Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim Për Qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës

2022/06/28 - 6:05

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës dhe më gjerë se rruga  “DARDANIA”, përkatësisht rruga nga Shkolla “Mihal Grameno” deri te rruga “Pajazit Islami”,  do të mbyllet për lëvizjen e veturave në këtë periudhë kohore:

Data: 01.07.2022 – 31.07.2022

Ora 20:00 – 24:00

Arsyeja e mbylljes së këtyre rrugëve është që  të shfrytëzohet shëtitorja vetëm për qytetarët dhe e njëjta nuk mund të përdoret për veturat.

Luten qytetarët që frekuentojnë në këtë interval kohorë të kenë konsideratë ndaj policisë të cilët do të kujdesën për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë.

Në të gjitha kryqëzimet e rrugëve dhe kënde të rrugëve do të jenë të vendosura shenjat orientuese të komunikacionit për hyrje-dalje!

Faleminderit për mirëkuptim!