Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Portali “Fushë Kosova City” – portal mashtrues dhe dezinformues

2020/06/24 - 4:15

Me datë 22. 06 2020, portali “Fushë Kosova City” ka vazhduar të keq-informoj opinionin publik me të pavërteta duke gënjyer për të gjitha aktivitetet që po zhvillohen në komunën e Fushë Kosovës.

Gënjeshtra e radhës ka të bëjë më këtë semafor i cili është i vendosur në rrugën M9 dhe nuk është në territorin e komunës së Fushë Kosovës. Për këtë shih edhe foton e bashkëngjitur të publikuar nga vetë ky portal.

Komuna e Fushë Kosovës tani ka fakte dhe argumente kështu që do të padisë portalin “Fushë Kosova City” për mashtrimet dhe shpifjet që po i ofron opinionit publik.