Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Reagim

2015/02/21 - 12:45

‘Koha Ditore’ edhe njëherë vazhdon të manipulojë dhe keqinformojë opinionin për Komunën e Fushë-Kosovës përmes shkrimit “Komuna shpenzon rreth 100 mijë euro për vetura” të publikuar sot.

E vërteta rreth shpenzimeve për vetura “luksoze” të Komunës është kjo:

  1. Është blerë një Autoambulancë në shumë: 13,400 euro
  2. Një makinë me furça për pastrimin e rrugëve, dhe një kamionet për bartjen e  punëtorëve që punojnë në teren për pastrim, në shumë: 22,900 euro
  3. Një veturë Kia 1.2 benz e kuqe për shëndetësi: 12,923 euro

Nëse këto janë veturat luksoze dhe Koha Ditore i cilëson këto vetura si mjet që zyrtarët komunal të ndihen rehat  jashtë zyrave, atëherë po bëhen qesharak me qëllim të keqinformimit të opinionit publik.

Të gjitha shifrat tjera të përmendura në shkrim kanë të njëjtën frymë manipulimi si më lartë dhe  për të treguar këtë edhe njëherë po ju shpjegojmë shpenzimet për dreka jozyrtare 31,791.15 euro, nga të cilat në të vërtet janë paguar ushqimet e fëmijëve në çerdhe duke përfshirë edhe kiflet, gjë të cilën nuk e përmendin askund ‘Koha Ditore’ në shkrim.

Gjithashtu e ftojmë Kohën Ditore që t’i publikoj reagimet e Komunës së Fushë Kosovës pas çdo shkrimi të përditshëm të tyre, ashtu siç janë të obliguar me ligj. Si duket ne jemi bërë qendra e vëmendjes së tyre për të mbuluar dështimet politike të tjerëve që ‘Koha Ditore’ është bërë zëdhënëse e tyre.

Me respekt,

Zyra për informim, Komuna Fushë-Kosovë.

21.02.2015