Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Po vazhdon puna për pastrimin e hapësirave publike

2023/05/31 - 12:50

Është bërë pastrimi dhe kositja e barit në rrugën kryesore në Sllatinë të Vogël nga hyrja e fshatit deri tek Fusha e Futbollit në Pisha dhe hapësirat tjera të gjelbërta.

Po ashtu është bërë pastrimi trotuareve nga mbeturinat në disa pjesë të qytetit.

Këto aktivitete janë në vazhdimësi dhe ekipet përgjegjëse do të jenë në terren në të gjitha vendbanimet dhe lokalitetet ku janë hapësirat publike.