Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Pritje në zyrën e kryetarit të komunës z.Burim Berisha

2021/04/08 - 3:19

Me rastin e ditës së kushtetutës, përfaqësues nga kompania e njohur “Kosmonte Foods” që përfaqësohet nga z.Lulzim Begaj, i dorëzuan kryetarit të komunës së Fushë Kosovës z.Burim Berisha një fotografi 100 vjeçare me përmbajtje nga shpërnguljet e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.

Kryetari Berisha falënderoi përfaqësuesin e kompanisë “Kosomonte Foods” dhe i uroi atyre punë të mbarë dhe suksese duke u treguar si një shembull i mirë i një kompanie prestigjioze që graviton në komunën e Fushë Kosovës.