Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Organizohet ndeshja e parë zyrtare në Kosovë në kampionatin e Kosovës së Ragbit për meshkuj

2019/04/14 - 4:40

Sot, në fushën e blertë të fshatit Sllatinë të Madhe, në një atmosferë të këndshme e festive u zhvillua ndeshja e parë zyrtare e lojës ‘Rugby’ në mes të Prishtinës dhe Shkupit.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha meqë rast shprehu mirënjohje për Ambasadorin e Britanisë së Madhe Ruairí O’Connell për organizimin e kësaj ngjarjeje në Komunën e Fushë-Kosovës.

Kryetari Berisha gjithashtu falënderoi Ambasadorin për promovimin, përkrahjen dhe angazhimin e vazhdueshëm për masivizimin e këtij sporti në vendin tonë.