni 110);
  16. p)        Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 112;
  17. q)         Nëse, kur bie borë, nuk vepron në mënyrën e paraparë me nenin 139, shkronjat: a, b dhe c,
  18. r)         Mbështetur në nenet, nga 5 deri 22 dhe nenet: 30, 33, 34, 35, 46, 56, 61, 69, 71, 81, 87, 110, 112 dhe 141 të kësaj Rregullore, do të dënohen për kundërvajtje, me të holla në shumën prej 50 €, edhe personi përgjegjës në ndërmarrjen e autorizuar për mirëmbajtjen e higjienës komunale dhe gjelbërimit, ndërmarrja punuese, organi shtetëror, organizata, shkolla apo personi tjetër juridik, nëse kundërvajtja është bërë si rezultat i veprimit apo mosveprimit të tij.

 

Neni 153

153.1   Ndërmarrja për mbajtjen e pastërtisë, higjienës komunale dhe gjelbërimit, ndërmarrja punuese, organizata, organi shtetëror, shkolla dhe personi tjetër juridik, do të ndëshkohet për kundërvajtje, me dënim në shumë prej 100 € deri 800 €, nëse nuk u përmbahet masave të përcaktuara me këto nene, gjegjësisht:

  1. a)        Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e parapara të nenit 11 dhe 12;
  2. b)         Për shkak të kyçjes pa leje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit (neni 17);
  3. c)         Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 22 dhe 36;
  4. d)        Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e neneve: 47, 48, 49, 50, 52, 53, 57 dhe 60;
  5. e)         Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e neneve: 70, 72, 73, 75 dhe 76;
  6. f)          Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 80, shkronjat: a, b dhe c dhe të nenit 82;
  7. g)         Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 66, paragrafi 1 dhe 2;
  8. h)         Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e neneve:  86, 88 dhe 90;
  9. i)          Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat nenit 94 dhe nenit 95, shkronjat: a, b, c dhe d;
  10. j)          Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 96;
  11. k)         Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 119;
  12. l)          Nëse nuk iu përmbahet masave të përcaktuara me nenet: 111, 112, 113, 114, dhe 117;
  13. m)       Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e parapara me nenin 123,
  14. n)         Nëse nuk sillet në pajtim me nenet: 124 dhe 125;
  15. o)         Nëse nuk e bën shpëlarjen e rrugëve dhe pastrimin, në pajtim me kontratën në mes të organeve përkatëse të Administratës Komunale dhe ndërmarrjes punuese kompetente (nenet: 130,131);
  16. p)        Nëse nuk e siguron numrin e mjaftueshëm të enëve speciale dhe kontejnerëve për grumbullimin e mbeturinave nga të gjitha hapësirat punuese dhe sipërfaqet e lira (neni 134);
  17. q)         Nëse vepron në kundërshtim me nenet: 136 dhe 137;
  18. r)         Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 139;
  19. s)         Nëse nuk e bën pastrimin e sipërfaqeve publike para vendeve ndërtimore, nëse nuk e spërkat materialin e grimcuar gjatë rrënimit, në mënyrë që të mos ngjitet pluhuri (neni 142);
  20. t)          Nëse bie ndesh me masat e përcaktuara në nenin 140;
  21. u)        Nëse nuk vepron në mënyrën e paraparë sipas neneve: 144 dhe 145, pas rënies së borës;
  22. v)         Nëse nuk iu përmbahet masave të përcaktuara me nenet: 146,147,148 dhe 149;
  23. y)         Nëse nuk e respekton nenin 150;

153.2   Mbështetur në nenin 153.1, shkronjat: k, l, m, n, o dhe p, do të dënohet për

kundërvajtje me shumën prej 50 € deri 250 €, personi përgjegjës në ndërmarrjen

e autorizuar për mirëmbajtjen e higjienës dhe personi tjetër juridik, në rast se

kundërvajtja është bërë për shkak të veprimit apo mosveprimit të tij.

