Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Pastrimi i Kosovës – Sfida në Sektorin e Mbeturinave

2018/06/01 - 3:36

Gara e Mjedisit të Pastër (CER), e filluar në vitin 2016, si një skemë e bazuar në performancë, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve komunale të mbeturinave në Kosovë, ku komunat, së bashku me ndërmarrjet e tyre publike, konkurruan për mundësinë e përfitimit të investime kapitale, në vlerë prej 3.4 milionë €, për të siguruar një mjedis më të pastër për qytetarët.

Në kuadër të konferencës (Kosovo Sustainable Development Week) KSDW, për çështje të mjedisit sot është realizuar shpërndarja e grandeve për mjedis të pastër.

E renditur si e para, dhe si fitues i kësaj gare, me çmimin e parë, është Komuna e Fushë-Kosovës. Shpërblimin për punën e bërë, në fushën e menaxhimit të mbeturinave, e pranoi Kryetari i Komunës z. Burim Berisha.

Rreth këtij projekti është punuar rreth 2 vite 2016-2017 dhe shuma në vlerë mbi 500,000.00 € pritet të investohet në projektet infrastrukturore në fushën e  menaxhimit të mbeturinave.

Komuna jonë do të vazhdojë të punojë edhe në të ardhmen në këtë fushë dhe do t’i bashkëngjitet edhe fazës së dytë të garës, ku konkurruese do të jenë të gjitha komunat e Kosovës.