Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Pritje në zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha

2018/03/15 - 4:24

Për një vizitë punë në Komunën e Fushë-Kosovës qëndroi sot z. Pompeo Tria – President i Kompanisë “Step Impianti” nga Trishta.

Fillimisht ata u informuan për rrjedhat dhe zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Fushë-Kosovës.

Mysafiri nga Triesta shprehu mirënjohjen e tij për pritjen dhe informatat që mori për Fushë-Kosovën duke u ndalur te projekti që z. Tria ofroi për qytetin e Fushë-Kosovës. Në bisedë e sipër ai u ndal te fokusi i këtij projekti i cili ka për qëllim rritjen e jetueshmërisë dhe atraktivitetin e Fushë-Kosovës, duke finalizuar zhvillimin ekonomik të këtij qyteti, i pasur me një histori e traditë  të gjatë që ka karakterizuar ambientin dhe zhvillimin. Z. Tria më tutje tha se: ‘kemi menduar të përqendrojmë vëmendjen tonë tek dukshmëria, me qëllim që të ekzaltojë bukurinë e këtij qyteti e ta bëjmë akoma më tërheqës për turizmin internacional dhe lokal’.

Kryetari Berisha nga ana e tij ofroi bashkëpunim të plotë në realizimin e këtij projekti sa interesant po aq edhe tërheqës për Fushë-Kosovën.