Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Pritje në zyrën e kryetarit të komunës

2021/07/06 - 3:00

Kryetari i komunës z.Burim Berisha priti në një takim vogëlushen 9 vjeçare Lejla Miftari nga Fushë Kosova e cila është nxënëse e Sh.F.M.U. “Mihal Grameno”.

Lejla ka IQ 120 dhe është vlerësuar nga Instituti ATOMI, i cili merret me identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme e që mbështetet edhe nga Ministria e Arsimit.

Kryetari Berisha e uroi atë për të arriturën e sajë dhe i premtoi se do ti qëndroi pranë sa herë që ka nevojë nga institucioni që udhëheqë.

Në takim mori pjesë edhe Lindita Jashanica – Rrahmani, drejtoreshë e Arsimit në komunën e Fushë Kosovës.