Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës pajisen me kontejnerë të tjerë

2018/09/12 - 3:42

Organet gjegjëse të Komunës, në vazhdën e projekteve konkrete janë duke bërë përpjekje me aktivitete dobiprurëse në shërbim të qytetarëve të saj. Qëllimi kryesor i këtij projekti është parandalimi i ndotjes së ambientit dhe menaxhimi i mbeturinave në mënyrë adekuate. Së fundmi Komuna ka ndërmarrë hapa në këtë drejtim duke bërë shpërndarjen e 500 kontejnerëve të tjerë. Projekt ky që do të lehtësojë ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit për të gjithë qytetarët.