Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Pritje në zyrën e Kryetarit të Komunës

2020/06/17 - 3:34

Kryetari i Komunës z.Burim Berisha, priti në takim  kryetarin e Federatës së Gjimnastikës së Kosovës z.Besim Halilaj së bashku me Sekretarin e përgjithshëm  z. Amir Tahiraga si dhe anëtaren e kryesisë së FGJK-së znj.Sherife Qerimi, njëherit kryetare e Klubit të Gjimnastikës “Fushë-Kosova”.

Kryetari Berisha shpalosi vizionin e tij për zhvillimin e sportit të gjimnastikës dhe mes tjerash u zotua për ndërtimin e një Palestre të gjimnastikës me standarde edhe për gara ndërkombëtare. Tutje Kryetari u informua edhe për punën e Federatës së Gjimnastikës dhe planet e saja afatgjate. Në fund kryetari i Komunës si dhe ai i Federatës së Gjimnastikës pranuan dhurata simbolike nga Federata përkatësisht Komuna e Fushë-Kosovës.