Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Pastrohet mbikalimi në magjistralen M9

2020/09/17 - 11:43

Në magjistralen M9, përkatësisht afër shkollës fillore të mesme të ulët “Mihal Grameno” është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i mbikalimit. Ky mbikalim po shfrytëzohet nga qytetarët, e në veçanti nga nxënësit, andaj apelojmë që edhe vetë qytetarët të kenë kujdes dhe të mos e dëmtojnë atë dhe të mos hedhin mbeturina.