 

Neni 154

Qytetari – personi dhe pronari i punëtorisë, i cili merret me veprimtari ekonomike ose me veprimtari zejtare, do të dënohet për kundërvajtje, me dënim në të holla në shumë prej 100 € deri 500 €, nëse nuk iu përmbahet masave të përcaktuara nga këto pika, gjegjësisht:

  1. a)         Nëse bën kyçje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit pa lejen përkatëse (neni 17);
  2. b)         Nëse bën ndonjërën prej veprimeve të ndaluara nga neni 36, shkronjat: a, b, c, d, e, f, g, dhe h;
  3. c)         Nëse bën ndonjërin prej veprimeve të parapara sipas nenit 53, paragrafët:

nga 1 deri 18;

  1. d)         Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 61;
  2. e)         Nëse vepron në kundërshtim me nenin 62, paragrafët: 3, 4 dhe 5;
  3. f)         Nëse nuk iu përmbahet masave të përcaktuara me nenet: nga 70 deri 77;
  4. g)         Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e neneve: 78, 79, dhe 80;
  5. h)         Nëse nuk vepron në bazë të Aktvendimit të organit të Administratës-Drejtorisë së Inspektoratit, respektivisht nëse nuk i eviton mungesat në afatin e caktuar (neni 81);
  6. i)          Nëse nuk e eviton rrezikun nga rrënimi i objekteve, i cili paraqet rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve, të objekteve fqinje dhe sigurinë në trafik (neni 82);
  7. j)          Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e neneve: 86,87,88 dhe 89;
  8. k)         Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 103;
  9. l)          Nëse nuk e bën dezinfektimin e nyjave sanitare dhe gëlqerosjen e tyre të paraparë me nenin 101;
  10. m)        Nëse bën ndonjërin prej veprimtarive të ndaluara sipas nenit 95;
  11. n)         Nëse nuk iu përmbahet masave të caktuara nga nenet: 111, 112, 113, 114 dhe 117;
  12. o)         Nëse bën ndonjërin prej veprimeve që bie ndesh me nenin 126;
  13. p)         Nëse nuk iu përmbahet masave të përcaktuara në nenin 141;
  14. q)         Nëse nuk respektohen dispozitat e neneve: 144 dhe 145;
  15. r)          Nëse kryen ndonjërën prej veprimeve të ndaluara në bazë të nenit 149,

paragrafi 1, respektivisht nga pika 1 deri në pikën 27;

 

Neni 155

Qytetari, individi dhe pronari i punëtorisë zejtare, i cili merret me ekonominë e pavarur ose me veprimtarinë zejtare, do të dënohen për kundërvajtje, me dënimin në të holla në shumën prej 50 deri 500 €, nëse nuk iu përmbahet dispozitave dhe masave të parapara sipas këtyre neneve, gjegjësisht:

  1. a)         Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 35;
  2. b)         Nëse i shfrytëzon sipërfaqet publike të gjelbra jashtë destinimeve të tyre themelore pa leje nga organi kompetent (neni 46);
  3. c)         Nëse bën ndonjërin nga veprimet e ndaluara në bazë të nenit 57, shkronjat: a dhe b;
  4. d)         Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 60;
  5. e)         Nëse bën ndonjërin prej veprimeve të ndaluara në bazë të nenit 70, shkronjat: a dhe b;
  6. f)         Nëse nuk iu përmbahet masave të përcaktuara në nenin 78;
  7. g)         Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e neneve 81 dhe 82;
  8. h)         Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 93;
  9. i)          Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e neneve: 94, 95;
  10. j)          Nëse nuk e kthen terrenin në gjendjen e mëparshme, të rregullt, në sipërfaqen e rrëmihur të paraparë sipas nenit 111;
  11. k)         Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e neneve: 122,123 dhe 126;
  12. l)          Nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e neneve: 129,132 dhe 133;
  13. m)        Nëse nuk iu përmbahet masave të përcaktuara sipas nenit 140;
  14. n)         Nëse nuk iu përmbahet masave të përcaktuara nga nenet: 145 dhe 146;
  15. o)         Nëse bën ndonjërin prej veprimeve të ndaluara sipas nenit 149, shkronjat: b dhe c;
  16. p)         Nëse bën ndonjërin prej veprimeve të ndaluara sipas nenit 150, shkronjat: a, b, c, d, e, f dhe g.

