Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Po vazhdon puna për pastrimin e hapësirave publike

2023/06/02 - 8:35

Është bërë pastrimi dhe kositja e barit te kalimi mbi hekurudhën në fshatin Nakarad, rrugën e fshatit Lismir dhe janë hequr disa pisha në lagjen Dardania të cilat kanë paraqitur rrezik për qytetarët dhe veturat.

Këto aktivitete janë në vazhdimësi dhe ekipet përgjegjëse do të jenë në terren në të gjitha vendbanimet dhe lokalitetet ku janë hapësirat publike.