Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Pritje në Zyrën e Kryetarit të Komunës

2022/12/21 - 3:13

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha ka pritur në një takim sportistet, Rinesa Osmani, Juniore, kategoria 59 kg, e cila e mban titullin e 5-ta në Kampionatin Botëror të Karatesë, e art në “Youth League Venecia, Itali”, nga liga e të rinjve të organizuar nga Federata Botërore e Karatesë,

Qendresa Ibrahimi, Kadete 54, e treta në “Youth League liga e të rinjve në Qipro”, e bronztë në Kampionatin Ballkanik, Juniore-59 kg,

Njomza Osmani U21+68 kg, medaliste e bronztë Ballkanike dhe Trajnerin Isak Curri.

Kryetari Berisha tha se mbetem i përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka Komuna në dispozicion për t’i mbështetur sportistët e rinjë dhe të suksesshëm në garat ndërkombëtare.