2022/06/22 - 9:43
Pastrimi i hapësirave publike ka vazhduar edhe këto ditë. Dje është pastruar rruga “Nënë Tereza” nga rreth-rrotullimi deri të “Stacioni i Hekurudhave”.
Ashtu si edhe deri më tani kërkojmë nga qytetarët që të jenë më të kujdesshëm, ta ruajmë ambientin dhe të kujdesemi të gjithë së bashku duke i vendosur mbeturinat vetëm aty ku e kanë vendin.