Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Pritje në zyrën e kryetarit të komunës

2020/09/08 - 1:51

Kryetari i komunës z.Burim Berisha, priti në një takim pune zyrtar të lartë të KRM “PASTRIMI”.  Temë e këtij takimi ishte vazhdimi i fazës së dytë të punimeve në projektin që po realizohet në Pomozotin. Gjatë bisedës u shtrua edhe tema e ripërtrirjes së mekanizmit për bartjen e mbeturinave si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të komunës dhe KRM “PASTRIMI”.