Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

QPS-ja ndihmon me material shkollor 39 fëmijë

2018/09/24 - 2:51

Qendra për Punë Sociale në Fushë-Kosovë në bashkëpunim me ‘The Ideas Partnership’ dhe ‘Fondacionin Terre des Hommes’ më datë 21.09.2018 kanë bërë shpërndarjen e mjeteve shkollore për 11 familje, fëmijët e të cilave nuk e vijojnë procesin e rregullt mësimor.

Këta fëmijë janë nxënës nga klasa  e parë (I) deri në klasën e 10 (X) dhe numri i tyre është gjithsej 39, në mesin e tyre ka edhe nxënës që ndjekin mësime intensive.

Vlera e materialit të shpërndarë shkollor është 800.00€.