 

Neni 156

Për kundërvajtjet e caktuara me këtë Rregullore, të cilat i bëjnë personat e moshës jomadhore, gjegjësisht të rinjtë, do to dënohen me gjobë prindërit e tyre, respektivisht kujdestarët.

 

Neni 157

Për shkaktimin e kundërvajtjes sipas neneve: 36, 53, 59, 69, 87, 88, 103, 104, 105, 121, 122, 123, 124, 126, 127, 128, 129, 144, 145, 146, 147, 149 dhe 150, Inspektorët Komunalë kanë autorizime të shqiptojnë dënime (gjoba) mandatore, në shumë prej 25 € deri 100 €, për individët dhe personin përgjegjës, kurse personin juridik dhe individin në kryerjen e veprimtarisë së pavarur, në shumën 100 €.

 

  1. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

 

Hyrja në fuqi

 

Neni 158

Kjo Rregullore shfuqizon Rregulloren Nr. 551, të datës 12.12.2001 dhe hyn në fuqi në ditën e miratimit nga Kuvendi i Komunës së Fushë-Kosovës.

 

 

KUVENDI I KOMUNËS SË FUSHË-KOSOVËS

 

 

KRYESUESI I KUVENDIT TË KOMUNËS

Jakup Tërnava

______________

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA

REPUBLIC OF KOSOVA

 

KOMUNA E FUSHË –KOSOVËS / OPŠTINA KOSOVO-POLJE/

MUNICIPALI TY OF FUSHË-KOSOVË ,KOSOVO POLJE

_______________________________________________________________________

 

Në bazë të dispozitave ligjore të nenit 12.2, shkronja (c), 17 shkronja (h) të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, dispozitave ligjore të Ligjit për Arsimin Parashkollor Nr.02/L-52, Udhëzimit Administrativ Nr.6/2008 të MASHT-it dhe nenit 12.1, shkronja (ë), 13.6 shkronja (c), të Statutit të Komunës së Fushë-Kosovës Nr.56, të datës 29.04.2010, Drejtoria për Arsim, Kuvendit të Komunës i propozon për miratim këtë:

 

PROJEKT-RREGULLORE

Për punën e Institucioneve për Arsim Parashkollor në Komunën e Fushë-Kosovës

 

Neni 1

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

 

Me këtë Projekt-Rregullore përcaktohen punët dhe detyrat në Institucionet Parashkollore publike në Komunën e Fushë-Kosovës.

 

Neni 2

 

Veprimtaria e çerdheve është me interes të posaçëm shoqëror në procesin edukativo-arsimor për nevojat e zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi dhe të personalitetit të fëmiut në zhvillimin intelektual, fizik, moral dhe estetik te fëmijët parashkollor.

 

Neni 3

Pozita juridike e Institucioneve Parashkollore

 

Emrin e institucioneve parashkollore në Komunën e Fushë-Kosovës e cakton Komuna,

të cilat në tekstin e mëtejmë do të shënohen me shkurtesën ‘IEAP’.

 

Neni 4

 

Veprimtaria themelore e IEAP është edukimi i fëmijëve prej moshës 9-të muajsh deri në shkollën fillore.

 

Neni   5

 

5.1       Në veprimtarinë e saj IEAP përdor vulën e rrumbullakët dhe vulën katrore.

5.2       Teksti i vulave është i përcaktuar në nenin 3 të kësaj Rregulloreje, me tekst në gjuhën shqipe dhe serbe, madhësia e vulës së rrumbullakët është 35mm.

