Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim rreth furnizimit me energji elektrike

2020/12/29 - 9:23

Qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës këto ditë po ballafaqohen me mungesë të madhe të energjisë elektrike.
Ne si Komunë e ndiejmë këtë problem bashkë me qytetarët tanë, andaj ka disa ditë që kemi kontaktuar me zyrtarë të lartë të KEDS-it duke bërë edhe presion që ky problem të zgjidhet sa më shpejt.
Në arsyetimin e zyrtarëve të KEDS-it thuhet se shkaktar i mungesës së energjisë elektrike janë defektet si dhe mos-harmonizimi i pajisjeve teknike.
KEDS-i është i obliguar që të informojë opinionin publik lidhur me mungesën kaq të gjatë të energjisë elektrike, siç është rasti me qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës.
Zëvendëskryetari i Komunës, z.Fadil Krasniqi, ka kontaktuar në vazhdimësi zyrtarë të lartë të KEDS-it duke marrë konfirmimin e tyre se që nga sot situata do të normalizohet dhe qytetarët do të kenë furnizim të rregullt me energji elektrike.