2023/03/16 - 11:44
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha priti në zyrën e tij grupin e kodimit “ROBOTIKËS” nga Shkolla e Mesme e Ulët “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, nën udhëheqjen e Mentorëve znj. Xheva Konjusha dhe z. Betim Ahmeti.
Nxënësit e patën mundësin të bëjnë prezantimin dhe demonstrimin e shpikjes së tyre në mënyrë të suksesshme para Kryetarit Berisha.
Kryetari Berisha tha se mbetem i përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka Komuna në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e diturisë në mënyrë që t’i bëjmë fëmijët më entuziast për shkencë dhe teknologji, dhe gjithashtu t’i inkurajojmë fëmijët të punojnë në grup, kështu duke e zhvilluar të menduarit kritik, dhe zgjedhjen e problemeve në mënyrë kreative.