 

Neni 6

Veprimtaria themelore

 

Institucionet parashkollore u sigurojnë fëmijëve qëndrim tërëditor të moshës prej 9 muajshe deri në fillim të shkollimit fillor për:

 

  1. a) Fëmijët e prindërve të punësuar,
  2. b) Fëmijët e prindërve me raste sociale, sipas udhëzimit administrativ.

 

Neni   7

 

Fëmijëve me qëndrim ditor në çerdhe u sigurohet edukimi dhe arsimi duke zbatuar metodat me bashkëkohore: kujdesin, ushqimin, mbrojtjen shëndetësore dhe zhvillimin psiko-fizik të tyre.

 

Neni 8

 

8.1       Prindërit, të cilët me kërkesën e tyre vendosin fëmijët në çerdhe, janë të obliguar që të paguajnë (participojnë) për kompensimin e shpenzimeve si dhe të lidhin kontratë ndërmjet prindit dhe institucionit.

8.2       Komuna i ngarkon prindërit me pagesë për përballimin e shpenzimeve si:

  1. a) Për shujtë ose ushqime të tjera për fëmijët të cilët qëndrojnë në çerdhe dhe
  2. b) Shpenzimeve tjera të arsyeshme të kësaj natyre që kontribuojnë për

përkujdesje direkte të fëmijëve.

 

Neni 9

 

9.1            Lartësia e pagesës (participimit) për qëllime të shënuara më lart është 45€ në muaj

për një fëmijë.

9.2      Kriteret tjera për përcaktimin e pagesës i përcakton Komuna me akt të veçantë.

 

Neni 10

 

10.1        Kur Komuna parasheh pagesat (participimet), obligohet çerdhja që të paraqes me

shkrim planin e këtyre pagesave.

10.2        Plani duhet të përmbaj të gjitha llojet e pagesave të parapara me një përshkrim të

shkurtër të të gjitha kategorive të shpenzimeve.

10.3        Tarifa (çmimorja) duhet të publikohet nga organet e Komunës dhe një kopje duhet të vendoset në tabelën e shpalljeve publike në ndërtesë të Komunës dhe në Institucionin Parashkollor, përmes së cilës do të njoftohen prindërit dhe të interesuarit e tjerë.

 

Neni 11

 

Për çdo pagesë të bërë nga ana e prindërve duhet që:

  1. a)         Personit (prindit) t’i jepet fatura me numër rendor, ku duhet specifikuar:

emrin e mbiemrin e paguesit, shumën që duhet paguar, datën e pagesës, qëllimin e pagesës;

  1. b)         Të gjitha pagesat (fondet) e pranuara duhet të depozitohen në llogari zyrtare të Komunës (Neni 13. pika 4 LMFPP);
  2. c)         Për të mirat materiale ushqimore ose joushqimore që do të përdoren për fëmijë dhe të cilat duhet të mbahen në depo, evidenca duhet të mbahet në mënyrë materiale (në copë) dhe financiare.

 

 

 

Neni 12

 

Të hyrat nga participimi i prindërve nuk mund të përdoren për qëllime të tjera si: pagesat plotësuese, kompensime, hua, mirënjohje, etj.

 

 

 

Neni 13

  1. ORGANET E INSTITUCIONEVE PARASHKOLLORE

 

Në institucionet parashkollore funksionojnë:

  1. a)         Organet qeverisëse;
  2. b)         Organet profesionale dhe
  3. c)         Këshilli i prindërve.

 

Neni 14

Organet Qeverisëse

 

Organe Qeverisëse janë:

  1. a)         Drejtori dhe
  2. b)         Këshilli i IEAP

 

Neni 15

 

Drejtori menaxhon punën e institucionit. Është përgjegjës për zbatimin e ligjshmërisë, organizim të punës, përgatitjen e programit të punës dhe udhëheq dokumentacionin dhe evidencën përkatëse.

