Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Pritje në zyrën e kryetarit të komunës së Fushë-Kosovës

2021/07/02 - 9:46

Kryetari i Komunës z.Burim Berisha, priti në takim përfaqësuesit e Organizatës Joqeveritare “Teach For Kosova” me të cilët nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi, i cili synon përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe fuqizimin e mësimdhënësve të rinj në shkollat fillore të mesme të ulëta dhe të larta të komunës së Fushë-Kosovës.

“Teach For Kosova” është një partner i rrjetit global “Teach For All” – me mbi 60 partnerë në të gjithë botën.

Ky program do të jetë dy vjeçar dhe implementimi i tij do të sjellë metodologji të re të mësimdhënies dhe ndryshime pozitive në shkollat e komunës së Fushë-Kosovës.