Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Përkundër temperaturave të larta vazhdon edhe më tutje përkujdesja ndaj ambientit

2018/08/09 - 3:38

Këto ditë të nxehta gushti kur kemi një frekuentim më të madh të qytetarëve, në veçanti të bashkatdhetarëve, jemi duke punuar me një përkushtim të jashtëzakonshëm në mirëmbajtjen e ambientit duke i dhënë rëndësi eliminimit të pikave ku ka mbeturina si dhe pastrimin nga shkurret dhe barishtet.

Në pjesë të ndryshme të qytetit duke përfshirë parqet, hapësirat para shkollave dhe ambulancave, por edhe rrugë e hapësira nëpër fshatra, ekipet e shërbimeve komunale po punojnë pa ndërprerë vetëm e vetëm që ambienti për rreth të jetë i pastër dhe me sa më pak mbeturina. Edhe kësaj here kërkohet nga qytetarët një vëmendje më e madhe dhe një mobilizim më i madh rreth përkujdesjes për një ambient më ndryshe.