 

Neni 16

 

16.1     Drejtori i institucionit zgjedhet dhe shkarkohet nga Drejtoria e Arsimit – Kuvendi i Komunës.

16.2     Rekrutimi i punëtorëve të çerdhes bëhet nga Drejtoria Komunale e Arsimit.

 

Neni 17

Kushtet për zgjedhjen e Drejtorit

 

Drejtori i IEAP zgjedhet përmes konkursit për të cilin kandidati duhet t’i përmbushë këto kushte:

  1. a)         Të ketë të kryer Fakultetin Filozofik,
  2. b)         Fakultetin e Edukimit ose SHL për edukator,
  3. c)         Të ketë 3 vjet përvojë pune në profesion,
  4. d)         Të mos ketë pengesa juridike.

 

Neni 18

Këshilli i IEAP

 

Këshilli i IP përbëhet prej 7 anëtarëve që caktohen me mandat 3 vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje:

  1. a)         Tre nga institucioni, (motër edukatore dhe edukatore), të cilët i zgjedhin nga personeli i edukatoreve dhe motrave edukatore,
  2. b)         Dy i emron Drejtoria e Arsimitdhe
  3. c)         Dy nga Këshilli i Prindërve të cilët i zgjedhin nga prindërit e fëmijëve.

 

Neni 19

 

19.1     Kryetari zgjedhet nga radhët e këshillit me mandat 3 vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes. Zgjedhja bëhet me aklamacion,

19.2     Kryetari i Këshillit udhëheq mbledhjet dhe i nënshkruan të gjitha aktet që dalin

nga Këshilli.

19.3     Drejtori i IEAP është sekretar i këshillit, cakton rendin e ditës, merr pjesë në mbledhje, e ndihmon punën e këshillit, por nuk ka të drejtë vote.

19.4     Këshilli nxjerr Rregulloren për punën e vet.

 

Neni 20

Organet Profesionale

 

Organet profesionale në IEAP janë:

  1. a)         Aktivi i edukatoreve dhe
  2. b)         Aktivi i motrave edukatore

 

Neni 21

Aktivi i edukatoreve

 

21.1     Aktivin e edukatoreve e përbëjnë Drejtori dhe edukatoret.

21.2     Drejtori udhëheq punën e aktivit të edukatoreve, konvokon mbledhjet sipas nevojës dhe udhëheq procesverbalin. Ky aktiv ka për detyrë tëbëjë planprogramet, në mënyrë që të bëjë përparimin dhe zbatimin e metodave më bashkëkohore për punën edukativo-arsimore.

 

Neni 22

Aktivi i Motrave Edukatore

 

22.1     Aktivin e motrave edukatore e përbëjnë Drejtori dhe motrat edukatore.

22.2     Drejtori udhëheq punën e aktivit, konvokon mbledhjet sipas nevojës dhe udhëheq procesverbalin. Ky aktiv ka për detyrë të bëjë planprogramet, në mënyrë që të bëjë përparimin dhe zbatimin e metodave më bashkëkohore për punën në përkujdesjen e fëmijëve në ngritjen e aftësive psiko-fizike në zhvillimin e të shprehurit të fëmijëve në ushqim dhe në mbrojtjen shëndetësore.

Neni 23

 

Ritmi i punës gjatë ditës, për shkak të specifikave të punës në çerdhe, është planifikuar sipas orarit lëvizës, me qëllim të përmbushjes sa më të mirë të nevojave të fëmijëve.

Fëmijët ushqehen 3 herë në ditë, organizohet fjetja, realizohet procesi edukativo-arsimor, i programuar për të gjitha grupmoshat.

