2023/03/15 - 11:21
Vazhdon puna në mes të grupeve punuese të Komunës së Fushë Kosovës dhe përfaqësuesëve të Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë “INSI” SH.P.K, për Planin Zhvillimor Komunal për 10 vitet e ardhshme.
Në këtë takim të grupit punues mori pjesë Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, ku ndër të tjera theksoi se ky plan do të jetë baza më e rëndësishme për ta transformuar edhe me tutje zhvillimin e territorit të Komunës së Fushë Kosovës në planin ekonomik, social dhe mjedisor.
E gjitha kjo do të bëhet për të krijuar mundësi të jashtëzakonshme për investime në infrastrukturë, industri, hoteleri, tregti, ndërtimtari, turizëm dhe fusha tjera.