Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Pritje në Zyrën e Kryetarit të Komunës

2022/11/18 - 7:54

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha ka pritur në takim, Klubin Futbollistik “Fushë Kosova” i cili është shpallur kampion vjeshtor në Ligën e parë grupi B. Futbollistëve u prinin Kryetari i  klubit z.Bashkim Ismajli dhe Trajneri z.Burim Shala. Pasi u informua për rrjedhën e gjithë kampionatit, Kryetari Berisha falënderoi  lojtarët dhe udhëheqjen që nuk po ndalen drejt përmbushjes së synimeve të tyre e ai është kthimi sa më shpejt në Superligë. Në fund të bashkëbisedimit Kryetari Berisha u zotua se do të ofroj mbështetje dhe përkrahje edhe në të ardhmen.