Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19

2021/06/09 - 10:52

Të nderuar banorë të komunës së Fushë-Kosovës, ju njoftojmë se regjistrimi i qytetarëve të interesuar për vaksinim kundër COVID-19, duke filluar nga data 09.06.2021 nuk do të bëhet përmes telefonave kontaktues të shpallur më herët. Tani e tutje qytetarët e interesuar për vaksinim duhet të regjistrohen përmes platformës online:

eKosova duke klikuar në linkun https://ekosova.rks-gov.net/  dhe krijoni llogarinë tuaj duke klikuar mbi “Regjistrohu” dhe duke plotësuar fushat që kërkohen, si: Numri personal, numri i telefonit, email adresa dhe fjalëkalimi i cili duhet të jetë ndryshe nga fjalëkalimi i email-it.

Po ashtu edhe qytetarët që janë regjistruar në QKMF, e që nuk janë vaksinuar deri më tani, iu rekomandojmë të regjistrohen përmes platformës eKosova. Deri në fillimin e vaksinimit të qytetarëve në masë, varësisht nga numri i vaksinave në dispozicion, ne do të vazhdojmë vaksinimin e këtyre qytetarëve sipas regjistrave ekzistues.

Për terminin e vaksinimit do të njoftoheni përmes telefonit.