Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Pritje në zyrën e Kryetarit të Komunës

2023/09/13 - 9:28

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha ka pritur në takim Drejtorin e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Shqiponjat e Medvegjës” z. Selman Rexhepi.

Sfidat me të cilat përballen shqiptarët e kësaj ane, problemet dhe hallet e tyre ishin në fokus të kësaj bisede.

Drejtori i kësaj shoqate z.Rexhepi e falënderoi Kryetarin Berisha për mbështetjen e vazhdueshme të shqiptarëve te Medvegjës.

Kryetari Berisha  tha se  mbështetja do të vazhdoj edhe në të ardhmen.