 

Neni 24

 

Për të kalkuluar numrin e motrave edukatore ose të edukatoreve, që duhet të punojnë në institucionin parashkollor, me qëndrim tërëditor, parashihen grupmoshat e fëmijëve:

  1. a)         Një motër edukatore me 5 e më tepër fëmijë të grupmoshave prej 9 muajsh deri në

3 vjet dhe

  1. b)         Kopshti – është një edukatore me 10 e më tepër fëmijë të grupmoshave prej 3 vjet deri në 6 vjet.

 

Neni 25

Këshilli i Prindërve

 

25.1          Këshilli i prindërve është organ i cili konstituohet nga të gjithë prindërit të cilët i

kanë fëmijët në çerdhe.

25.2     Me këshillin e prindërve udhëheq Drejtori i IEAP. Këshilli vepron sipas Rregullores për punën e këshillit të prindërve në institucionet parashkollore (çerdhe dhe kopshte).

 

Neni 26

 

Të punësuarit në IEAP përveç Drejtorit janë:

  1. a)         Personeli profesional (motër edukatore dhe edukatore)
  2. b)         Personeli administrativ (zyrtari adminstrativ /kontabilist/furnizues/depoist
  3. c)         Personeli teknik (kuzhinier/servues/enëlarës/shtëpiak/pastrues dhe rojtar.

 

Neni 27

Bashkëpunimi me prindër

 

Me qëllim të realizimit të detyrave të veta, IEAP krijon bashkëpunimin e përhershëm me prindërit, kujdestarët, si shfrytëzues të shërbimeve.

 

Neni 28

 

28.1     Bashkëpunimi me prindër realizohet nëpërmes të mbledhjeve në grupe dhe të kontaktit individual të prindërve me personelin profesional dhe përgjegjës.

28.2     Në mbledhjen e prindërve shqyrtohen këto detyra:

  1. a)         Orari i punës së IEAP;
  2. b)         Regjimi i ditës – ditimi i fëmijëve – propozimi i kompensimit të shpenzimeve të ushqimit për fëmijë;
  3. c)         Çështjet tjera me rëndësi për zhvillimin, përparimin, edukimin dhe shëndetin e fëmijëve.

 

 

 

 

 

Neni 29

 

Të drejtat e prindërve janë:

  1. a)         Të japin vërejtje në punën e edukatoreve dhe të motrave edukatore në lidhje me edukimin dhe kujdesin jo të plotë ndaj fëmijëve të tyre;
  2. b)         Të marrin pjesë dhe të njihen me punën dhe organizimin e ditimit të fëmijëve-regjimin e ditës;
  3. c)         Të kenë në dispozicion mënyrën e ushqimit;
  4. d)         Prindërit vërejtjet e tyre me shkrim ose me gojë i shprehin dhe ia paraqesin Drejtorit të IEAP ose në mbledhjen e prindërve.

 

 

Neni 30

 

Për realizimin e bashkëpunimit të duhur me IEAP, prindërit janë të obliguar:

  1. a)         Që t’i përgjigjen ftesës së Drejtorit, edukatores dhe motrës edukatore në lidhje me edukimin dhe kujdesin e fëmijëve;
  2. b)         Që me rregull të merr pjesë në mbledhjen e prindërve;
  3. c)         Që me rregull të paguaj kompensimin për ushqimin e fëmijëve;

ç)         Që me ndërgjegje të kryej detyrën e prindit në lidhje me zhvillimin e veprimtarisë në IEAP;

  1. d)         Që të merr pjesë në anketë në lidhje me paraqitjen e pyetjeve të caktuara për fëmijë dhe në IEAP.

 

Neni 31

III. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

 

Për zbatimin e kësaj Rregulloreje do të kujdeset Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Drejtoria për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim.

 

Neni 32

 

Kjo Rregullore hyn në fuqi në ditën e miratimit nga Kuvendi i Komunës.

 

Nr.___dt:_______2011                                              Kryesuesi i Kuvendit të Komunës

Drejtoria për Arsim                                                              _______________

Komuna e Fushë-Kosovës                                                    Jakup Tërnava