Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Pako ushqimore për familjet në nevojë

2018/06/04 - 2:44

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe  “Catar Charity” ndan pako ushqimore për familjet e kategorizuara si raste sociale dhe të tjera që nuk janë përfitues të Skemave Sociale por që gjendja ekonomiko – sociale e tyre është e rëndë, përfshirë këtu edhe komunitetet që jetojnë në Komunën e Fushë-Kosovës.

Rreth 600 pako ushqimore të siguruara nga “Catar Charity” zyra në Kosovë, në bashkëpunim me DSHMS dhe QPS  iu ndanë këtyre familjeve në nevojë, këto pako përmbanin: vaj, sheqer, oriz, makarona, llokum, fasule, çaj, erëza dhe kripë.

Komuna e Fushë-Kosovës, nëpërmjet DSHMS, falënderon gatishmërinë e “Catar Charity” për ndihmën e dhënë qytetarëve të Komunës sonë dhe ofron gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen.