Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Punë të vazhdueshme për një ambient më të pastër

2021/09/24 - 11:03

Kësaj radhe ekipet mobile të shërbimeve publike kanë bë pastrimin e hapësirave pranë shkollës, hapësirat për rreth  Xhamisë, si dhe të stadiumit, të gjitha në fshatin Miradi e epërme.

Ashtu si edhe deri më tani punëtorët e shërbimeve publike po angazhohen në gjithë territorin e komunës së Fushë Kosovës por kërkojmë që edhe qytetarët të jenë më të kujdesshëm që ambientin ta ruajmë dhe të kujdesemi të gjithë së bashku për hapësira të pastra dhe mbeturinat të vendosen vetëm aty ku e kanë vendin.